“Kur dëgjohet diagnoza kancer, gjithnjë ka stres dhe panik. Pikërisht atëherë ka nevojë për ndihmën e psikologut profesional, i cili të japë udhëzime për hapat përpara. Në Bullgari, për fat të mirë, niveli i onkologjisë është mjaftë e mirë. Kemi akses te metodat më moderne të mjekimit, të tilla siç janë në Evropë.” Këtë e tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Diana Guneva, bashkëpunëtore në Fondacionin “Një nga 8”, e cila u jep ndihmë grave të diagnostikuar me kancer të gjirit.
Aktualisht ekipi i fondacionit, themeluar nga drejtuesja televizive Nana Gladwish, është duke vizituar 25 qytete të vendit në kuadrin e projektit “Mike të zemrës”. Qëllimi është të vendosin kontakt me grat që vuajnë nga kjo sëmundje. Sipas këtij projekti sigurohen konsultime individuale psikologjike, teknika për përballimin e stresit dhe terapi të arit, jepen këshilla për ushqimin në kohën e mjekimit e kështu me radhë.
“Atë që na bëri përshtypje ishte, se interesi ndaj neve në vend është i madh – rrëfen Diana Guneva. – Njerëzit kanë nevojë të bisedojnë me ne, të shfrytëzojnë përvojën tonë, të përfitojnë nga shërbimet, të dëgjojnë se ndonjëri inspiron te ta shpresë, të takohen me njerëz të cilët e përballuan sëmundjen. Për fat të keq nuk ka aq shumë organizata të tilla në vendbanimet e veçanta. Prandaj vendosëm të realizojmë ato vizita në qytetet e ndryshme.”
Sipas organizatës bamirëse britanike Breast Cancer Care, një nga çdo tetë gra gjatë jetës sëmuren nga kanceri i gjirit. Në Bullgari për vit këtë diagnozë e dëgjojnë përafërsisht 3 800 veta. Problemi i diagnostikimit në Bullgari është më tepër në mungesën e mjaftë informacionit, zgjedhjes së informuar për mjekim dhe përkrahjes psikologjike. “Lajmi i keq është se gjithnjë e më shumë gra të reja diagnostikohen me këtë sëmundje”, thekson Diana Guneva. Për fat të keq, edhe në dekadën e dytë të shekullit XXI kanceri është një temë tabu. Ka gra të cilët nuk flasin për diagnozën e tyre.
Diana Guneva gjithashtu zhvillon betejën e vet me kancerin e gjiri. Për këtë se si mësoi për diagnozën dhe çfarë i dha asaj forcë të vazhdojë përpara edhe të përkrahë gra të tjera në këtë situatë, tregon: “Kur në vitin 2013 më diagnostikuan u trishtova. Kërkova ndihmën e psikologut. Pas kësaj fillova të punoj vullnetarisht në fondacionin “Një nga 8” si instruktore e jogës dhe pillatesit. Më vonë hyra në ekip. Kjo më jep forcë për të vazhduar luftën me kancerin. Kur u ndihmoj të tjerëve unë i ndihmoj edhe vetes. Kështu përballoj problemin.” Me një forcë pozitive ajo u uron të gjitha grave të jenë të shëndoshë dhe shton:
“Në se ndonjëri do të dëgjojë se ka kancer të gjirit, duhet të mbajë mend se kjo sëmundje në stadin fillestar mund të mjekohet. Onkologjia është mjaft e avancuar. E kam të qartë se si e ndjen veten një njeri i tillë, por duhet të mbajë mend, se nuk duhet të përqendrohet mbi problemin, por mbi zgjidhjen e tij.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e..