Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkimi i Bullgarisë – një mësim historik, i cili tregoi se fuqia e bullgarëve fshihet në unitetin e tyre

БНР Новини

Më 6 shtator Bullgaria shënon Ditën e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Parahistoria e kësaj date të rëndësishme për ne filloi më 3 mars 1878 me nënshkrimin e Traktatit të Paqes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë. Sipas tij Bullgaria e çliruar nga zgjedha pesëshekullore turke u bë “principatë autonome me qeveri të krishterë dhe milici popullore”. Kufijtë e saj rrethonin territoret e Eksarkisë Bullgare. Ajo dispononte troje të gjera të populluara me bullgarë etnikë dhe ishte njohur si e pavarur nga Porta e Lartë. Traktati ishte i përkohshëm, kurse veprimi i tij ishte në fuqi vetëm 4 muaj – deri në korrik 1878, kur u nënshkrua Traktati i Berlinit. Është paradoks se në Berlin, si edhe në Shën Stefan, nuk kishte përfaqësues bullgarë. Bullgaria shpresonte te vullneti i mirë i Fuqive të Mëdha, çdo një prej të cilave i kishte interesat e veta.

СнимкаKongresi i Berlinit e ndau Bullgarinë e Shën Stefanit në disa pjesë – Principata e Bullgarisë, Rumelia Lindore, e cila u bë autonomi nën pushtetin e sulltanit, dhe Maqedonia, Trakia e Edrenesë dhe Rodopet, të cilat u kthyen në Perandorinë Osmane. Mirëpo, lidhjet mes rajoneve të ndara bullgare nuk u ndërprenë. Ato ishin shumë aktive kryesisht mes Principatës së Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore. Në Rumeli lindi një lëvizje e fuqishme popullore për bashkimin e të gjithë bullgarëve. Kishte nevojë për një lider, i cili ta kryesonte popullin. Si i tillë u shfaq Zahari Stojanov, në fillim bari i zakonshëm, kurse më vonë publicist dhe shkrimtar, një prej apostujve të Kryengritjes së Prillit. U krijua një Komitet Sekret Qendror Revolucionar, si komitetet revolucionare nga koha para Çlirimit. Ideja ishte që nëpërmjet kryengritjes në Rumelinë Lindore të hidhet poshtë pushteti osman dhe krahina të bashkohet me Principatën e Bullgarisë.

Komiteti Sekret Qendror Revolucionar, viti 1885. Nga e majta në të djathtë: Kosta Panica, Ivan Stojanoviç, Zahari Stojanov, Ivan Andonov dhe Dimitër Rizov

Kryengritja filloi më 2 shtator 1885 në Panagjurishte me qitje dhe thirrje “Poshtë Rumelia, Rroftë Bashkimi”. Iniciatorët u arrestuan, por pak pas kësaj u çliruan nën presionin e shoqërisë. Rebelimi u zgjerua. Më 5 shtator gjeneral-guvernatori i Rumelisë Lindore Gavril Krësteviç thirri ngutshëm një mbledhje, ku u mor vendim që të mos informohet Stambolli, pavarësisht se çfarë do të ndodhte. Ushtarakët e përkrahën popullin e rebeluar. Në emrin e komitetit revolucionar Zahari Stojanov dhe një anëtar tjetër i komitetit – Ivan Andonov, e informuan gjeneral-guvernatorit Gavril Krësteviç për rrëzimin e tij nga pushteti. U shpall Bashkimi i Bullgarisë Jugore me Bullgarinë Veriore nën skeptrin e princit bullgar Aleksandër I. U krijua një qeveri e përkohshme me në krye Georgi Stranski, e cila duhej t’i udhëhiqte territoret e bashkuara deri në mbërritjen e princit.

Princi Aleksandër Batenberg hyn në Plovdiv në krye të regjimentit të kavalerisë bullgare, gravurë

Lajmi për bashkimin u shpall në momentin kur princi Aleksandër Beteberg ishte në rezidencën e vet afër Varnës. Ai u nis menjëherë për në Tërnovo dhe më 8 shtator publikoi një manifest, me të cilin njohu zyrtarisht Bashkimin e Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore.

СнимкаSot pak politikanë do të bënin një hap të tillë kundër vullnetit të të gjitha Fuqive të Mëdha dhe madje pa përkrahjen e Rusisë” – thotë në një incizim që ruhet në Fondin e artë të Radios Kombëtare Bullgare koloneli tashmë i vdekur Petko Jotov, ish drejtor i Muzeut Historiko-Ushtarak Kombëtar dhe shton: 

Bashkimi ishte përgatitur që në vitin 1880. Mirëpo, në këtë etapë Rusia arriti t’i ndalojë organizatorët e tij. Ajo i frenoi me argumentin se do të rrëzohen dhe Bullgaria do të vdesë. Mirëpo, gjatë vitit 1885 madje Zoti nuk ishte në gjendje ta ndalonte Bashkimin. Rusia ishte kundër tij, sepse ajo nuk mund ta mbronte para Fuqive të Mëdha. Në fakt pala bullgare kishte përgatitjen e domosdoshme në këtë drejtim. Batenberg kishte zhvilluar bisedime diplomatike me oborrin mbretëror anglez, me Austro-Hungarinë dhe deri diku me Gjermaninë. Faktikisht ai e përgatiti Bashkimin në plan ndërkombëtar dhe ra dakord për ta kryesuar megjithë mungesën e përkrahjes nga ana e Fuqive të Mëdha.

Kështu 7 vjet pas Çlirimit bullgarët ndiheshin të gatshëm për t’u kundërvënë Fuqive të Mëdha. Brenda kësaj periudhe ata arritën t’i vendosin themelet e ekonomisë së tyre, të institucioneve demokratike dhe të ushtrisë së fortë. Bullgaria kurrë nuk ka qenë më unike se sa në atë moment. Bashkimi u përgatit nga komitetet revolucionare në Rumelinë Lindore, u përkrah nga qeveria bullgare dhe nga princi Aleksandër Batenberg, nga partitë politike dhe populli.

Monumenti i Bashkimit në Plovdiv

Bashkimi është mësimi i parë i shkëlqyeshëm dhe ndoshta i vetëm për nga rëndësia e vet në historinë tonë. Për fat të keq ai është akti i vetëm i unitetit në mendimet, ndjenjat dhe veprimet e bullgarit, sepse më vonë ne përsëri i treguam veçoritë tona individuale” – thotë në incizimin në fjalë koloneli Petko Jotov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Wikipedia dhe arkivi



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD