Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Festivali Muzikor Evropian” gjallëron interesin ndaj muzikës klasike

Festivali u hap me koncertin për tri piano dhe orkestër nga Mocarti me solistë Georgi Çerkin, Viktoria Vasilenko dhe Grigor Palikarov.
Foto: arkiv

“Festivali Muzikor Evropian”-2017 u hap zyrtarisht më 29 mars dhe do të vazhdojë deri më 6 qershor. Ky është edicioni i 17-të i forumit, organizator i të cilit është ekipi i agjencisë muzikore “Kantus Firmus”, kurse bashkorganizator është Ministria e Kulturës.

Festivali është krijuar gjatë vitit 2001 me idenë të mbajë gjallë interesin e publikut ndaj vlerave jokalimtare, të cilat muzika klasike i transporton gjatë kohës. Në programin e tij kanë ardhur si miq artistë me famë botërore, mes të cilëve janë Misha Majski, Najxhëll Kenedi, Gidon Kremer, ansambli “Kremerata Balltika”, Orkestra e Dhomës e Koncertgebau, Orkestra e Dhomës e Lituanisë, “Virtuozët e Moskës”, Orkestra Simfonike e Moskës “Filarmonia Ruse” me dirigjent Dmitrij Jurovski... Nuk janë të pakët dhe emrat e yjeve bullgare të muzikës nga brezat e ndryshme Svetlin Rusev, Ljudmill Angjellov, Aleksandrina Pendaçanska, Pllamena Mangova e të tjerë.

Prezantimi i trajtimeve moderne të kompozimeve shumë mirë të njohura, si dhe përfshirja e krijimeve të cilat interpretohen rrallë po kështu është një nga vijat e përhershme, të cilat e ndjekin organizatorët. Festivali përkrah dhe brezin e ri të interpretuesve bullgar. Një nga dëshmitë për këtë është koncerti i parë  në afishe. Solistë në Koncertin për 3 piano nga Mocarti janë Grigor Palikarov, Georgi Çerkin dhe Viktoria Vasilenko. Duhet të shënojmë se Grigor Palikarov do të paraqitet në rolin e tij të zakonshëm – ai është dirigjent i të gjithë programit. Do të dëgjojmë po kështu koncert për dy piano nga Bahu në ekzekutim të Viktorias dhe të Georgit. Kolegu i tyre i ri Emanuill Ivanov, mbajtës i dekoratës të “Kantus Firmus” nga konkursi “Virtuozë të rinj” do të jetë solist në Koncertin për piano nga Hajdn.

Sivjet mbi 250 muzikantë do të paraqiten në skenat e festivalit, kurse miqtë e huaj mbërrijnë nga Gjermania, Italia, SHBA, Maqedonia. Mes tyre është dhe Kori i Përzier i Universitetit Bucknell (SHBA), me dirigjent Bet Uillër, David Orllovski trio nga Gjermania e të tjerë.

Klasikë, por nga pamjet e paharruara në xhaz ofrojnë Kamelia Todorova dhe trioja e Zhivko Petrovit në projektin “A Song For You”, në të cilin janë përfshirë këngë nga repertori i Bili Holidejit, Ella Ficxheralld e të tjerë. Ndaj auditorit të fëmijëve është drejtuar projekti “Petja dhe ujku” në bazë të muzikës të Sergjej Prokofievit, i cili do të prezantohet nga ansambli “WindArt” dhe artistë-balerin nga Teatri Shtetëror Muzikor. Janë të parashikuara po kështu diskutime si dhe klasa mjeshtërie. Tanimë përfundojë klasa e mjeshtërisë, e drejtuar nga Vesko Panteleev-Eshkenazi. Mjeshtri i koncerteve i Koncertgebau, i cili është mes miqve tradicionalë në programin e “Festivalit Muzikor Evropian” do të dëgjojmë në programin “4+4” “Kohërat Vjetore” nga Vivaldi dhe Piacolla. Kurse Milla Georgieva ka përgatitur një program dhome me violinë, bashkë me pianistin Petër Petrov.

Më 24 maj, si çdo vit veprimtarë të njohur bullgarë të kulturës dhe të artit do të marrin “Pandën e artë” – një dekoratë e cila jepet me iniciativë të radios Classic FM dhe galeria “Makta”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..

botuar më 24-09-23 6.55.PD
Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD