Për banorët e malit Stranxha rajoni Petrova Niva (Lëndina Petrova) është një tokë e shenjtë. Aty në vitin 1903 u zhvillua një kongres me pjesëmarrjen e anëtarëve të Organizatës Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë. U miratua vendim për shpalljen e një kryengritjeje, e cila u shpërthye më 6 gusht – Ditën e Shpërfytyrimit të Krishtit. Për heroizmin e udhëheqësve Mihaill Gerxhikov, kapitenit Stamat Ikonomov, Llazar Maxharov, Georgi Kondollov, për të gjithë kryengritësit, banorët mirënjohës të Stranxhës tregojnë në këngë. Vetëm për disa ditë Stranxha u çlirua dhe u shpall Republika e Stranxhës. Mirëpo, lufta e heronjëve u shua me mizori të përgjakëshme.
Edhe më sot pasardhësit shfaqin respektin e tyre me një tubim përkujtimor çdo gushti në zonën Petrova Niva në malin Stranxha. Aty ngrihet një Monument i Revolucionarëve të cilët sakrifikuan jetën në këtë betejë, u ndërtua një Kishë Eshtërore “Shën Petka” dhe u rregullua një ekspozitë muzeore me eksponate dhe fotografi nga Luftërat Çlirimtare të Bullgarëve nga Trakia dhe Maqedonia. Më 19 gusht të këtij viti u shënua solemnisht përvjetori i 114-të i Kryengritjes së Ilindenit në Lëndinën Petrova. Që të përulen para sakrificës së paraardhësve erdhën mijëra njerëz. Ndër të pranishmit ishte edhe presidenti Rumen Radev, nën kujdestarin e të cilit zhvillohen kremtimet. Në lidhje me këtë datë përkujtimore u organizua edhe Konkursi Folklorik “Me këngën e Manoll Mihajllovit”.
Manoll Mihajllovi është një këngëtar i njohur i krahinës së malit Stranxha. Lindi në fshatin Gramtikova. Kënga e vendlindjes pa u ndërprerë ishte shoqëruesi i jetës së tij. Vet ai kreu një punë të gjerë kërkimore lidhur me traditat dhe ritet tradicionale të krahinës së Stranxhës. Fryt i këtyre studimeve është libri i tij “Kënga Folklorike e Stranxhës”. Incizimet e këngëtarit në Radion Kombëtare Bullgare janë më se 550. Vet ai pranon: “Popullaritetin e fitova në sajë të këngëve nga repertori im, të cilat transmetoheshin në radio. Pjesa dërmuese prej tyre i është kushtuar Kryengritjes së Ilindenit." Që këtu lindi edhe ideja në programin e Tubimit “Lëndina Petrova” të përfshihet edhe Konkursi “Me këngët e Manoll Mihajllovit” . Organizatori i kësaj feste muzikore është këngëtari i ri i krahinës Stranxha Kostadin Mihajllov. Për edicionin e parë të konkursit vet ai tha:
“Gëzohem, se jo vetëm që organizuam, por edhe realizuam një ëndërr – konkursin “Me këngët e Manoll Mihajllovit”. Pjesëmarrësja më e vogël ishte nga qyteti Burgas. Kjo ishte 6-vjeçarja Marija Panajotova. Këngëtari më i moshuar, që u prezantua, ishte 78 vjeçar. Për ne – brezi i ri muzikor, Manoll Mihajllovi është një vojvode. Ai interpretoi kaq shumë këngë për hajdutë, komitë, kështu që ishte e domosdoshme që të organizohet një konkurs i tillë. Shpresoj, se që këtu e tutje shumë vite me radhë do të realizojmë këtë konkurs.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BTA dhe arkiv personal
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..