Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ralica Jovkova – forca të jesh i ndryshëm

БНР Новини

Sipas traditës emri i qytetit bullgar Trojan lidhet me përpunimin e drurit dhe të qeramikës. Ky qytet është vendi i lindjes i heroinës kryesore të historisë sonë. Ralica Jovkova është një punuese e qeramikës me tradita shumë të largëta fisnore në këtë zanat. Ajo është rritur me aromën e baltës dhe me zhurmën e rrotës së poçerisë. Ajo përfundon studimet e saj në Gjimnazin Kombëtar të Arteve të Aplikuara në qytetin e Trojanit, kurse pas kësaj vazhdon në Degën e “Qeramikës” në Akademinë Kombëtare të Arteve në Sofje.

Aty kisha dyshime nëse kjo është zgjedhja e duhur, nëse nuk e kam lënë veten në duart e rrymës së rrjedhës dhe të politikës së zhvilluar të prindërve të mi, të cilët jo me shumë zë më drejtonin drejt kësaj – tregon Ralica. – Kishte studentë, të cilët qenë shumë më të mirë se mua. Fillova të çuditem nëse këtu e kam vendin. Më jepeshin dhe gjëra të tjera, si për shembull matematika. Pas mendimeve dhe gjykimeve të shumta vendosa se duhet të bëhem shumë e mirë në këtë, sepse tanimë kam shkallë të ngjitura nga stërgjyshi im, nga gjyshi dhe babai. Nuk kishte një profesion tjetër, nga i cili mund të merrja kaq shumë përvojë nga rrënjët e mia dhe të vazhdojë të ndërtojë më tej. Kjo u bë me shumë durim dhe kërkim të vetes time, si mjete shprehëse, të mund të bëjë diçka, e cila të mund të dallohet si firma ime personale. Drejt kësaj më kanë drejtuar  shumë nga pedagogët e mi, si për shembull Bozhidar Bonçev, i cili është profesor në akademinë artistike. Qemë bashkë në bienalen në Francë. Aty ai më tregoi për një leksion të vet për sekretet e suksesit në art. Njëri është të jesh i pari, me fjalë të tjera të bësh art qeramikë, e cila të dallohet nga ajo tradicionale. Varianti i dytë është të jesh më i mirë nga i pari, që po kështu është shumë e vështirë, kurse i treti është të jesh i ndryshëm. Më kanë ndikuar shumë dhe krijime të kolegëve të mi, por e kuptova se kështu nuk do të më vërejnë, por mbetem një kopje e zbehtë. Atëherë ju drejtova teknikës së gjyshërve të mi  dhe ajo e bëri stilin tim të ndryshëm. Qyet teknikë angobe. Kjo është një lëndë prej balte (baltë e bardhë e shkrirë) e cila ngjyroset. Nuk është një glazurë. Ajo zakonisht është me ngjyra të forta e shumë të theksuara, kurse angllobata nuk është me kaq shumë pigmente dhe ngjyrat janë më të buta dhe të zbehta. Këto nuanca janë shumë karakteristike për mua, si dhe pikturimi grafik.

Në qytetin Trojan nuk është një gjë e rrallë që një grua të jetë mjeshtre e qeramikës. Këtu zanati lulëzon, me qenë se toka nuk është e përshtatshme për t’u përpunuar dhe për bujqësi. Nuk është shumë pjellore dhe e begatshme, por është me veti shumë të mira plastike.

СнимкаShitjet e para Ralica i bën rreth nënës së vet, e cila është mësuese e gjuhës franceze. Në shtëpinë e tyre vijnë shpesh turistë të huaj dhe përveç krijimet e babait të saj ata shikojnë dhe krijimet e saj. Në këtë moment enë të punuara prej saj eksportohen për në Gjermani, Francë, Angli dhe Shtetet e Bashkuara.

Procesi i krijimit të qeramikës është mjaft teknologjik. Duhet shumë mirë t’i njohësh materialet me të cilat punon. Periudha më e shkurtër e punës është rreth dy javë, bile edhe kur bëhet fjalë vetëm për një gotë të thjeshtë – tregon Ralica Jovkova. – Në fillim, si çdo një autor i ri, i cili do që të mund ta shikojnë, fillova të punoj me mall-dërgesë me dyqane shumë të vogla. Në këtë mënyrë më vërejtën klientë më të mëdhenj nga vendpushimet detare dhe bënë porosi për të gjithë stinën. Kjo qe një lumturi shumë e madhe për mua. U ndala të kërkojë vet blerës, dhe vetë ata filluan  të më gjejnë. Morra porosi dhe nga qytetet e mëdha të vendit, si dhe nga Gjermania. Punoja kryesisht  me bullgarë, të cilët jetojnë aty, të cilët e shisnin produktin tim. Në të njëjtën mënyrë rastisën dhe gjërat në SHBA. Çdo një krijim ka dhe adhuruesit e vet. Seria bardh e zi, të cilën e fillova e para, po vazhdon të ketë një sukses të madh në Francë. Nuancat më të buta të ngjyrës jeshile kërkohen në Gjermani, kurse qeramika shumëngjyrëshe pëlqehet shumë nga rusët.

Sipas Ralicës, që të mund një punonjës i qeramikës të mund të krijojë enë të ndryshme fine dhe komplete, janë të nevojshme të paktën shtatë vjet përvojë. Dhe pas çdo gjëje të tillë qëndron një punë këmbëngulëse, shumë durim dhe dashuri të madhe.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD