Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Besime dhe legjenda popullore për Shën Ilia

Profeti Ilia
Foto: arkiv

Më 20 korrik festojmë ditën e predikuesit të Dhiatës së Vjetër Shën Ilia, i cili buron nga fisi i Aaronit. Emri Ilia do të thotë Fuqi hyjnore ose kështjellë. Në këtë ditë në Bullgari festojnë të gjithat që kanë emra Ilia, Ilian, Iliana, Illka, Illko, Lina, Illço...

Sipas Dhiatës së Vjetër babi i profetit ka ëndërruar se mbështjellin birin e tij me zjarr dhe e ushqejnë me flakë.Sipas përfytyrimeve popullore shenjtori është sundimtari i stuhive verore – reve, shirave, breshërve dhe bubullimave.  Është i njohur gjithashtu me emrat Grëmodolec, Grëmovnik, Grëmodoll, Grëmollomnik (të gjëtha emrat vijnë nga fjala “гръм” /grëm/, që do të thotë “bubullimë”).

Predikuesi i shenjtë jetoi në shekullin e IX-të para Krishtit, në kohën e mbretit Ahab. Mbreti qe adhurues i besimit pagan dhe e detyroi popullin e tij të adhuronte vetëm iduj si Vaali. Ata, të cilët refuzonin të tregonin respekt ndaj tyre, ndëshkoheshin. Ndër ta qe vetë profeti Ilia. Në jetëshkrimin e tij është shkruar se me lutje ai mbylli qiellin për tri vjet e gjysëm dhe gjithë vendin e pushtoi thatësira dhe uria. Për të treguar fuqinë e Zotit profeti i propozoi Ahabit të thernin kurban  dhe të pritnin për shenjë nga qielli, e cila do të tregonte besimin e vërtetë. Mbreti Ahab pranoi bastin. Priftërinjtë e perëndisë Vaal u lutën kot. Atëherë mbi dashin e kurbanit të Shën Ilias ra zjarr nga qielli – kjo qe shenja e pritur dhe dëshmia për Zotin e Vërtetë. Duke e parë këtë populli pranoi besimin e vërtetë dhe mbi tokë ranë shira. Ndër njerëzit profeti Ilia qëndroi akoma 25 vjet dhe shkoi në qiell i gjallë, me një karrocë të zjarrtë të dërguar nga Zoti. Kështu më shpesh ai prezantohet në ikonografi – në një karrocë të artë, duke mbajtur kapistrat e katër kuajve të bardhë.

Në përrallat dhe në këngët popullore Shën Ilia ndjek një dragua me karrocën e vet të artë. Dragonjtë hanë arët me grurë dhe prandaj Shën Ilia i ndjek dhe i dëbon duke hedhur kundër tyre shigjetat e tij vetëtima. Vetëtima dalin edhe nga hunda e dragoit dhe nën thundrat e kuajve.

Në përfytyrimet mitoligjike me ndikime të krishtera Shën Ilia është një nga pesë vëllezërit, mes të cilëve Zoti e ka ndarë botën. Kështu ai u bë sundimtari i stuhive, i tokës në thellësi dhe i qielli në lartësi. “Ai ecën në qiell, fluturon mbi retë dhe mbledh mjegulla dhe re, të cilat pastaj i mbyll në Detin e Zi. I mbyll dhe pastaj i liron. Jep vesë dhe shi” – tregon një grua nga rajoni i qytetit jugor Haskovo, tregimet e së cilës janë shkruar në fillim të shekullit të XX-të nga etnografi i madh Dimitër Marinov. E njëjta grua tregon gjithashtu legjendën për mbylljen e qiellit për tri vjet e gjysmë. Siapas saj Shën Ilia e bëri këtë për të ndëshkuar njerëzit e pabesë. Kur njerëzit kuptuan gabimin e tyre dhe filluan të frekuentonin kishën ai hapi qiellin dhe mbi tokë ra shi.

Më 22 korrik festojmë ditën e Shën Miroprurëses Maria Magdalena. Sipas besimeve popullore ajo është motra e Shën Ilias dhe në disa rajone e quajnë atë Magadlena e Zjarrtë. Një legjendë që i ngjan pak së parës tregon se Shën Ilia u sëmur dhe nëntë vjet nuk u ngrit nga shtrati. Për këtë arsye nëntë vjet nuk pati as erë, as shi. Gjatë kësaj kohe Shën Magdalena kërkonte ilaç dhe më në fund e gjeti atë me ndihmën e Hyjlindëses. Pasi u shërua Shën Ilia hapi Detin e Zi, nga dolën era dhe shiu.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD