Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me emrin e lules dhe me urime për gjallëri dhe bukuri

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини

Çfarë është kjo të mbash emrin e një luleje? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dinë shumë bullgarë, të cilët e kanë ditë të emrit Ditën e Dafinave. Akoma në vend kanë popullaritet emrat e vjetra si Cvetan, Cvetanka, Nevena, Iglika, Ralica, Kalina, Zdravko etj. Ditën e Dafinave ditë të emrit kanë të gjithë ata që mbajnë emra të luleve, kaçubave, pemëve. Këtu përfshihen edhe emrat e huazuara si Violeta, Kamelija, Zhasmina, dhe më vonë Veronika, Dalija... Mirëpo, ato emra me siguri nuk hasen në këngët popullore bullgare.




Si një simbol i natyrës së rilindur, lulet mbajnë gëzim gjatë të gjitha stinëve. Mirëpo, gjatë pranverës bukuria e tyre nuk e ka shokun. Ato janë pjesë e pandarë e të gjitha zakoneve tradicionale bullgare. Lule quhet edhe një nga zbukurimet e bukëve të ritit. Në disa rajone kjo lule rikrijohet si trëndafil, ndërsa në vise të tjera si pemë. Ajo simbolizon rininë, pjellorinë, fillimin e ri dhe vihet mbi bukën pikërisht me ato urime. Lulishte gjithashtu është një zbukurim i përngjashëm. Ajo punohet nga një copë më të madhe brumi dhe vihet mbi bukën me urime për lumturi, shëndet dhe jetë të gjatë. Sipas paraardhësve tanë, të emërtosh fëmijën e porsalindur me emrin e një luleje, gëmushe, peme do të thotë t’i urosh atij bukuri fizike, shëndet, lumturi, dashuri dhe vëmendje nga të tjerët.

СнимкаNë përfytyrimet popullore lulet nuk janë vetëm simbol i bukurisë, por edhe i njomësisë, freskisë dhe jo në vend të fundit i pjellorisë. Ditën e Dafinave nuset dhe vajzat për martesë, mbledhin lule dhe degëza shelgu, thurin kurora dhe me buqeta zbukurojnë ikonat, portat, enët me të cilat mbajnë ujin.

Në traditën bullgare më shpesh gratë mbajnë emra të luleve. Megjithëkëtë ka edhe emra burrash të pemëve. Për shembull Javor dhe Jasen – në përkthim, Panjë dhe Frashër. Ato emra të pemëve në folklorin bullgar kanë forcën mbrojtëse. Akoma hasen edhe emrat Bosillko, Sedefço, Trëndafill, Rosën, Vërban – të cilët në të kaluarën kishin popullaritet të madh.

СнимкаLulet mund të sjellin si të mirën, ashtu edhe të keqen. Prandaj njeriu duhet të njohë. Trëndafili i kuq dhe tërfili mbrojnë nga shtojzovallet, kumaku është për mbrojtje nga kuçedra. Të rritura në ndonjë lulishte ose të mbledhura nga livadhet pyjore, lulet kanë vendin e tyre në legjendat, këngët dhe praktikat e mjekimit, mbushin jetën me larmi dhe bukuri. Ditën e Dafinave lulet duhet të jenë me shumicë, sepse kjo është dita në të cilën përfundon tërë cikli i riteve pranverore të vajzave.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Vallëtarë mbi prush, nestinari

Lojërat e valltarëve mbi prush kushtuar Shenjtorëve Konstantin dhe Elena

Lojërat tradicionale të valltarëve mbi prush të quajtur nestinari, janë pjesë e programit me të cilin fshati Bëllgari do të shënojë Ditën e Shenjtorëve Konstantin dhe Elena sipas stilit të vjetër - më 3 dhe 4 qershor. Festa është një shenje..

botuar më 21-06-03 8.15.PD

Folklori autentik është në fokus në Primorsko

Të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar janë të mirëseardhur si pjesëmarrës ose si spektatorë në Festivalin e Parë për Folklor Autentik “Tubim buzë detit”. Më të paktën 100 interpretues individualë  dhe 20 grupe nga krahinat e ndryshme të vendit do të..

botuar më 21-05-28 1.59.MD

Histori gomari

Herë i butë dhe i dëgjueshëm, herë kokëfortë, gomari është ndihmës besnik i njeriut të paktën që prej 5000 vitesh, ndoshta edhe më shumë. Nëse njeriu fillon të lexojë historitë bullgare për gomarë me gëzim do të zbulojë se kjo kafshë e..

botuar më 21-05-08 7.15.PD