Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Antarktida është kontinenti i ngrirë, në të cilin hiqen të gjitha maskat

БНР Новини

Pse arinjtë polarë nuk hanë pinguinë? Ai i cili do t’i përgjigjet kësaj pyetjeje ka shans të zgjidhet për të marrë pjesë në ekspeditën e ardhshme deri te Antarktidë. Mirëpo, përgjigjja është se arinjtë polarë jetojnë në Arktikë, ndërsa pinguinët në Antarktidë. Përgjigjet e pyetjeve të tjera të shumta të pabëra për kontinentin e akullt, dëshiron të zbulojë Iglika Trifonova. Ajo është kryetare e Organizatës së Studiuesve të Rinj Polarë pranë Institutit Arktik Bullgar.

СнимкаGjatë vitit 1999 asnjeri nuk më besonte, se do të realizoj ëndrrën të shkoj në Antarktidë, të paktën të bëhem pjesëtare e 4 ekspeditave. Disi Antarktida u bë misioni dhe fati im, sepse unë punoj për këtë edhe në kohën e lirë, kur jam në Bullgari” – rrëfen Iglika Trifonova. Ajo prezanton projektet më të reja dhe avangarde, të cilаt çojnë shkencëtarët mijëra kilometra larg Bullgarisë. “Frekuentoj shkolla, forume për shkencë dhe ekologji. Bashkë me kolegët kudo flasim për këtë kontinent dhe për mbrojtjen e mjedisit – rrëfen Iglika Trifonova. –Sivjet arritëm të mbledhin tingujt e Antarktidës të incizuara në mënyrë profesionale nga kolegia Tatjana Asenova. Ato tinguj do të shfrytëzohen për eksperimente psikologjike për të zbuluar se si ato ndikojnë mbi njerëzit. Është kureshtare se si fëmijët pranojnë incizimet audio nga Antarktida. Xhiruam edhe kuadro, nga të cilat shihet se si jetojnë bullgarët në Antarktidë. Ky është kontinenti i paqes dhe i shkencës. Aty njerëzit jetojnë mirë, sepse i ndihmojnë njeri tjetrit. Jeta aty është një shembull për një shoqëri të rregulluar mirë, sepse paratë nuk kanë asnjë rëndësi dhe në plan të parë janë marrëdhëniet njerëzore. Fqinjët tanë të bazës – spanjollët, prej kohe janë miq tanë. Baza bullgare në Antarktidë dallohet nga bazat e tjera. Aty jetojmë si një familje e madhe. Të gjithë jemi entuziastë. Antarktida e nxjerr në pah më të mirën prej njeriu. Jeta aty vërteton, se në një mjedis të përshtatshëm njerëzit mund të ndryshohen për më të mirën dhe t’i ndihmojnë njeri tjetrit. Në ato kushte të vështira nuk ka smirë dhe grindje.

СнимкаSivjet u realizua ekspedita e 25-të jubilare bullgare në Antarktidë dhe antarktikët e rinj tashmë po përgatiten për ekspeditën e ardhshme. Ekipi po zmadhohet me shkrimtarë, piktorë, njerëz të artit. “Përveç me shkencë merremi edhe me shumë projekte arsimore në shkollë, u tregojmë fëmijëve për Antarktidë, ndërsa ata na dhurojnë vizatime me përfytyrimet e tyre për këtë kontinent” – rrëfen Iglika Trifonova. Në të ardhmen ajo ka ndërmend të organizojë vizita të nxënësve dhe të mësuesve të tyre në Kontinentin e Akullt. “Ka praktika të tjera të afirmuar të shteteve të tjera. Dëshirojmë që edhe fëmijët bullgarë të frekuentojnë këtë kontinent. Kështu do të stimulohen të rinjtë të merren me shkencë dhe do të provokohet interesi i tyre ndaj zbulimeve – shton Iglika Trifonova. – Roli im si fotografe dhe ish gazetare është t’u tregoj fëmijëve dhe shoqërisë se çfarë ndodh në Antarktidë. Personalisht unë realizoj një veprimtari dokumentare dhe ndihmoj për shumë projekte shkencore. Deri tashti isha katër herë aty. Ndihmova programin biologjik, qëllimi i të cilit ishte analiza e Acidit Dezoksiribunukleik të pinguinëve dhe fokave.

СнимкаSivjet punova në projektin e psikologëve. Studiuam se si ndryshohet sjellja dhe perceptimet e njerëzve, të cilët për herë të parë ndodhen në kushtet e egra aty. Sipas meje ndryshimi te të gjithë është i dukshëm, por asnjeri nuk vë re, sepse interesohemi më shumë për kafshët dhe natyrën. Aty në kontinentin e akullt hiqen të gjitha kufizimet karakteristike për qytetërimin. Mjedisi predisponon që njeriu të jetë veten. Bullgaria është 14 mijë kilometra larg dhe nuk është e mundshme që njeriu të kërkojë komoditetin shtëpiak. Kjo të mësojë që të shndërrohesh në një lojtar të ekipit, të jesh të mirësjellshëm. Nuk ka as televizion, as internet, kështu që komunikojmë më shumë me njeri tjetrin. Është me rëndësi të jesh dashamirës për të mbijetuar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: geograf.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD