Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Allbena Petroviç-Vraçanska për “një koncert të Luksemburgut” dhe albumin me krijime të Andrej Vraçanskit

БНР Новини
Përpara disa ditësh në Sofje u zhvilluan dy ngjarje me pjesëmarrjen e Allbena Petroviç-Vraçanska – prezantimin e një albumi me krijime nga gjyshi i saj, kompozitori Andrej Vraçanski dhe koncert, i cili i kushtohet Festës kombëtare të Luksemburgut. Kompozitore, dirigjente korale, interpretuese dhe pedagoge, Allbena e merr arsimin e vet në Bullgari. Pas kësaj specializon në Luksemburg, ku jeton dhe punon që nga viti 1996. Ka dekorata prestigjioze për një kontribut në jetën kulturore të vendit. Ajo është themeluese dhe presidente e “Club des Artistes en Herbe” (“Klubit të artistëve të rinj”). Kurse konkursi ndërkombëtar në kompozicion, i cili mban të njëjtin emër, po vazhdon të zhvillohet dhe të pasurohet dhe është mes prioriteteve të saj.

Koncerti në kuadrin e “Javëve muzikore të Sofjes” të mbajtur nga trioja Ars Nova Lux nga Luksemburgu i qe kushtuar Festës kombëtare të Luksemburgut – 23 qershor – tregon Allbena. – Përpara rreth pesë vjetëve e krijova këtë ansambël, bashkë me falltaren Maria Miteva (bullgare e cila e ka përfunduar arsimin e vet në Austri). Në Sofje trioja interpretoi një program, në të cilin qenë përfshirë krijime të disa kompozitorëve nga Luksemburgu. Mes tyre qenë emrat e Llu Koster dhe Helen Buhhollc – dy zonja, të cilat kanë jetuar në fund të shekullit të XIX deri në fillim të shekullit të XX-të. Tingëlluan dhe krijime prej akoma disa nga bashkatdhetarët e tyre – Edmon Lenc, Kllod Leners dhe Pier Veber (një përfaqësues i brezit të ri). Shumë nga krijimet qenë të interpretuara për herë të parë në Bullgari. Dy nga premierat qenë të piesave të mia  Love Songs dhe Lonely Soul.

Përveç Maria Mitevës, në trio Ars Nova Lux janë Lluiza Partrixh-Mauro – mezosopran dhe Kae Shiraki – piano. Përveç krijimeve të përmendura  të kompozitorëve nga Luksemburgu, në sallën “Bullgaria” ata kanë interpretuar dhe krijime nga Ravell, Piacolla, Gjeorgji Zllatev-Çerkin.

Disa orë përpara koncertit u zhvillua edhe prezantimi i diskut me krijime nga Andrej Vraçanski. Ai është autor i dhjetëra valleve për orkestër frymor, 30 marshe, 43 rumba, fokstrote, vals dhe pjesa të tjera të vallëzimit, Andrej Vraçanski është pothuajse i panjohur për auditorin e gjerë. Bile disa valle të tij shumë të njohura si “E fejuara ime”, “Zemra e gëzuar”, “Në bunarin e fshatit”, në fillim është menduar se kanë qenë të Diko Ilievit. Kështu janë shpallur dhe në eterin kombëtar – një gabim, i cili u korrigjua shumë më vonë.

“E fejuara ime”Vraçanski është nxënës i drejtuesit çek të orkestrës Aleksandër Vejner dhe të mjeshtrit të valleve për një orkestër frymor Diko Iliev. Ja përkushton të gjithë jetën e tij punës me orkestrat frymore nëpër qytete dhe fshatra. Talenti i tij origjinal dhe i veçantë le një gjurmë të madhe në kulturën tonë muzikore.

Prezantimi i një disku me krijime të gjyshit tim është një ngjarje e madhe për mua – tregon mbesa e tij. – Ai vdiq gjatë vitit 1990, kurse tani – 27 vjet më vonë, për herë të parë del album me incizime të valleve të tij. Që të gjithë muzikantët profesionalë në Bullgari e dinë se kush është Andrej Vraçanski, pavarësisht se ai, pak a shumë ka mbetur nën hijen e Diko Ilievit. Gjyshi im qe një njeri shumë i thjeshtë dhe modest, ka krijuar dhe pa bërë shumë zhurmë rreth vetes së vet. Më kujtohet se kishte një dhomë të vogël, të përmbushur me libra dhe partitura. Aty ai i shkruante krijimet e veta. Unë kaloja më orë të tëra aty, lexoja, pikturoja, shikoja partiturat e tij dhe mbase atëherë jam “infektuar” me “virusin” e krijimit. Përpara pesë vjetëve babai im Ilia Vraçanski shkroi librin “Andrej Vraçanski – i njohuri dhe i panjohuri”. E boton shtëpia botuese “Muzika”, libri është në dy gjuhë – bullgarisht dhe frëngjisht. Gjyshi im ka qenë një personalit mjaft i rëndësishëm në periudhën, në të cilën në Bullgarinë Veriore ekziston një fenomen i vërtetë – orkestrat frymore dhe muzika në stilin folklorik, të cilën ata e interpretojnë. Krijimet janë prej autori, por shpërndahen si popullore. Prandaj dhe nuk ka një informacion të shumtë. Ne krijuam një arkiv të krijimeve të Andrej Vraçanskit. Ai ka shkruar 52 valle, janë incizuar vetëm 17 prej tyre. Pavarësisht se kjo muzikë është fare e ndryshme nga stili im i kompozimit, më pëlqen ta dëgjoj – ajo thjesht buron, shumë muzikë e freskët...

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD

Mesazhet e këngëve me famë botërore të Krishtlindjeve tingëllojnë edhe në gjuhën bullgare

Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..

botuar më 24-12-25 8.20.PD

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..

botuar më 24-12-23 8.10.PD