Tërë jeta shoqërore valonte nën qiellin e hapur, pra në forumin madhështor të rrethuar nga të gjitha anët me kolonada, njerëzit tregtonin me ushqime dhe me sende të vlefshme, bënin muhabet me miq, u drejtonin lutje hyjnive dhe mësuan lajmet e fundit të gërmuara mbi rrasa të mëdha prej guri. Jeta në Filipopoll, emrin e atëhershëm të qytetit Pllovdiv, nuk dallohej me asgjë nga jeta në provincat e Perandorisë Romake. Pasi hyri nën pushtetin e saj në vitin 46 pas Krishtit qyteti lulëzonte në vazhdim të katër shekujve, përderisa nuk depërtuan barbarët në të. Brenda këtyre shekujve në Filipopoll u ndërtuan objekte të shumta arkitekturore, të cilat edhe më sot ngjallin habi.
“Pllovdivi është qyteti më i madh antik në trojet bullgare dhe më i madhi në provincën romake Trakia – tregon arkeologia Elena Kesjakova. – Ai është një qytet metropolitan me kulturë të pasur dhe është më i bukuri dhe më i shkëlqyeshmi pranë lumit Hebër, siç theksonin shkrimtarët romakë. Duke qenë kryeqytet i Trakisë së lashtë, në të ngriheshin godinat më të rëndësishme shoqërore. Aty ishin stadiumi, teatri, sinagoga antike, bazilika e Peshkopisë, kishte impiante inxhinierie. Të gjitha ato godina treguan, se Filipoplli ishte qyteti më i rëndësishëm për trakët, ashtu siç Athina ishte për Greqinë dhe Roma për Perandorinë Romake.”
Forumi si qendra administrative dhe tregtare ishte pjesa më e rëndësishme e qytetit. Krijuar në formën e katërkëndëshit, ai shtrihej në një sipërfaqe me gjatësi 143 metra dhe gjerësi 136 metra. Arkeologia Elena Kesjakova shpjegon:
“Forumi ishte qendra e jetës politike, ekonomike, kulturore, fetare, pra ai caktonte ritmin e jetës. Përbënte një kompleks të tërë godinash, të cilat shpërbëheshin për kryerjen e të gjitha proceseve të lartpërmendura. Mbi sipërfaqet e hapura shihen rrënojat e një tempulli, një biblioteke. Këtu pranë është godina ku kuvendonte këshilli i qytetit quajtur bulevteriun. Kjo godinë në një periudhë më të vonshme u ristrukturua në një teatër të mbyllur – odeon, si dhe një tribunë – eksedra, nga e cila liderët politikë dhe fetarë mbanin fjalimet e tyre. Krahas kësaj përreth forumit kishte nja 70 dyqane të cilat vjen të sugjerojnë një veprimtari të gjallëruar tregtare.”
Në fakt forumi ishte qendra e jetës publike shumë parase Filipopolli të bëhet një qytet romak. Ky vendbanim u ndërtua sipas modës helenike me rrugë pingul me njëra tjetrën. Në shesh tregtarë shkëmbeheshin drithëra, dru dhe mjaltë, enë artizanale prej qeramike dhe bronzi të punuara në trojet italiane. Romakët e rindërtuan prapë forumin me kolona në një radhë doriane prej shkëmbi ranor. Më vonë perandori Adrian i zëvendësoi me arkitekturë prej mermeri me kapitele të pasura korinte. Në veri u ngritën godinat shoqërore dhe statujat e perandorëve. Megjithëqë qyteti Filipoll mund të krahasohej për nga pasuria dhe bukuria me qytetet më të famshme të perandorisë, ai u shkatërrua nga hunët dhe gotët gjatë shekullit V dhe shtresa të trasha dheu mbuluan monumentet e mrekullueshme romake. Mezi në shekullin XX gjatë ndërtimit të Plovdivit të sotëm filluan të gërmohen monumentet arkitekturore nga koha romake. Për fat të keq, pjesa dërmuese prej forumi antik sot shtrihet nën godinat e reja. Një sipërfaqe prej tij mund të shihet sipër bashkë me kolonat e restauruara dhe me rrënojat e odeonit.
“Kur njeriu kalon pranë monumenteve të tilla, sidomos në se janë të restauruara dhe të ambientuara – siç është për shembull teatri dhe stadiumi, gjithnjë përjeton një krenari, se është trashëgimtar i një kulture të lashtë – rrëfen arkeologia Elena Kesjakova. – Ai mbushet me një ndjenje të kohërave të lavdishme dhe kjo është kryesorja, të cilën duhet t’i lëmë brezave. Prandaj ne kemi dëshirë të ruajmë monumentet, sepse ata janë krenaria jonë. Jam e bindur, se njeriu i cili nuk mban mend të kaluarën nuk ka të ardhme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: oldplovdiv.com
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante..