Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijë të talentuar bullgarë nga mbarë bota u dalluan në konkurset e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit

БНР Новини
3
Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Harallampiev me një pjesë prej fëmijëve të dekoruar në konkurset e Agjencisë.

Fëmijë bullgarë nga mbarë bota u mblodhën në sallën e Klubit Ushtarak në Sofje, që të marrin çmimet për pjesëmarrje në konkurset e artit figurativ, letërsisë dhe këndimit, organizuar nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Pamja e Bullgarisë, e tillë siç është në përfytyrimet dhe ëndrrat e fëmijëve u duk në 523 vizatime nga 20 shtete dhe 306 vepra letrare të fëmijëve nga 17 shtete.

Ruajtja e rrënjëve, gjuhës dhe identitetit bullgar është me rëndësi të madhe për fëmijët – tha Petër Harallampiev – kryetar i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. – Bullgarët janë atje ku ka bashkësi tradicionale bullgare – Maqedoni, Serbi, Rumani, Greqi Veriore......Edhe në grupet dhe bashkësitë e mëdha të emigrantëve në SHBA-në, Britaninë e Madhe, Spanjën, Kanadanë, Australinë... Dëshira e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, në bashkëpunim me asociacionin e shkollave bullgare jashtë kufirit dhe të gjitha organizatat në mbarë botën, që janë më se 1000, është të ndihmojë për ruajtjen e identitetit dhe kulturës bullgare kudo në botë.

Bullgaria u ka borxh bullgarëve jashtë shtetit”, theksohej në adresën përshëndetëse të zëvendës kryeministrit dhe ministër të mbrojtjes Krasimir Karakaçanov drejtuar laureatëve të konkurseve. Ai u uroj mësuesve në shkollat bullgare jashtë shtetit, që “me profesionalizëm dhe dhurim të vazhdojnë të realizojnë misionin e tyre prej iluministi. Ajo ka të bëjë jo vetëm me dituritë, por edhe me formimin e personaliteteve atdhedashëse, të cilat e kuptojnë përgjegjësinë si para atdheut, ashtu edhe para botës.”

Снимка

7 600 fëmijë të talentuar nga 33 shtete, kryesisht nxënës në shkollat bullgare përtej kufijve, u prezantuan gjatë viteve në konkursin më të vjetër të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit – atë letrar “Stefan Geçev”. Tashmë 21 vite fjalët magjike të fëmijëve bullgarë me banim jashtë shtetit, hapin shtigje laramane drejt Atdheut. Sikur fjalët e tyre janë një qëndisje lara-lara, e cila ruan në vet veten histori, melankoli, ëndrra dhe pamje lidhura me Bullgarinë. Disa prej fëmijëve kurrë nuk e kanë ardhur në Bullgari, ndërsa të tjerë ,vetëm kanë lindur dhe sot janë me banim diku në botë. Por më e rëndësishmja është se në shpirtrat e tyre Bullgaria ekziston. Pjesëmarrësit në konkursin e sivjetshëm u ndanë në tri grupe sipas moshës. Ata krijuan mbi dy tema “Amanetet e Apostullit” dhe “Bullgaria në ëndrrat e mia”. 13 vjeçja Sofija Asenova nga SHBA-ja rrëfen, se “e ndjen veten si një zog shtegtar dhe se të gjitha ëndrrat e saj lidhen me Bullgarinë”. Emilija Drenska nga Shkolla Bullgare “Vasill Levski” në Gjermani shkruan për sytë e Vasill Levskit dhe thekson, se “për fat të keq ekziston një mosmirënjohje ndaj heronjve”. Të tillë janë fëmijët e sotëm – inteligjentë, të indinjuar nga padrejtësia, provokues. Anja Dimova, e cila është 8 vjeçare dhe banon në Odesa rrëfen, se të gjithë bashkënxënësit e saj ëndërrojnë për Bullgarinë, sepse Bullgaria jeton në tregimet e të ëmës, të atit, të gjyshit dhe të gjyshes. Ajo me padurim pret takimin me Bullgarinë, dhe shpreson, se Bullgaria gjithashtu është në pritje të këtij takimi.

Снимка

Piktori Rumen Statkov ishte kryetar i jurisë, e cila vlerësonte vizatimet e fëmijëve në konkursin më të madh të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Çfarë është pamja e Bullgarisë në përfytyrimet e këtyre fëmijëve:

Pamja është e ndërlikuar, sepse këndvështrimet janë të shumta. Disa e shikojnë nga deti, të tjerë nga mali. Në një nga veprat e dekoruara  tërë bota është e rikrijuar me shikim nga poshtë lartë. Kështu formohet një pamje e Bullgarisë, siç ajo është në përfytyrimet e fëmijëve. Çdo vit ka vizatime, të cilat e habitin jurinë. Para vite kishte një vizatim, në të cilin Bullgaria ishte e rikrijuar si një anije në zhytje, në të cilën të gjithë ndodhemi. Nga pikëpamja artistike ky qëndrim filozofik është shumë i mirë.

Si një flakë e pashuar është lidhja me mëmëdheun dhe sikur më lehtë ajo realizohet nëpërmjet folklorit. Pikërisht këtë na sugjeruan fëmijët pjesëmarrës në konkursin më të ri të agjencisë – atë muzikor. Ai është me emrin e bilbilit të krahinës së Pirinit, këngëtares popullore Ljubka Rondova. Ndër 34 grupet dhe ansamblet vokale që u prezantuan çmimin e parë e mori 18 vjeçja Monika Azmanska nga shkolla “Bëllgarçe” në Dubaj.

Monika Azmanska

 “Fëmijëve të mare botës mund t’u them të krenohen se janë bullgarë, të duan Bullgarinë dhe të interesohen për kulturat e popujve të tjerë. Mirëpo, duke krahasuar kulturat do të zbulojnë, se kultura bullgare është shumë e pasur, ajo është një thesar të vërtetë dhe duhet të respektohet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Elena Karkallanova dhe Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD