E quajnë shkrimtarin Angell Karalijçev “krijues të botëve magjike”. Ai është tregimtari, përrallët e të cilit për fëmijë nxjerrin lot në sytë e të moshuarve. Me fjalë pikturon dhe krijon botën e së mirës, fisnikërisë, bukurisë dhe ngrohtësisë. Me përrallët e shkrimtarit Angell Karalaijçev rritën breza të tëra bullgarësh. Që prej kohe ato konsiderohen një klasikë, e cila edukon mirësitë e përjetshme njerëzore, pa dhënë këshilla dhe pa imponuar vlera morale. Heronjtë e tij janë figura dalluese që mbahen mend. Ata sikur gjallërojnë para neve, pavarësisht nga dekadat që qëndrojnë midis nesh dhe krijimit të tyre. Biografia krijuese e shkrimtarit përfshin tregime, novela, përralla. Një nga librat e tij me popullaritet më të madh është “Bota përrallore”. Për të Angell Karalijçevi u dekorua me Fletën e Nderit me emrin e Andersenit nga Këshilli Ndërkombëtar për Letërsi së Fëmijëve dhe të Adoleshentëve /IBBY/ dhe u regjistrua në librin nderi “Hans Kristijan Andersen”.
Angell Karalijçevi është prej këtyre mjeshtërve gojëmbël të fjalës, të cilët e gjejnë frymëzimin në fëmijërinë. “Fshati im i lindjes Strazhica shtrihet nja 40 kilometra larg kryeqytetit bullgar të mesjetës Veliko Tërnovo, – rrëfen shkrimtari. – Rrita afër brigjeve të një lumi të vogël, por të zhurmshëm dhe të vrullshëm, i cili çdo vere pas shirave të mëdha, përmbytej mëhallën më të poshtme të fshatit dhe u sillte dëme të mëdha fshatarëve duke mbytur kafshët, shpendët shtëpiakë, merrte me veten duajt me kashtë, gardhet e oborreve. Nëpër bjeshkët përreth fshatit dëgjohej kërcëllima e plugjeve të drunjta, të cilat mezi lëvizeshin mbi tokën e thatë. Bijtë trashëgimtarë ndaheshin arat e baballarëve duke i kthyer në lehe të ngushta të papërshtatshme për përpunim. Vit pas viti arat bëheshin gjithnjë e më të vogla dhe shterpe. Pasi toka nuk mund të nxirrte bukën e gojës të të gjithë banorëve të fshatit, një numër të madh burrash që nga pranvera e hershme shkonte në Rusinë Jugore, Rumaninë dhe Hungarinë për të bërë kopshtarë. Ati im shkonte kopshtar në Transilvani. Me dhembje të madhe, ne tre vëllezër dhe një motër i pritëm të kthehet gjatë vjeshtës...”
Për një radio program për fëmijët nga muaji maj i vitit 1966, shkrimtari tregon për të ëmën Rada, e cila dinte shumë këngë popullore, të cilat i këndonte çdo ditë në shtëpi me zë të ngrohtë. Në po këtë transmetim Angell Karalijçevi kujton edhe çastin kur mësuesi i tij i gjuhës bullgare e lavdëroi për shkrimin e tij me temë të lirë, në të cilën përshkruante vuajtjet e bashkëfshatarëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Në sajë të kësaj “vepre të parë letrare” mësuesi e ftoi shkrimtarin e ardhshëm në shtëpi, ku i ofroi atij libra nga biblioteka e pasur që dispononte.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..