Manastiri “Shën Gjergji Fitimtar” në qytetin Pomorie është një vend i shenjtë për banorët dhe miqtë e këtij vendbanimi bregdetar. Shën Gjergji është mbrojtës i qytetit, ndërsa ditët para dhe pas festës së tij, e cila gjithnjë bie më 6 maj, janë plotë veprimtari të llojllojshme.
Nismëtar i kësaj ideje është Shoqata e Trakisë në qytet dhe udhëheqja e Vatrës së Kulturës. Më shumë hollësi sjell Elena Murxheva – kryetare e Shoqatës së Trakisë në qytetin Pomorie:
“Mbaj mend se si para 14 vitesh Shoqata e Trakisë mori përsipër detyrën të organizojë një tubim folklorik në qytetin Pomorie. Fillimi ishte shumë i vështirë. Hapat e parë, të cilët i bëmë ishin të vogla, sepse në qytet nuk kishte një traditë e tillë. Tani me gëzim shikoj interesin e madh ndaj kësaj veprimtarie. Me çdo vit, që po kalon, numri i pjesëmarrësve po rritet. Më e mira është, se vijnë njerëz të cilët e pëlqejnë muzikën popullore. Është shumë e këndshme, që në vazhdim të aq shumë viteve në bregun e detit në qytetin tonë të bukur, dëgjohet muzikë popullore. Më se 100 janë pjesëmarrësit e tubimit të sivjetshëm. Sipas rregullores një nga këngët e interpretuara duhet të jetë i kushtuar Pashkës ose Shën Gjergjit. Kështu kemi mundësi të dëgjojmë se çfarë këndohet në mbarë vendin në ato dy festa të mëdha të krishtere. Tubimin e realizojmë me përkrahjen e murgjve të manastirit. Që nga vet fillimi ata na përkrahin dhe u sigurojnë çmime pjesëmarrësve më të mirë. Tubimi bëhet një veprimtari e mundshme edhe në sajë të Bashkisë së qytetit Pomorie dhe të ekipit të Vatrës së Kulturës “Svetlina 1939”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një festë e dashur për të gjithë ne është 1 marsi-dita në të cilën ne këmbejmë verore. Këto nuska të kuqe e të bardha për shëndet janë edhe një shenjë tjetër - ka ardhur Dita e Amatorëve në Bullgari . Thonë se data, në të cilën ne festojmë dhe nderojmë..
Popullsia e fshatit Baniçan, në Bullgarinë Jugperëndimore, numëron më pak se 600 veta, por banuesit e tij me të drejtë krenohen me historinë, kulturën dhe besimin e vet. Në Baniçan ka më shumë kisha për frymë . “Në territorin e..
Respekt, enigmë, shenjtëri - secili mund të zgjedhë fjalën më të përshtatshme për emocionin që provoi kur e hapi sëndukun e gjyshes. Duke prekur kanavacën e thurur nga duart e saj, ai e ndjeu energjinë e një kohe tjetër, në figura lexoi vegime..