Sonte është koncerti festiv, me të cilin në kryeqytet festohet 180 vjetori nga lindja e Apostullit të lirisë Vasill Levski. Në skenën e hapur në parkun e akademisë Ushtarake “Gjeorgji Sava Rakovski” do të tingëllojë një krijim pothuajse i panjohur – Oratori-rekuiem “Vasill Levski” nga kompozitori Bojan Ikonomov për kor, 3 solistë , orkestër dhe recitues. Teksti i oratorisë është i shkruar nga poeti Dimitër Toçev. Ideja për interpretimin e krijimit vokal-instrumental është e akademikut Pllamen Kërtallov, drejtor i operës dhe i baletit të Sofjes.
Kompozitori Bojan Ikonomov (1900-1973) ka përfunduar Universitetin e Lirë në Sofje, por mëson privatisht teori muzikore, harmoni dhe kontrapunkt. Vazhdon në Schola cantorum-në Paris, ku mëson kompozicion tek Vensan D”Endi, kurse tek Gi djo Lionkur-violë dhe organ. Mëson kompozicion dhe tek Nadja Bullanzhe dhe Allber Rusell. Në kryeqytetin francez jeton dhe punon deri në vitin 1937 si një kompozitor dhe dirigjent në praktikë të lirë. Themelon një kor burrash prej emigrantëve bullgarë, me të cilët interpreton vetëm muzikë bullgare. Drejton koncerte simfonike me programe prej krijimeve bullgare në Paris, Lion, Lozana, Romë, Vjenë dhe Vrocllav. Pas kthimit të tij në Bullgari 10 vjet është drejtues muzikor i Radio Sofjes, pas kësaj zë akoma porte të tjera me përgjegjësi.
Incizimi i parë i Oratoria-rekuiem “Vasill Levski” është dokumentar. Është bërë në qytetin Karllovo, qyteti i lindjes i Levskit gjatë shkurtit të vitit 1973-rreth 1 muaj përpara se kompozitori të ikë nga kjo botë. Solistë janë Sabin Markov-bariton, Stefka Popangjellova-soprano dhe Reni Penkova-mezosopranë, dirigjent është Vasill Stefanov. Pjesën korale e interpreton Ansambli për këngë popullore- një grup i cili nuk ekziston më pranë Radios Kombëtare Bullgare, orkestra është Filarmonia e Plovdivit. Në fund të po të njëjtit vit është regjistruar një incizim në studio. Kësaj radhe me orkestrën simfonike të Radios Kombëtare Bullgare dhe solistët e përmendur, kor dhe dirigjent. Lexues është Vasill Stojçev. Ja dhe një pjesë të shkurtër nga teksti, i përmbushur me një përkulje në shenjë nderi përpara bullgarit të madh, por dhe i cili mban shenjat e kohës, në të cilin është krijuar:
Lutësit shkojnë në Varrin e Shenjtë në ikonat e veta të vendosin një pjesë nga kryqi i Zotit. Nga trekëmbëshi tënd një pjesë kam vendosur në zemrën time në zjarrin e buisur . Rinia ime të shqetësohet, jo i qetë të jetë gjaku im, i kuq... Lavdi! Lavdi të gjithë heronjve dhe një pavdekshmëri të përjetshme!
Në koncertin, i cili i kushtohet përvjetorit të madh janë përfshirë akoma 2 krijime – “Viktimë nate” nga Pavell Çesnokov dhe fragment nga “Improvizimi” i Panço Vlladigjerovit. Muzika e klasikut bullgar ka shërbyer si një shfaqje baleti, në të cilën rikrijohen pamjet e Shën Sofies dhe 3 vajzat e saj-Besa, Shpresa dhe Dashuria. Le të rikujtojmë se, Shën Sofia është përkrahëse e kryeqytetit të Bullgarisë, kurse festa e kryeqytetit është më 17 shtator – dita e shenjtores dhe të vajzave të saj.
Sipas akademikut Kartallov kjo temë , harmonizohet shumë mirë me Levskin, me kryeqytetin dhe me shënimin e festës.
Në një stil krejt të ndryshëm është kënga e kompozitorit Dimitër Penev në bazë të tekstit të Aleksandër Kallçevit. Interpretues është aktori Anton Radiçev. Ajo ka grumbulluar hidhërimin e mangësive njerëzore të cilat nuk mund të çrrënjosen, si dhe nga problemet, të cilat janë grumbulluar në shtetin tonë gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. Teksti është nën formën e një letre drejtuar Levskit:
Po tretet populli dhe vet gjen shpëtim aty ku i shikojnë sytë. E braktis atdheun dhe kërkon shtet, në të cilin të gjejë mbrojtje.Të shkruaj, dhjak...
Pavarësisht se nuk janë të shumta ,krijime muzikore të cilat i kushtohen Vasill Levskit janë krijuar gjatë viteve. Dy nga titujt më modern të cilët i kushtohen pamjes së madhërishme të Apostullit të lirisë janë vepër të Stojan Babekovit-kompozitor dhe dirigjent koral. Gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar për fondin e Radios Kombëtare Bullgare është incizuar kantata “Një betim përpara Levskit” në interpretim të korit të përzier “Petko Stajnov” ku dirigjent është vet autori.
“Këngë kishtare të Shën Jerodjakon Ignatij-Levski” krijimi tjetër i Stojan Babekovit është incizuar gjatë vitit 2014 nga grupi i burrave i korit të Përzier pranë Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Rumen Rajçev. Mbase duhet të saktësojmë se fjala “Shën” në këtë rast është një vendim i autorit. Levski nuk është i kanonizuar për shenjtor, pavarësisht nga fushata e madhe shoqërore përpara disa vjetëve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..