Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një aplikacion mobil ndihmon për zbulimin e prerjes së paligjshme të pyjeve

БНР Новини
Foto: wwf.bg

Prerja e pyjeve është një problem serioz, i cili shqetëson si shoqërinë, ashtu dhe ekologët, pylltarët dhe institucionet shtetërore. Sipas të dhënave të organizatave ekologjike, afro një për qind e pyjeve asgjësohen, kurse të ardhurat e përpunimit të drurit janë rreth 100 mln leva në vit. Prerja e paligjshme nganjëherë është rezultat i indiferencës së institucioneve shtetërore. Shpeshherë përfaqësuesit e tyre mbyllin sy para krimit për shkaqe politike, ose për shkak të interesave personale. Që të ndërpriten këto krime kundër natyrës ka nevojë për publicitet dhe aktivitet nga ana e qytetarëve, janë të bindur ekologët. Instrumenti për këtë është platforma elektronike GIS, e krijuar nga anëtarët e WWF-Bullgaria. Më shumë hollësi për këtë na solli Aleksandër Dunçev – ekspert pranë organizatës:

Nuk mund ta zgjidhim problemin e prerjes së paligjshme vetëm nëpërmjet dërgimit të sinjaleve tek organet kontrolluese. Prandaj që para 2 – 3 vitesh krijuam platformën GIS, e cila jep mundësi që çdo një qytetar të orientohet dhe të sinjalizojë për prerjen e paligjshme në pyll, ose në qoftë se ka diçka të dyshimtë.”

Platforma përdoret nga 200-300 veta në ditë dhe na jep informacion të ndryshëm për pyllin, përfshi këtu nëse ka lejë për prerjen e tij apo jo. Përveç në Bullgari harta të tilla interaktive përpunohen në Rumani dhe Ukrainë, ku problemi i prerjes së pyjeve është i madh. Çdo muaj ekologët te ne marrin nja 4-5 sinjale për prerjen e paligjshme, por arrijnë t’i reagojnë vetëm një sinjali të tillë, sepse janë shumë pak. Ata shpresojnë që mediat t’i pasqyrojnë më shumë problemet e pyjeve. Kështu njerëzit do të kuptojnë se disa prej problemeve zgjidjen, edhe pse vështirë.

Gjatë këtyre viteve ne kemi kërkuar edhe vendime të përbashkëta me Agjencinë e Pyjeve për përmirësimin e legjislacionit pyjor, kështu qe të pakësohen sa më shumë abuzimet. Vendime të tilla ishin instalimi i GPS në kamionë dhe sigurimi i monitorimit me anë të kamerës në uzina, përdorimi i pllakave të posaçme me barkod në kamionë, përdorimi i biletave elektronike dhe i tabelave informative në zonat e prerjes së druve” – shtoi gjithashtu Dunçev.

Nga ana e vet drejtori i drejtorisë “Ruajtja e pyjeve” pranë Agjencisë Ekzekutive të Pyjeve Dimitër Batallov ngul këmbë për ndryshime në Kodin Ekzekutiv dhe në Ligjin për Shkeljet Administrative dhe Ndëshkimet, të cilat i përkasin kontrollit të shkelësve, që i presin pyjet. Sipas fjalëve të tij aktet vitin e kaluar kanë qenë 16 800, por janë paguar vetëm 15 për qind e gjobave. Sipas ligjit për shkeljet administrative dhe ndëshkimet, në qoftë se shkelësi është i papunë, ose në gjendje të rëndë sociale, mund të përpilohet akt kundër tij, por nuk mund ta marrin gjobën, sepse pronësia e shkelësit është e pamjaftueshme. Prandaj ata propozojnë një ndëshkim tjetër, sipas të cilit shkelësi duhet të punojë për një periudhë të caktuar në dobi të shoqërisë. Sipas statistikës së Agjencisë Ekzekutive të Pyjeve, shkelësit e rregullt te ne janë mbi 1000 veta.

Ekspertët e përqendrojnë vëmendjen e tyre tek një problem tjetër serioz – zjarret pyjore dhe mundësitë e shmangies së tyre. Shkaku kryesor zakonisht është gabimi i njeriut. Pyjet e dëmtuara nga zjarret shpeshherë nuk arrijnë të rimëkëmben dhe prandaj ka nevojë që sipërfaqet e tyre të mbillen përsëri. Në qoftë se pyjet nuk janë djegur krejtësisht, atëherë shpresohet tek rimëkëmbja e tyre e natyrshme. Sipas ekologëve, ky është varianti më i mirë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë 49 437 dynymë pyje janë prekur nga zjarret vitin e kaluar. Çmimi mesatar për rimëkëmbjen e një dynymi të pyllit është nga 800 deri në 1000 leva.

Asgjësimi i pyjeve e forcon efektin serrë, misionet e dëmshme nuk përpunohen nëpërmjet fotosintezës dhe niveli i oksigjenit në atmosferë pakësohet në mënyrë drastike, ndërsa pa oksigjen jeta jonë është e pamundshme. Është rëndësishëm ta kuptojmë këtë para se të bëhet tepër vonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ursula von der Leyen vizitoi Plovdivin dhe citoi Botevin

Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, u takua me banorët e Plovdivit. Vizita, e cila u zhvillua të dielën në Teatrin Antik në qytet, është pjesë e turneve në vendet anëtare të BE-së të kandidatëve kryesorë për presidentin e ardhshëm të..

botuar më 24-06-03 2.23.MD

Ivan Nikollov nga Bosilegradi u nderua me Urdhrin më të lartë Bullgar

Bullgaria është shtytësi kryesor i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse ne e kuptojmë se sa i rëndësishëm është ky integrim për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit. Por ne qëndrojmë fort në..

botuar më 24-06-03 12.58.MD

A stigmatizohen fëmijët me autizëm në Bullgari?

Në mbarë botën, çrregullimet e spektrit të autizmit po rriten në një progresion gjeometrik. Bullgaria nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Dhe nëse më shumë se një dekadë më parë një në 10 000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohej me autizëm, sot..

botuar më 24-06-03 7.05.PD