Përveç Maria Mitevës, në trio Ars Nova Lux janë Lluiza Partrixh-Mauro – mezosopran dhe Kae Shiraki – piano. Përveç krijimeve të përmendura të kompozitorëve nga Luksemburgu, në sallën “Bullgaria” ata kanë interpretuar dhe krijime nga Ravell, Piacolla, Gjeorgji Zllatev-Çerkin.
Disa orë përpara koncertit u zhvillua edhe prezantimi i diskut me krijime nga Andrej Vraçanski. Ai është autor i dhjetëra valleve për orkestër frymor, 30 marshe, 43 rumba, fokstrote, vals dhe pjesa të tjera të vallëzimit, Andrej Vraçanski është pothuajse i panjohur për auditorin e gjerë. Bile disa valle të tij shumë të njohura si “E fejuara ime”, “Zemra e gëzuar”, “Në bunarin e fshatit”, në fillim është menduar se kanë qenë të Diko Ilievit. Kështu janë shpallur dhe në eterin kombëtar – një gabim, i cili u korrigjua shumë më vonë.
Vraçanski është nxënës i drejtuesit çek të orkestrës Aleksandër Vejner dhe të mjeshtrit të valleve për një orkestër frymor Diko Iliev. Ja përkushton të gjithë jetën e tij punës me orkestrat frymore nëpër qytete dhe fshatra. Talenti i tij origjinal dhe i veçantë le një gjurmë të madhe në kulturën tonë muzikore.
“Prezantimi i një disku me krijime të gjyshit tim është një ngjarje e madhe për mua – tregon mbesa e tij. – Ai vdiq gjatë vitit 1990, kurse tani – 27 vjet më vonë, për herë të parë del album me incizime të valleve të tij. Që të gjithë muzikantët profesionalë në Bullgari e dinë se kush është Andrej Vraçanski, pavarësisht se ai, pak a shumë ka mbetur nën hijen e Diko Ilievit. Gjyshi im qe një njeri shumë i thjeshtë dhe modest, ka krijuar dhe pa bërë shumë zhurmë rreth vetes së vet. Më kujtohet se kishte një dhomë të vogël, të përmbushur me libra dhe partitura. Aty ai i shkruante krijimet e veta. Unë kaloja më orë të tëra aty, lexoja, pikturoja, shikoja partiturat e tij dhe mbase atëherë jam “infektuar” me “virusin” e krijimit. Përpara pesë vjetëve babai im Ilia Vraçanski shkroi librin “Andrej Vraçanski – i njohuri dhe i panjohuri”. E boton shtëpia botuese “Muzika”, libri është në dy gjuhë – bullgarisht dhe frëngjisht. Gjyshi im ka qenë një personalit mjaft i rëndësishëm në periudhën, në të cilën në Bullgarinë Veriore ekziston një fenomen i vërtetë – orkestrat frymore dhe muzika në stilin folklorik, të cilën ata e interpretojnë. Krijimet janë prej autori, por shpërndahen si popullore. Prandaj dhe nuk ka një informacion të shumtë. Ne krijuam një arkiv të krijimeve të Andrej Vraçanskit. Ai ka shkruar 52 valle, janë incizuar vetëm 17 prej tyre. Pavarësisht se kjo muzikë është fare e ndryshme nga stili im i kompozimit, më pëlqen ta dëgjoj – ajo thjesht buron, shumë muzikë e freskët...”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..