Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Automobil me drita të zjarrta nga viti 1906 në paradën e klubit automobilistik “Retro” në qytetin e Burgasit

БНР Новини
Automobili De Dion-Bouton më 1906.

Në fund të kësaj jave në qytetin e Burgasit do të zhvillohet edicioni i dhjetë i paradës automobilistike, organizuar nga adhuruesit e makinave të vjetra. Koleksionuesit dhe restauruesit janë rreth 130. Gjatë verës, kur qyteti është plot me turistë, të cilët mbërrijnë nga i gjithë vendi me makinat e veta moderne, për adhuruesit e retros mbetet mundësia të ngasin “bukuroshet e veta të vjetra” vetëm nëpër rrugët e caktuara për paradën.

Mes njerëzve më interesant me automobila retro, të cilët do të paraqesin sivjet modelet e makinave janë një koleksionues nga qyteti Veliko Tërnovo, i cili është pronar i një Benzi të serisë “Ponton” dhe automobil Honda, të quajtur në vendin e lindjes së diellit “Ferari japoneze”. Si një informacion kureshtar ai njofton se, e ka blerë makinën japoneze nga Italia, nga një grua e cila ka qenë shumë afërt zemrës së miliarderit të njohur Sillvio Berlluskoni.

Një koleksionist tjetër nga qyteti Stara Zagora e ka restauruar makinën amerikane “Studebejkër” nga vitet 30 të shekullit të kaluar. Ky ushtrim i ka kushtuar 6 vjet, por tani vjen me makinën, e cila ka 400 forcë kuajsh dhe gjatë një kapaciteti maksimal harxhon rreth 20 litra benzinë në 100 kilometra rrugë të kaluar. Makina është e vetme në botë dhe për herë të parë do të tregohet përpara publikut në qytetin Burgas. Në paradë do të mund të shikohen dhe retro automobila të ruajtura shumë mirë, të prodhuar në vendet socialiste përpara 40 dhe 50 vjetëve. Aty do të jetë dhe “Mazda”, modeli “Luce”, makinë e cila ka marrë pjesë në filmin e njohur bullgar kohët e fundit “Benzin”. Pas timonit do të jetë artisti i njohur bullgar Asen Bllateçki, i cili është mes themeluesve të klubit “Retro” në qytetin Burgas.

Dimo Xhambazov është kryetar i klubit që nga krijimi i tij. Thotë se, sivjet jubileu është i dyfishtë, me qenë se mbushen 10 vjet nga nisma e paradës retro së parë në qytetin Burgas dhe po kaq vjet nga themelimi i klubit tematik. Prandaj tani vijnë më shumë miq, adhurues të makinave të vjetra. Me makina dhe motore nga mesi i shekullit të kaluar vijnë dhe koleksionues nga Sllovenia, Çekia, Rusia, Serbia dhe Kroacia. Klubet nga i gjithë vendi po kështu do të dërgojnë pjesëmarrës të vet në paradën festive. Dhe akoma nga Dimo Xhambazovi: “Pronari i automobilit më të vjetër në vend, është anëtar i klubit tonë. Automobili është nga viti 1936. Dritat e tij u përngjajnë kandilave, ndizen me zjarr të hapur. Ky automobil nuk ka sesi të lëvizë normalisht nëpër rrugët e vendit tonë. Por posaçërisht për paradën nuk ka asnjëfarë problemi të lëviz nëpër itinerarin e automobilave retro.”

Marrin pjesë po kështu mjaft automobila nga periudha përpara luftës. Që të gjithë të cilët kanë fituar dekoratën e madhe të paradës retro në qytetin Burgas gjatë nëntë vjetëve të mëparshme, plus që të gjithë motorët e dekoruar deri tani, do të kenë një vend të posaçëm në paradë. Secili do të mund t’i shikojë dhe të fotografohet pranë tyre. Përmenda më të vjetrin, kurse më i riu është nga viti 1955. Kemi ekzemplarë të veçantë nga makinat e periudhës socialiste. Ndaj tyre është firma e transportit e qytetit “Burgasbus”shoqëri e vetme me një përgjegjësi të kufizuar, të cilët kanë një autobus të restauruar dhe një trolejbus nga mesi i shekullit të XX-të.

Mes koleksionistëve kemi dhe një anëtar të ri, i cili ka blerë një makinë shumë interesante. Makina është një autobus amerikan G M S, i rindërtuar në mënyrë origjinale në SHBA në fugon. Këto janë mes gjërave më ekzotike në paradë. Kurse një koleg nga Plovdivi është pronar i Studebaker modeli Rockne – një makinë amerikane nga periudha para luftës. Shpejtësia të cilën çdo një retro automobil mund të zhvillojë varet nga modeli dhe nga epoka. Automobili është nga viti 1906 marka është De Dion Bouton, tek ai mungon kilometrazhi, kemi dhe “Ford Model T”, tek i cili po kështu mungon kilometrazhi, por tek ai e dimë se lëviz me 50-60 kilometra në orë. Unë pronësoj një automobil BMW nga viti 1970, për të cilin nuk ka asnjëfarë problem të zhvillojë 200 kilometra në autostradë.”

Mund të quajmë retro çdo një automobil, i cili është në një moshë mbi 30 vjet. Kriteret përcaktohen nga klubet e Federatës ndërkombëtare për mjete historike të transportit – automobila dhe motorë (FIVA). Ajo është organizata e vetme  për mjete të vjetra të transportit e njohur nga UNESKO-ja. Kohët e fundit dhe në drejtësinë bullgare ka përcaktim se cili automobil kategorizohet si retro dhe se çfarë është dashur të përmbajë certifikata e tij. Dhe akoma nga Dimo Xhambazovi: “Çdo një njeri i cili është vlerësues dhe njohës i bukurisë dhe i stilit në automobila mund të bëhet një koleksionues i automobilave retro. Në këto makina gjërat janë të vërteta. Aty t’i mbështetesh vetëm mbi mjeshtëritë dhe dijet tënde personale. Në automobilat e rinj roli i shoferit është i ulur deri në minimum, kurse tek makinat e vjetra shumë më i madh është roli i shoferit dhe që aty vjen dhe kënaqësia e madhe t’i drejtosh. Për ndryshe interesi ndaj automobilave retro rritet vazhdimisht. Kjo është një hobi për njohësit dhe vlerësuesit e bukurisë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD