Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banorët e qytetit Pomorie festojnë ditën e mbrojtësit të qytetit Shën Gjergji me Tubimin e Trakisë

Foto: pomorie.bg

Manastiri “Shën Gjergji Fitimtar” në qytetin Pomorie është një vend i shenjtë për banorët dhe miqtë e këtij vendbanimi bregdetar. Shën Gjergji është mbrojtës i qytetit, ndërsa ditët para dhe pas festës së tij, e cila gjithnjë bie më 6 maj, janë plotë veprimtari të llojllojshme.

Legjenda tregon se si gjatë shekullit XIX në trevat e manastirit të sotëm u vendos tregtari i pasur Selim bej. Aty ai krijoi një çiflig të madh. Sipas legjendës ai vuante nga një sëmundje të rëndë. Një ëndërr profetike e argatit të tij Neno i sugjeroi një burim me ujë shërues. Duke gërmuar për të gjetur ujin, zbuluan një relief të mermertë me pamjen e Shën Gjergjit. Në sajë të ujit mjekues Selim bej u shërua. I gëzuar nga kjo çudi jetike pranoi fenë e krishtere bashkë me tërë familjen. Pranë ajazmës – burimit me ujë shërues, ndërtoi një kishë të vogël dhe kështu i hodhi themelet e shenjtërisë së sotme. Aty pranë Manastirit “Shën Gjergji”, në lagjen “Shën Gjergji”, në skenën e Vatrës së Kulturës “Svetlina 1939” zhvillohet Tubimi i Trakisë “Gergiovden”.

Nismëtar i kësaj ideje është Shoqata e Trakisë në qytet dhe udhëheqja e Vatrës së Kulturës. Më shumë hollësi sjell Elena Murxheva – kryetare e Shoqatës së Trakisë në qytetin Pomorie:

Mbaj mend se si para 14 vitesh Shoqata e Trakisë mori përsipër detyrën të organizojë një tubim folklorik në qytetin Pomorie. Fillimi ishte shumë i vështirë. Hapat e parë, të cilët i bëmë ishin të vogla, sepse në qytet nuk kishte një traditë e tillë. Tani me gëzim shikoj interesin e madh ndaj kësaj veprimtarie. Me çdo vit, që po kalon, numri i pjesëmarrësve po rritet. Më e mira është, se vijnë njerëz të cilët e pëlqejnë muzikën popullore. Është shumë e këndshme, që në vazhdim të aq shumë viteve në bregun e detit në qytetin tonë të bukur, dëgjohet muzikë popullore. Më se 100 janë pjesëmarrësit e tubimit të sivjetshëm. Sipas rregullores një nga këngët e interpretuara duhet të jetë i kushtuar Pashkës ose Shën Gjergjit. Kështu kemi mundësi të dëgjojmë se çfarë këndohet në mbarë vendin në ato dy festa të mëdha të krishtere. Tubimin e realizojmë me përkrahjen e murgjve të manastirit. Që nga vet fillimi ata na përkrahin dhe u sigurojnë çmime pjesëmarrësve më të mirë. Tubimi bëhet një veprimtari e mundshme edhe në sajë të Bashkisë së qytetit Pomorie dhe të ekipit të Vatrës së Kulturës “Svetlina 1939”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD