Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë tashmë u nënshkrua, tani mbetet vetëm të realizohet

БНР Новини
Foto: BGNES

Më 1 gusht në Shkup kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, zotërinjtë Zoran Zaev dhe Bojko Borisov nënshkruan Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit midis dy shteteve. Shumë vëzhgues, me bazë, e caktojnë këtë akt si historik.

Kjo marrëveshje u bë realitet 25 vjet pasi në vitin 1992 Bullgaria e para në botë dhe pa kusht e njohu pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë; 18 vjet pasi në vitin 1999 kryeministrat e të dy shteteve, zotërinjtë Ljubço Georgievski dhe Ivan Kostov, nënshkruan Deklaratën e Fqinjësisë së Mirë dhe pas bisedimeve 9-vjeçare në 12 raunde për një tekst të kësaj marrëveshjeje të pranueshëm për të dy palët.

Për palën maqedonase në vitin 1999 Deklaratën e Fqinjësisë së Mirë e nënshkroi lideri i partisë së të djathtas konservatore VMRO-DPMNE. Mirëpo, në vitin 2017 pikërisht kjo parti nuk e përkrahu Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit. Dokumentin e nënshkroi lideri i Bashkimit Socialdemokratik të Maqedonisë me orientime të së majtës, i cili sot është në pushtet në Maqedoni. Ndryshe nga Maqedonia, në Bullgari marrëveshjen e përkrahën të gjitha forcat parlamentare. Mosmarrëveshjet mbi këtë çështje midis forcave politike në Maqedoni nuk duhet të absolutizohen, sepse edhe në vet VMRO-DPMNE-në, pozitat janë kontradiktore dhe ka të ngjarë që ato të evoluohen.

Për rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë flasin edhe reagimet ndërkombëtare. Menjëherë pas aktit, në një deklaratë të përbashkët përfaqësuesja supreme e BE-së për politikën e jashtme Federika Mogerini dhe konmisionari evropian i zgjerimit Johanes Han theksuan, se marrëveshja është një hap përpara në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe përkrah perspektivën evropiane të Maqedonisë. Ministri i jashtëm i Gjermanisë Zigmar Gabriell theksoi, se Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje historike, me të cilën dërgojnë një sinjal të rëndësishëm për një bashkëpunim të suksesshëm jo vetëm dypalësh, por edhe rajonal ballkanik. Ministria Franceze e Punëve të Jashtme komentoi, se marrëveshja do të lejojë që Shkupi dhe Sofja të forcojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin, të cilët janë me rëndësi për procesin e integrimit evropian. Pak para nënshkrimit pozita analogjike shprehën Ambasadat e SHBA-së në Sofje dhe në Shkup.

Për palën bullgare edhe kryeministri Bojko Borisov dhe ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva caktuan nënshkrimin e dokumentit si një hap drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Maqedoninë, gjë që në fund të fundit do të jetë në varësi nga realizimi i klauzolave të kontraktuara. Të dy palët treguan vendosmërinë e tyre të mos vonojnë me realizimin, duke firmosur bashkë me Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë edhe Memorandume Ndërqeveritare për zhvillimin e lidhjeve hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit dhe për bashkëpunim në fushën e furnizimit të gazit natyror.

Kur në qershor gjatë vizitës së tij në Sofje kryeministri Zoran Zaev siguroi, se Maqedonia mbyll një kapitull nga historia e nacionalizmit dhe urrejtjes, dhe hap një kapitull të ri të së ardhmes evropiane për të gjithë, nga Radio Bullgaria komentuam, se të dy palët deklaruan qëndrime të mira, por mbetet që ato të realizohen. Pas nënshkrimit të djeshme të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë arsyet për optimizëm janë edhe më të mëdha.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. i asociuar Hristo Hristev: Parlamenti Evropian nuk është çështje numrash, por përgatitjeje dhe kuptimi se si funksionon BE-ja

Parlamenti Evropian është organi i vetëm në BE i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. 6 138 050 votues bullgarë kanë të drejtë të emërojnë 17 përfaqësues politikë për ta përfaqësuar Bullgarinë në Parlamentin e ri Evropian për pesë vitet e..

botuar më 24-06-09 9.10.PD
Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD

Fushata për zgjedhjet evropiane mbeti nën hijen e zgjedhjeve të radhës të parakohshme parlamentare në Bullgari

Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë , por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian..

botuar më 24-06-06 7.30.PD