Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përgatitja e kryesisë bullgare të BE-së po avancon

БНР Новини
Në një takim trepalësh në Bruksel midis Kryeministrave të Bullgarisë – Bojko Borisov, të Estonisë – Juri Ratas dhe të Austrisë – Kristian Kern, u miratua zyrtarisht programi i prioriteteve të BE-së për 18 muajt e ardhshëm.
Foto: BGNES

Vetëm pas disa ditësh – më 1 korrik të këtij viti, Estonia merr kryesinë e BE-së sipas parimit të rotacionit për 6 muaj. Nga data 1 janar i vitit 2018 me këtë përgjegjësi do të jetë ngarkuar Bullgaria, ndërsa në mesin e vitit të ardhshëm në krye të institucionit do të qëndrojë Austria. Gjashtë muaj para provës së madhe Bullgaria jo vetëm në fjalë, por edhe në vepër po përgatitet për kryesinë e vet të parë të rotacionit, që pasi hyri në BE-në.

Pas paqëndrueshmërisë midis qeverisë së dytë dhe të tretë të kryeministrit Bojko Borisov, tani pushteti disponon të gjitha kushtet institucionale dhe operative për këtë. Kabineti Borisov edhe krijoi një ministri speciale për kryesinë bullgare të BE-së, e cila të merret me çështjet specifike infrastrukturore, të cilat mund të linden brenda në vend dhe me çështjet e koordinimit me shtetet e tjera anëtare të BE-së. Mjetet për zgjidhjen e çështjeve logjistike janë të garantuara që nga fillimi i përgatitjes për kryesinë me një kuadër trevjeçar financiar nga 150 milion leva, ose 75 milion euro. Brenda 6 muajve të kryesisë pritet që Bullgarinë të vizitojnë më se 20 mijë ekspertë nga mbarë Evropa, gjë që është një mundësi të mirë për prezantimin e potencialit të saj ekonomik, turistik dhe kulturor.

Për gjashtë muajit e kryesisë në Bruksel do të mbahen afro 1500 mbledhje. Lidhur me këtë për punë në përfaqësinë e përhershme të Sofjes në kryeqytetin belgjian po përgatiten suplmentarisht 200 ekspertë. Seancat në Bullgari do të jenë përafërsisht 200. Shumica prej tyre në shkurt, prill dhe qershor, do të jenë në nivel të lartë. Për një efekt optimal të kryesisë, që tani qeveria punon mbi prioritetet kryesore, të cilаt pritet të formulohen definitivisht në fund të këtij viti. Mirëpo, që tani janë të qarta drejtimet kryesore të përpjekjeve bullgare. Në radhë të parë, Sofja ka ndërmend të përkrahë integrimin evropian të vendeve të Ballkanit. Në radhë të dytë – të punojë për rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë evropiane nëpërmjet thellimit të bashkimit ekonomik dhe monetar, tregut unik dhe përkrahjes së sipërmarrjes. Në radhë të tretë – të zhvillojë politikën e kohezionit, si një instrument kryesor për afrim midis vendeve anëtare.

Brenda gjashtë muajve deri në formulimin e prioriteteve definitive të kryesisë bullgare të BE-së, Sofja padyshim duhet të përgatitet me qëndrim kompetent edhe mbi çështjet e ndërlikuara të Brekzit-it, zhvillimit të zonës evropiane, politikës së migracionit etj.Periudha e tensionuar, me të cilën përputhet kryesia, dikton edhe një përgatitje të forcuar. Një shpresë për suksesin e përpjekjeve të Sofjes jep edhe programi i përbashkët i trios Estonisë, Bullgarisë dhe Austrisë, për prioritetet e BE-së gjatë 18 muajve të ardhshëm, dokument ky i cili u miratua në fund të javës së kaluar. Thënë me një fjalë programi e vë theksin mbi sigurinë dhe konsolidimin e kufijve të jashtëm të BE-së, rritjen ekonomike dhe aftësinë konkurruese, si dhe mbi stabilizimin e rajoneve fqinje të Bashkimit.

Kryeministrat e tri shteteve u bashkuan rreth qëndrimit, se secila prej tyre do të mbrojë prioritetet, duke zënë një pozitë më të zhdërvjellët, kështu që të jetë në gjendje të reagojë në rast situatave të paparashikuara. Përgatitja për kryesinë tashmë është në ecurinë e sipër.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Bullgaria kërkon që Shkupi të respektojë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017

Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..

botuar më 24-07-11 9.59.PD
Vjosa Osmani dhe Dimitër Gllavçev

Prishtina ka mbështetje nga Sofja për anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në NATO

Kërkimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë ishin temat e diskutuara në takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington, raporton BGNES...

botuar më 24-07-10 12.45.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..

botuar më 24-07-05 2.00.MD