Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjet nga lindja e togerit Nedellço Bonçev – piloti mësymës i dytë

Sot pothuajse nuk ka ndonjë bullgar, i cili të mos ketë dëgjuar për trimërinë e kapitenit Dimitër Spisarevski dhe për vdekjen e tij heroike në mbrojtjen e qiellit mbi Sofjen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, pak janë ata, të cilët e dinë historinë e “torpilës silurit tjetër të gjallë” – togerit Nedellço Bonçev – pilotit të gjuajtësit, i cili më 17 prill të vitit 1944 edhe pa dashje përtëriti trimërinë e kapitenit Spisarevski. Ndryshe prej tij ai u shpëtua, por kjo për të gjetur vdekjen gjashtë muaj më vonë në rrethana, të cilat edhe më sot mbeten të pasqaruara. Sot mbushen 100 vjet saktë nga lindja e asit ajror.

Nedellço Bonçev lindi më 21 qershor të vitit 1917 në Sofje. Mbaroi Gjimnazin e Dytë të Burrave bashkë me Dimitër Spisarveskin. Pas kësaj hyri në Shkollën Ushtarake të Madhërinë e Tij. Vazhdoi arsimin ushtarak në Itali dhe Gjermani. Mbaroi Shkollën e Pilotëve Gjuajtës. Pas fillimit të sulmeve ajrore anglo-amerikane, merrte pjesë në të gjitha betejat për mbrojtjen e Sofjes. Më 17 prill të vitit 1944 disa muaj pas vdekjes heroike të kapitenit Dimitër Spisarevski, togeri Nedellço Bonçev vendosi të sulmonte njërin prej aeroplanëve bombardues Boing B-17. Sipas tij, ai i afroi shumë aeroplanit dhe në momentin më vendimtar doli që arma e zjarrit të gjuajtësit s’punonte. Aeroplani i Bonçevit hyri silur në aeroplanin B-17 dhe të dy makinat filluan të humbin lartësinë. Togeri Bonçev arriti të hiqte rripat dhe hapi parashutën. Zbriti diku në afërsi të fshatit Studenta rajonin e qytetit Pernik, në një pirg dëbore. Aty e zbuloi një fshatar, i cili e shpëtoi nga ftohja. Mirëpo, u sëmurë nga pneumonia dhe mbeti në spital. Mjekët i ndaluan të fluturonte.

“Fortesa fluturuese” Boing B-17Pavarësisht nga kjo togeri Bonçev iku nga spitali dhe u kthye në skuadriljen, e cila plotësonte detyra të porositura nga pushteti i ri. Kjo për arsye, se Bullgaria ishte bërë aleate e Boshtit. Në realizimin e një fluturimi batareja e armikut arriti të rrëzojë aeroplanin e tij te Stracini. Togeri Bonçev arriti të hidhet me parashutë, por aty ku zbriti gjermanët e pritën dhe e morën rob lufte. Ai nuk dispononte edhe armë që t’iu kundërvihej armikut. Kjo për arsye, se me kërkesë të komiteteve ushtarake, më 9 shtator të vitit 1944 – vetëm një muaj më parë, pushteti i ri vendosi të merrej arma personale të të gjithë pilotëve. Kush e di, në se pistoleta e Bonçevit ishte me të, kishte mundësi që situata të qëndronte krejt ndryshe... Pas këtij rasti pilotëve iu kthyen arma personale, por për njërin prej tyre ishte vonë.

Memoriali i pilotëve bullgarë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Varrezat Qendrore të Sofjes. Plaka me emrin e Nedellço Bonçevit është poshtë majtas.Fati i mëtejshëm i pilotit heroi mbetet i paqartë. Supozohet, se u pushkatua diku në Austrinë Perëndimore ose në Gjermaninë Jugore, duke bërë provë të mbrojë dinjitetin. Në analet e historisë bullgare ai do të mbetet një njeri i ndershëm – një pilot i denjë dhe sypatrembur bullgar, i cili plotësoi fund e krye detyrën ushtarake.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Wikipedia dhe arkiv

Më shumë nga rubrika

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD