Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Yjet e mëdha dhe orkestrat e mëdhenj”

Foto: arkiv personal

Më 8 qershor në qytetin Stara Zagora hapet edicioni i gjashtë i “Xhaz Forumit – Stara Zagora”. Veprimtaria fillon me koncerte preferenciale më 5, 6 dhe 7 qershor nga vargu “Xhaz për fëmijë”, si dhe me leksione kinematografike falas me temën “Orkestrat e mëdhenj” me drejtues Cvetomir Cankov. E tillë është edhe motoja e forumit të sivjetshëm – “Yjet e mëdha dhe orkestrat e mëdhenj”. Siç rrëfen drejtori artistik Vencisllav Bllagoev, në program u përfshin disa përvjetorë të rëndësishëm për historinë e xhazit. Gjatë vitit 2017 mbushen 100 vjet nga lindja e këngëtarëve Ella Ficxheralld, Telloniës Monk dhe Dizi Gilespi, si dhe nga regjistrimi i audio incizimit të parë të muzikës xhaz.

Mbrëmjen e parë është koncerti i këngëtares bullgare xhaz Hillda Kazasjan, bateristit Hristo Jocov dhe Big Bendës të qytetit Ruse me dirigjent Dimço Rubçev.  Koncerti do të jetë program i kushtuar këngëtares Ella Ficxheralld. Pjesa dërmuese e aranzhimeve janë të krijuara nga Hristo Jocovi posaçërisht për këngëtaren Hillda Kazasjan. Ato prezantojnë standarde të njohura xhaz në mënyrë krejt të ndryshme.

Një respekt ndaj këngëtarëve legjendarë Telloniës Monk dhe Dizi Gellespi është projekti “Midis floririt mbi gishtërinjtë dhe floririt në gishtat: Monk & Dizzy tribute band” më 9 qershor. Në të do të marrin pjesë emra emblematik të skenës bullgare xhaz. Ndër ta janë Shibill Bernev – piano dhe kitarë, Petër Momçev – saksofon, Vencisllav Bllagoev – trumbetë. Në afishen e koncertit janë edhe Zara Dixieland All Stars  me profesorin Vlladimir Radullov – piano dhe vokal. Publiku do të dëgjojë edhe Big Bendën Ushtarake Stara Zagora me dirigjent kapiten Cvetomir Vasilev. Solistë do të jenë Kreg Bejli - SHBA-ja - saksofon, Milica Gladnishka, Marina Gospodinova etj. Mbrëmjen e fundit në skenë do të dalin Big Benda e Radio Televizionit Serb dhe Big Benda Festivale Ol Stars. Ekzekutuesit në Bendën Festivale u zgjodhën nga Antoni Donçev, i cili është edhe dirigjent i formacionit. Në të ka muzikantë nga Spanja, Franca, Anglia dhe SHBA-ja. Solist do të jetë trombonisti amerikan Konrad Hëruig. Në përbërjen e tij është edhe saksofonisti nga Britania e Madhe Andi Skofijlld.

Para hapjes më 8 qershor parashikohet një parakalim të orkestrës diksilend. Kështu publiku dhe miqtë do të shkojnë deri te skena e hapur e Forumit Antik “Avgusta Trajana”, ku sipas traditës mbahen koncertet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi debutues “Nostalgji” i grupit “Tеrpentina”

Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të..

botuar më 24-07-23 8.15.PD

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD