Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 Maji – Dita e Radios dhe e Televizionit

БНР Новини
Foto: Archiv

Shikim ndaj botës ose arma më e fuqishme e fjalës, e cila për minuta të caktuara mund të arrijë çdo pikë të Rruzullit. Kjo është radioja. Ajo nuk ka pamje, por e krijon, nuk ka tablo, por e vizaton edhe më të bukura se sa është në të vërtetë. Dhe ashtu si një libër i bukur ngjall imagjinatën, provokon mendime dhe arrin deri te ndërgjegjja, për të lënë shenjen e saj. Një mjetë për manipulim dhe kontroll, dhe në të njëjtën kohë burim i diturive dhe i kulturës, të mbledhura në një zë, në një melodi, në një tingëllim.

Para më se 120 vitesh u krijua prototipi i aparatit të parë për transmetim dhe pranim të radio sinjaleve. Atëherë asnjeri nuk supozonte, se ky zbulim do të shndërrohet në një nga mjetet më të fuqishme të informacionit të gjerë. Çfarë është radioja sot, kur informacioni është kudo përreth dhe mund të gjejmë të dhëna për gjithçka në internet vetëm me një shtypje të tastit të kompjuterit. Këtë pyetje iu drejtuam profesorit të gjinive të radios në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikacioneve në Masë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” Lëçezar Toçev.

Ajo që është e ndryshme nga vet fillimi, është se informacionet e sotme duhet të jenë më të shkurtra. Para nja 50-60 vitesh koha ishte më e qetë dhe atëherë njerëzit kishin mundësi të qëndrojnë dhe të dëgjojnë radion. Sot vështirë ndonjëri mund të ulë për të dëgjuar radion, ajo dëgjohet ndër të tjerët. E ngas veturën dhe dëgjoj radion, gatuaj dhe dëgjoj radion... pra e dëgjoj radion duke bërë ndonjë gjë tjetër. Prandaj gjinitë e sotme duhet të jenë më të shkurtra, që të jenë interesante. Në këtë aspekt, nga pikëpamja teknologjike interneti mund të na ndihmojë të dëgjojmë atë, të cilën nuk kemi pasur mundësi të dëgjojmë në eter. Nëse kjo do të jetë muzikë, ose informacion të caktuar, podkastet e radios në internet na lejojnë të dëgjojmë ndonjë program të kaluar.”

Vallë, a është e mundshme, që interneti të zëvendësojë radion?

Ato ishin shqetësimet, kur doli televizioni. Atëherë artistët, regjisorët, kinematografët u frikësuan. Po kjo ndodhi me teatrin, kur doli shpikja e vëllezërve Ljumier. Mirëpo, edhe më sot ka teatër, ka kinema, ka televizion dhe radio, ndërsa interneti është vetëm një kanal i cili pasuron mundësitë për qasje të secilit me informacionin. Mirëpo, në asnjë mënyrë nuk zëvendëson, atë që ekzistonte deri tashti.

Pavarësisht nga teknologjitë, radioja vazhdon të jetë lidere në përhapjen e informacionit aty ku interneti dhe mediat e tjera nuk arrijnë. Në këtë drejtim nga kjo pikëpamje Radio Bullgaria kishte rezultate të mrekullueshme me transmetimet në valë të shkurtra. Me programet e pasura kulturore dhe informative në 11 gjuhë të huaja, gjatë të gjitha viteve që nga themelimi në vitin e largët 1936, radioja jonë iu përgjigjej interesave të dëgjuesve të mbarë botës. Edhe kishte propozime të dëgjuesve, që transmetimet e gjuhëve të huaja me valë të shkurtra dhe onlajn të shpallen nga UNESKO-ja trashëgimi të paprekshme kulturore.

Shumë prej dëgjuesve shprehnin shpresën të vazhdojnë “të udhëtojnë” në valët e Radio Bullgarisë nëpër vendin tonë, të dëgjojnë muzikën tonë dhe të pasurojnë kulturën e vet me historinë tonë shekullore. Për fat të keq, zëri i Radio Bullgarisë për shumë prej tyre u ndërpre përgjithmonë. Mbetën të na dëgjojnë, vetëm ata, të cilët na zbuluan në Internet. Mirëpo, qasje e lirë në internet kudo në botë vështirë sigurohet!

Në të vërtetë është për t’u mjeruar, sepse valët e shkurtra japin mundësi të mëdha. Po, në të vërtetë është shtrenjtë, por këtu bëhet fjalë për afirmimin e Bullgarisë në mbarë botën. Nuk e kam të qartë, se kush e mori një “vendim të tillë gjenial”, nuk dëshiroj edhe të komentoj, por humbja është serioze. Mund të krahasoj me këtë të mbyllim bazën tonë në Antarktidë, sepse kushton shumë shtrenjtë ... ” – thekson në përfundim Lëçezar Toçev.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD