Sot në qytetin Ballçik hapet festivali i përvitshëm “Çernomorski zvuci”. Mikpritës është kori i përzier në qytet, i cili mban të njëjtin emër. Sipas traditës në kuadrin e ngjarjes zhvillohen punishte korale. Sivjet koristët do të merren nën drejtimin e Gjeorgji Andreevit (dirigjent i përgjithshëm i korit të Akademisë Kombëtare Folklorike “Filip Kutev”), Mihaill Dellçev (dirigjent i disa formacioneve në Danimarkë) e të tjera.
Në kohë katër krijime janë të shkruara posaçërisht për festivalin dhe kanë pasur premierat e veta botërore në qytetin Ballçik. Janë interpretuar prej koreve pjesëmarrëse në festival, të krijuara nga pjesëmarrësit bullgar dhe të huaj. “Këto janë “Galjovna pesen” nga Tasho Barullov, “Agni Parfene” dhe “Bogorodice, devo, radujsja” nga Gjeorgji Andreevi dhe “Laudate Dominum” nga Ambrozh Çopi. Posaçërisht për punën e vet me koret e huaja sivjet Gjeorgji Andreevi do të përshtatë disa nga këngët më të bukura në repertorin e “Filip Kutevit”.
Festivali gëzon një përkrahje të madhe dhe bashkëpunim nga bashkia në qytet, si dhe të partnerëve të vet- Ministria e kulturës, instituti Shtetëror kulturor “Qendra Kulturore “Dvoreca”, kopshti Universitar botanik-Ballçik, Lidhja e kompozitorëve bullgar, Lidhja e veprimtarëve muzikor dhe të vallëzimit bullgar, bashkimi koral Bullgar dhe shumë të tjera. Pjesa e konkursit e festivalit sivjet shënon një numër më të madh pjesëmarrësish, si dhe fondi serioz i dekorimit prej 2500 euro. Presim një betejë të diskutueshme në programin e konkursit, për shkak të nivelit të lartë të interpretimit të grupeve. Për herë të parë komiteti organizativ i festivalit do të japë dekorata në para fituesve në kategoritë e veçanta-tregon drejtori artistik Valentina Gjeorgjieva. Mes pjesëmarrësve janë koret nga Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Suedia, Ukraina, Rumania, Letonia, Çekia, Estonia dhe Rusia. Jashtë programit të konkursit miqtë e posaçëm do të zhvillojnë koncerte më vete. Këto janë kori i Grave “Perunika” nga Stokholmi-Suedi dhe grupi “Spektrum” i cili këndon pa shoqërim të muzikës “Spektrum” nga qyteti Sofja.
Ngjarjet e festivalit-nga hapja më 7 qershor deri në koncertin final më 10 qershor, transmetohen në internet.
Jemi të lumtur, se koncepti ynë doli i vërtetë, se festivali në realitet ndërton urë midis kombeve dhe kulturave, se në sajë të organizatës të Bashkimit “Bota muzikore – Ballçik” dhe kori i përzier “Çernomorski zvuci” në qytetin Ballçik vijnë njerëz nga e gjithë Evropa, të cilët dashurohen në qytetin tonë të bukur dhe kthehen përsëri-thotë akoma Valentina Gjeorgjieva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..