Më 20 korrik festojmë ditën e predikuesit të Dhiatës së Vjetër Shën Ilia, i cili buron nga fisi i Aaronit. Emri Ilia do të thotë Fuqi hyjnore ose kështjellë. Në këtë ditë në Bullgari festojnë të gjithat që kanë emra Ilia, Ilian, Iliana, Illka, Illko, Lina, Illço...
Sipas Dhiatës së Vjetër babi i profetit ka ëndërruar se mbështjellin birin e tij me zjarr dhe e ushqejnë me flakë.Sipas përfytyrimeve popullore shenjtori është sundimtari i stuhive verore – reve, shirave, breshërve dhe bubullimave. Është i njohur gjithashtu me emrat Grëmodolec, Grëmovnik, Grëmodoll, Grëmollomnik (të gjëtha emrat vijnë nga fjala “гръм” /grëm/, që do të thotë “bubullimë”).
Predikuesi i shenjtë jetoi në shekullin e IX-të para Krishtit, në kohën e mbretit Ahab. Mbreti qe adhurues i besimit pagan dhe e detyroi popullin e tij të adhuronte vetëm iduj si Vaali. Ata, të cilët refuzonin të tregonin respekt ndaj tyre, ndëshkoheshin. Ndër ta qe vetë profeti Ilia. Në jetëshkrimin e tij është shkruar se me lutje ai mbylli qiellin për tri vjet e gjysëm dhe gjithë vendin e pushtoi thatësira dhe uria. Për të treguar fuqinë e Zotit profeti i propozoi Ahabit të thernin kurban dhe të pritnin për shenjë nga qielli, e cila do të tregonte besimin e vërtetë. Mbreti Ahab pranoi bastin. Priftërinjtë e perëndisë Vaal u lutën kot. Atëherë mbi dashin e kurbanit të Shën Ilias ra zjarr nga qielli – kjo qe shenja e pritur dhe dëshmia për Zotin e Vërtetë. Duke e parë këtë populli pranoi besimin e vërtetë dhe mbi tokë ranë shira. Ndër njerëzit profeti Ilia qëndroi akoma 25 vjet dhe shkoi në qiell i gjallë, me një karrocë të zjarrtë të dërguar nga Zoti. Kështu më shpesh ai prezantohet në ikonografi – në një karrocë të artë, duke mbajtur kapistrat e katër kuajve të bardhë.
Në përrallat dhe në këngët popullore Shën Ilia ndjek një dragua me karrocën e vet të artë. Dragonjtë hanë arët me grurë dhe prandaj Shën Ilia i ndjek dhe i dëbon duke hedhur kundër tyre shigjetat e tij vetëtima. Vetëtima dalin edhe nga hunda e dragoit dhe nën thundrat e kuajve.
Në përfytyrimet mitoligjike me ndikime të krishtera Shën Ilia është një nga pesë vëllezërit, mes të cilëve Zoti e ka ndarë botën. Kështu ai u bë sundimtari i stuhive, i tokës në thellësi dhe i qielli në lartësi. “Ai ecën në qiell, fluturon mbi retë dhe mbledh mjegulla dhe re, të cilat pastaj i mbyll në Detin e Zi. I mbyll dhe pastaj i liron. Jep vesë dhe shi” – tregon një grua nga rajoni i qytetit jugor Haskovo, tregimet e së cilës janë shkruar në fillim të shekullit të XX-të nga etnografi i madh Dimitër Marinov. E njëjta grua tregon gjithashtu legjendën për mbylljen e qiellit për tri vjet e gjysmë. Siapas saj Shën Ilia e bëri këtë për të ndëshkuar njerëzit e pabesë. Kur njerëzit kuptuan gabimin e tyre dhe filluan të frekuentonin kishën ai hapi qiellin dhe mbi tokë ra shi.
Më 22 korrik festojmë ditën e Shën Miroprurëses Maria Magdalena. Sipas besimeve popullore ajo është motra e Shën Ilias dhe në disa rajone e quajnë atë Magadlena e Zjarrtë. Një legjendë që i ngjan pak së parës tregon se Shën Ilia u sëmur dhe nëntë vjet nuk u ngrit nga shtrati. Për këtë arsye nëntë vjet nuk pati as erë, as shi. Gjatë kësaj kohe Shën Magdalena kërkonte ilaç dhe më në fund e gjeti atë me ndihmën e Hyjlindëses. Pasi u shërua Shën Ilia hapi Detin e Zi, nga dolën era dhe shiu.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..