Në qoftë se derisa shëtisni nëpër qytet vini re se ndonjë vorbull uji ose ndonjë pllakë ju shikojnë, mos u tronditni, por buzëqeshni. Pranoni me shumë gëzim, se jeni bërë viktimë të “eyebombing”-ut dhe vazhdoni ditën tuaj me një buzëqeshje. Ngjitja e syçkave prej plasmani mbi elementet nga mjedisi i qytetit ose “eyebombing” është një lloji i ri arti, i cili i pushton rrugët dhe zemrat e njerëzve.
Vanju Krëstev është bullgari, i cili gjithmonë është i armatosur me syçka plastike në xhepin e vet dhe vetëm pret që diçka ta frymëzojë. Ai ka përvojë si gazetar në sferën e teknologjive informative, kurse në këtë moment punon si montues i videove. Fotografia dhe shkrimi i teksteve artistike janë një hobi e tij.
Pasioni i Vanjos ndaj “eyebombing”-ut, niset nga Danimarka, ku ai ve re për herë të parë këtë lloj arti. E transferon në atdhe me qëllim të mund të krijojë buzëqeshje dhe të heqë stresin nga jeta e përditshme e njerëzve. Kuadro me artin e Vanjos, të botuar në një nga uebsajtet më të mëdha të huaj për foto zbavitëse, shkaktuan një mahnitje tek njerëzit në rrjetet sociale. Deri në këtë moment publikimi është i vizituar prej mbi 28 mijë vetave nga e gjithë bota, kurse komentet janë jashtëzakonisht pozitive.
Vanjoja drejton mesazhe ndaj njerëzve, të cilët duan të ndjekin artin e tij: “Ju uroj të dëfrehen, të kërkojnë format, të zhvillojnë mendimin e asociacionit dhe në qoftë se kanë nevojë për krijimtari – të kujdesen për të. Atëherë ajo do të rritet edhe më shumë dhe do t’u sjellë një kënaqësi të brendshme. Dhe mos i ngjisni sytë aty, ku tanimë ka të tilla...”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..
Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..
Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..