Më 25 prill Radioja Kombëtare Bullgare mblodhi në një skenë në Studion e vetë të parë muzikantët më të mirë të konkursit të 48-të me radhë “Pranvera 2017” për muzikë të re pop dhe rock. Në juri morën pjesë muzikantë të dalluar dhe gazetarë nga radioja jonë.
Ideja e këtij konkursi, i cili pas dy vjetësh do të shënojë jubileun e vet të 50 vjetorit, është t’i stimulojë muzikantët e skenës sonë që të krijojnë muzikë të re, të zhvillojnë potencialin e tyre si kompozitorë dhe si autorë tekstesh, si aranzhues dhe si këngëtarë. Çmimin e parë e mori një bandë, mjaft e njohur dhe e adhuruar – “Sleng”. Pas vdekjes së papritur të vokalistit të saj Dimitër Ekimov para 10 vjetësh, për një periudhë kohe “Sleng” ndërpreu punë. Tani grupi ka një vokalist të ri – Vlladimir Mihajllov, i njohur me pjesëmarrjen e tij në një bandë tjetër – “Safo”. Tani “Sleng” dhe kënga “Gjëra të pamundshme” zë vendin e parë në edicionin e 48-të të konkursit për këngë të reja pop dhe rock “Pranvera 2017”.
Kënga e cila zuri pozitën e dytë është kompozuar nga një grup tjetër i njohur – P.I.F. Muzikantët e tij gjithashtu mund të lëvdohen me një karrierë të frytshme me disa albume dhe me veprimtari aktive koncertore. Tani ata prezantohen me këngën e tyre “Foleja”. Autori i muzikës dhe tekstit është vokalisti i formacionit Dimo Stojanov.
Sipas traditës konkursi “Pranvera 2017” u ofroi mundësi dëgjuesve të Radios Kombëtare Bullgare që të zgjedhin këngën e tyre më të preferuar. Më shumë vota mblodhi kënga “Mëngjesi” në ekzekutim të këngëtares Teodora Radillova. Autori i tekstit, muzikës dhe aranzhimit është Mihaill Nedkov.
Çdo vit Radioja Kombëtare Bullgare fton muzikantë të njohur bullgarë për të dhënë votën e tyre për një nga këngët e zgjedhura në kuadrin e festivalit për muzikë të re pop dhe rock. Ky është çmimi i muzikantëve dhe specialistëve. Sivjet atë e mori këngëtari i ri Javor Vellçev – Javi për këngën “Gravitation”.
Zakonisht Radioja Kombëtare Bullgare jep një çmim të posaçëm në konkursin për muzikë të re bullgare. Ky është një koncert vetjak në një nga skenat e festivalit në Groningen, Holandë. Deri tani atje janë prezantuar bullgarët nga bandat “Der Hunds”, të cilët fituan çmimin e vitit të kaluar, kështu edhe muzikantët nga D2, B.T.R dhe Gravity Co. Sivjet çmimin më të pritur e mori “Saint Electrics" për këngën “Locket in this town”. Muzika dhe aranzhimi i përkasin formacionit “Saint Electrics“, autori i tekstit është Grisha Georgiev. Kështu që po presim pjesëmarrjen e “Saint Electrics“-it në Groningen, Holandë, në dimrin e vitit 2018.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Ani Petrova
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e..