Në qoftë se vendi ynë sot duket si një shtet evropian dhe ka ruajtur diçka nga bota e qytetëruar evropiane, kjo u detyrohet krejtësisht çekëve. Menjëherë pas Çlirimit në trojet tona mbërritën shumë sipërmarrës dhe njerëz shpirtërorë, të cilët e ndihmuan rimëkëmbjen e shtetit.
“Çekët bullgarë”, siç i quajmë sot me mirënjohje, janë ndër ndërtuesit e Bullgarisë moderne. Pas vitit 1878 shteti i ri kishte nevojë për ndihmë për t’i ndërtuar institucionet e veta, për zhvillimin shpirtëror të bullgarëve, të cilët para pak kohe kishin marrë statusin e qytetarëve, për ndërtimin e qyteteve moderne – dhe të gjitha këto gjëra na ishin siguruar nga “çekët e arsimuar”, të cilët na ndihmuan me punën dhe intelektin e tyre. Kështu te ne mbërritën inxhinierë, arkitektë, ndërtues, zanatçinj, poligrafë, prodhues birre, por edhe intelektualë të shquar – historianë, piktorë, muzikantë.
“Çdo një prej tyre mbante diçka në vetveten, por më në veçanti arsimin e tij të lartë dhe profesionalizmin e tij – thotë Darina Biljarska, eksperte në Arkivin Qendror Shtetëror, për çekët e mbërritur te ne. – Sigurisht që ata dispononin shumë veti, por para se gjithash këta çekë në saje të përgatitjes së tyre të mirë kontribuuan shumë për zhvillimin e shkencës dhe sollën me vete shumë intelekt.”
Pikërisht “çekëve bullgarë” u është kushtuar ekspozita dokumentare në rrugën “Moskovsa” 5, të organizuar nga Agjencia Shtetërore “Arkivat”. Janë paraqitur fotografi dhe dokumente, të cilat na njohin me disa prej personave me merita më të mëdha. Ekspozita paraqitet te ne pasi korri suksese të mëdha në Bibliotekën Popullore në Pragë dhe do të mund të shihet deri më 2 qershor.
Mirëpo, cilat janë ato personalitete të shquara, të cilat kontribuuan për zhvillimin e atdheut tonë?
“Për shembull mund të fillojmë me vëllezërit Proshek – Georgi dhe Bogdan, të cilët krijuan një prej fabrikave më moderne për prodhimin e birrës në Bullgari – filloi tregimin e vet Darina Biljarska. – Ata ndërtuan gjithahstu objekte madhështore arkitekturore në Sofje, ndër të cilat janë Llëvov Most (Ura e Luanëve) dhe Orllov Most (Ura e Shqiponjave). Një çek tjetër – arkitekti Antonin Kolar, është autori i projektit të monumentit të Vasill Levskit, si dhe i planit të parë urban të kryeqytetit. Në përgjithësi, nuk ka godinë, nuk ka vend të rëndësishëm në qendrën e Sofjes, i cili të mos jetë lidhur me ndonjë emër çek. Të mos flasim për Plovdivin, ku plani urban dhe shumë prej godinave të rëndësishme të qytetit janë krijuar nga një çek tjetër – Josif Shniter. Kopshti Detar në Varna gjithashtu është projektuar nga një çek – Anton Novak.
Mirëpo, qeveria bullgare ka ftuar edhe krijues të shquar, që të vënë themelet shpirtërore të shtetit. Kështu këtu mbërriti historiani Konstantin Ireçek, vëllezërit arkeologë Karel dhe Herman Shkorpil, piktorët Ivan Mërkviçka dhe Jarsolav Veshin, violonçelisti dhe kompozitor Ivan Cibulka, regjisori Jozef Shmaha... Shumë prej këtyre çekëve të mëdhenj mbetën në atdheun e tyre të dytë për gjithmonë. Për shkak të devotshmërisë dhe dashurisë së tyre ndaj Bullgarisë ata morën shtetësi bullgare, u dekoruan me medalje dhe u bënë anëtarë nderi të bashkësive të ndryshme profesionale. Sot shumë rrugë, sheshe dhe shkolla bullgare mbajnë emrat e tyre, i lexojmë në vepra të mëdha letrare, kalojmë afër godinave dhe monumenteve, të cilat ata na kanë lënë si trashëgimi. Dhe kur i shohim të metat e jetës sonë shqoërore dhe politike, nuk mund të mos i përmendim fjalët e Konstantin Ireçekut: “Ne, që disponojmë dituri, të udhëhequr nga ata, të cilët nuk kanë dituri, bëjmë çmos për qejfin e njerëzve mosmirënjohës. Dhe kemi bërë kaq shumë me kaq pak për një kohë kaq të gjatë, se tashmë jemi kualifikuar për të bërë gjithçka nga asgjë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi nga ekspozita: Diana Cankova
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..