Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Asnjë nuk është më i madh se buka” – në rrethin e Trakisë këndojnë këngë për fundin e korrjeve

БНР Новини
Stojanka Puhleva, Gjeorgji Nedellçev dhe Petka Zhekova
Foto: Gergana Mançeva

“A e di o i dashur se çfarë feste po vjen në fshatin e madh Strellci, kur korret gruri, kur futet gruri në hangar, një festë e madhe vjen në fshatin tonë të bukur” – Me përmbajtjen përsëritëse të kësaj kënge çdo vit në krahinën më të begatshme dhe pjellore tek ne – Trakia shënojnë grumbullimin e grurit në hangarë. Festa është në fund të muajit korrik dhe i është përkushtuar bukës dhe begatisë. Populli tonë thotë se, asnjë nuk është më i madh se buka dhe kjo shprehi është kthyer në një moto për të gjithë – pjesëmarrës dhe miq të festës. Nën hijet e parkut në fshatin Strellci mblidhen qindra njerëz, që të dëshmojnë respektin e vet ndaj punës së rëndë të korrësve me një fjalë të mirë dhe me këngë në gojë.

Që të gjithë e dimë sesa rrugë të gjatë kalon buka, përpara se të arrijë deri në tryezën tonë, prandaj ajo është shumë e shtrenjtë dhe çdo një i cili e respekton veten, respekton dhe bukën, thonë njerëzit e moshuar në fshat. E quajnë akoma bukën një dhunti të Zotit, sepse për rendimentin e mirë varet shumë nëse do të jenë të mira kushtet gjatë vitit. Për bullgarin në të kaluarën buka nuk ka qenë vetëm ushqim, por dhe simbol i jetës , një mirëqenie dhe sukses. Për bullgarin buka gjithmonë ka qenë e shenjtë. Me bukë dhe kripë priten miqtë e shtrenjtë, kurse sot buka është e pranishme në ritet , me të cilat pritet jeta e re në familje. “Buka është simbol i jetës, i mirëqenies, të suksesit tonë. Kështu ka qenë përpara mijëra vjetëve, kështu do të jetë dhe në të ardhme”, thonë në fshatin Strellci dhe përsëri bëhen gati për Festën e bukës, e cila sivjet do të jetë më 30 korrik.

Ftesë për të marrë pjesë përsëri ka marrë grupi “Srednogorka” pranë vatrës së kulturës “Ati Paisij” në qytetin e afërt Brezovo. Grupi është i ndërtuar krejtësisht prej entuziastëve amator, të cilët kanë dekorata të shumta nga festivale të ndryshme për një krijimtari popullore. Festa e bukës nuk kalon pa interpretimin e tyre të këngës për korrjet “Oj, Vello, Vello” , në të cilën rikrijojnë një traditë të lashtë bullgare e cila është e lidhur me korrjet. “Zakonisht këngët e korrjeve këndohen prej grave, sepse gratë janë ato të cilat korrin, kurse burrat pranë tyre i kanë lidhur të korrurat në tufa” thotë Stojanka Puhleva, e cila është një pjesë nga grupi i këngëtarëve nga Brezovo.

Kam marrë presë prej kohe, akoma që në periudhën e grupit të parë. Me ardhjen e ndryshimeve grupi u shpërnda dhe e ndërpreu veprimtarinë e vet. Prej 10 vjetëve një pjesë nga koristët e vjetër mundohemi të krijojmë një grup të ri. Sivjet do të festojmë 10 vjet nga krijimi i grupit të ri dhe po bëhemi gati të realizojmë një koncert festiv. Në repertorin tonë ka shumë këngë nga krahina e Trakisë dhe këngë rodopëse, këndojmë këngë nga Bullgaria Veriore, nga krahina e Dobruxhës po kështu. Në bashkinë tonë kemi 16 qyteza më të vogla, në çdo një ka festë të fshatit dhe gjithmonë shkojmë aty, që të këndojmë në festë – të qytetit, të trëndafilit, ku festohet në të gjithë bashkinë. Kemi kureshtje natyrore vendase dhe në këto vende festohen festa të ndryshme ku marrim pjesë kudo. Një lloj i ngjashëm i grupeve të cilët këndojnë kanë të ardhme, sepse ka dhe njerëz të rinj, të cilët duan të këndojnë si më të moshuarit. E vetmja që nuk arrin janë paratë, që të mund të udhëtojmë deri në distanca më të largëta dhe të marrim pjesë në festivale më të shumta folklorike në vend dhe jashtë. Në qytetin Brezovo kemi një grup shumë të mirë të vallëzimit të rinisë. Në të luajnë fëmijë në moshën nga 6 deri më 12 vjeç, të cilët dëgjojnë këngët tona, por dhe mësojnë hapat e valleve popullore. Ata janë rreth 50 dhe vallëzojnë me një dëshirë të madhe.”

Ne në grup nuk kemi asnjëfarë drejtuesi, që të gjithë vet i përgatisim këngët, këndojmë në bazë të dëgjimit dhe pa dirigjent dhe vet zgjedhim repertorin tonë, sipas festës për të cilën jemi nisur”–thotë Petka Zhekova , po kështu këngëtare nga Brezovo.

Veshjet popullore na i kanë dhënë nga vatra e kulturës, ato janë shumë të vjetra. Ne i shqepim dhe i qepim nga e para dhe vet i mirëmbajmë. Mua më pëlqen shumë të këndoj këngët tona, bile në oborr dhe në shtëpi i këndoj. Kemi festa dhe këngë shumë të mira, por në qytetin tonë nuk ka punë për njerëzit e rinj. Prej 15 mijë, mbetëm 6, çdo vit popullsia po pakësohet.

Gjeorgji Nedellçev është 72 vjeç, kurse 32 prej tyre ka kaluar përmes të gjithë vendit si një muzikant në një orkestër folklorike. Tani me një gëzim të madh përfshihet në çdo një shfaqje dhe iniciativë të grupit të brezovos.

Gruaja ime shumë herë më pyet nëse muzika nuk më është neveritur. Unë i përgjigjem se aty ku përfundojnë fjalët , fillon muzika. Ky ushtrim nuk do të më mërzitet asnjëherë dhe nuk do të pushoj të merrem me muzikë dhe në kushtet më të vështira. Për ne nuk ka ftohtë dhe ngrohtë, ja dhe tani dhe druri dhe guri çahen nga e vapa e madhe këtu në krahinën e Plovdivit, por ne këndojmë dhe ekzekutojmë për njerëzit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD