Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli “Dunav” – një krenari për kulturën kombëtare të Bullgarisë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Qyteti Vidin struket në këndin veriperëndimor të Bullgarisë. Shtrirja e tij pranë brigjeve të lumit Danum, afërsia me Rumaninë dhe Serbinë, dedikojnë ndikimet reciproke të kulturave tradicionale. Bashkëjetesa shekullore e lëri vulën e vet mbi trashëgiminë unike folklorike – këngë, valle, muzikë, sistemin e riteve. Krahas këngëtarëve, instrumentistëve dhe valltarëve origjinal vendor, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Dunav” i qytetit u afirmua si një mbrojtës besnik i folklorit të krahinës. Gjatë këtij viti ansambli shënon 45 vjetorin e themelimit. Kjo është një moshë, në të cilën periudha e hapave të parë është e kaluar. Megjithëkëtë kërkimet krijuese vazhdojnë bashkë me punën e përditshme, kështu që ansambli të afirmohet ndër formacionet më të mira të vendit.




Снимка



Genço Gençev është udhëheqësi artistik i Ansamblit. Ai sjell më shumë hollësi për etapat më të rëndësishëm të zhvillimit të këtij formacioni:

Erdha katër vjet pasi u themelua ansambli. Dirigjenti i parë i korit ishte Ljuben Bolldokov, ndërsa dirigjenti i orkestrës – Kamen Marinov. Pasi mbarova Akademinë Muzikore në vitin 1975 më emëruan në Ansamblin “Dunav”. Kjo ishte një periudhë në të cilën procesi i mësimit të notave nga muzikantët ishte përfunduar. Me korin vazhduam të punojmë vetëm me imitimin e muzikës së dëgjuar. Asnjëra prej këngëtareve nuk i dinte notat. Me kalimin e viteve erdhën këngëtare të reja, të cilat i dinin notat. Tani është më lehtë, sepse shumica prej tyre kanë arsim të lartë muzikor. Kur erdha në ansambël, themeluesi i të gjitha këtyre formacioneve tek ne Filip Kutev, më tha, se duhet të punoj ashtu që dëgjuesit në Bullgari të dallojnë stilin e ansamblit tonë, që ansambli të ketë pamje të vet. Ai më tha gjithashtu se për këtë duhet të kërkoj këngë dhe melodi vendore, kështu që të ruajmë  folklorin krahinor. Edhe më sot kjo është detyra ime kryesore – të kërkoj, të ruaj dhe të përhap folklorin e rajonit veriperëndimor të vendit. Krahas kësaj për shfaqjet jashtë shtetit përfshijmë në repertor edhe folklorin e krahinave të tjera të Bullgarisë. Ansambli është mbajtës i medaljeve të arta të të gjitha festivaleve bullgare. Në vitin 1981 na dekoruan me çmimin më të madh të konkursit “Sëpata e Artë” në qytetin Zakopane të Polonisë. Kishim sukses në një konkurs në Turnu Severin të Rumanisë, gjithashtu në Itali dhe Egjipt. Në Bullgari jemi mbajtës të dekoratës “Lira e Artë” të Lidhjes së Aktivistëve Muzikorë dhe të valltarëve. Në Turqi u bëmë mbajtës të çmimit të dytë në një konkurs ku u prezantuan 20 ansamble. I jemi mirënjohës kryetarit të Bashkisë së qytetit Vidin, i cili megjithë mjetet e kufizuara, ndan para për Ansamblin.”

Снимка




Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD