Athina është kundër ngrirjes së negociatave të BE-së me Turqinë
Kryeministri grek Aleksis Cipras (i cituar nga ABC) shpalli se “Bashkimi Evropian do të bëjë gabim, po të përfundojë negociatat për anëtarësinë e Turqisë”. Gjermania dhe Austria tashmë e bënë këtë propozim, mirëpo sipas Ciprasit një vendim i tillë do të jetë gabim strategjik, prej të cilit mund të përfitohet Presidenti turk Rexhep Erdogan. Kryeministri grek ngul këmbë se Turqia është një forcë e rëndësishme rajonale dhe marrëdhëniet me të duhet të mbeten të mira.
U zgjodh Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Gramoz Ruçin për kryetar të Kuvendit.Ruçi qe propozimi i vetëm për postin e kryetarit, i bërë nga grupi parlamentar socialist. Votat për tërezultuan 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa deputetët e LSI-së nuk morën pjesë në votim.
Kosova tashmë ka qeveri të re
Me 61 vota pro dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re me Kryeministër Ramush Haradinaj. Ligjvënësit nga lëvizja opozitare “Vetëvendiosje!” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk qëndruan në sallë në momentin që qeveria Haradinaj ishte hedhur në votim. Haradinaj shpalli se aderimi i Kosovës në NATO dhe në BE-në do të jenë prioritetet e kabinetit të tij dhe nënvizoi domosdoshmërinë për dialog me Serbinë. Pasi prezantoi Programin e qeverisë ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të bëhen gati për një “Kosovë të re”.
Beogradi kërkon marrëdhënie të mira me Shkupin
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç tha se nuk ka zhvilluar bisedime me homologun e saj maqedonas Zoran Zaev në lidhje me mundësinë që Shkupi ta përkrahë anëtarësinë e Kosovës në Interpol, mirëpo shpalli se Beogradi do të bëjë çmos për të pasur marrëdhënie të mira me Maqedoninë. Duke kujtuar se i ka drejtuar një ftesë zyrtare Zaevit për vizitë në Serbi gjatë nëntorit, Bërnabiç shprehi pritjen se saj se në këtë vizitë do të planifikohet një seancë të ardhshme të përbashkët të qeverive të dy shteteve.
Në ujërat e Detit të Zi në territorin e Rumanisë u ndaluan 200 klandestinë
Roja bregdetare rumune ndaloi në Detin e Zi dy varka peshkimi me 200 migrantë në to, informuan nga Bukureshti. Në njërën varkë ka pasur 97 shtetas të Iranit dhe Irakut dhe ajo është kapur vetëm 1 milje detare nga bregdeti bullgar. Po zhvillohen hetime për të saktësuar nga ka ardhur ajo. Nga fillimi i gushtit janë kapur katër mjete të tilla lundrimi dhe fqinja jonë shqetësohet se bëhet fjalë për një itinerar të ri për migrantët ilegal dhe për një alternativë të rrugës së rrezikshme mesdhetare për ata që kërkojnë strehim në Evropë.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: EPA/BGNES
Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..
Pothuajse dy të tretat e bullgarëve besojnë në teoritë e konspiracionit, tha për BNR Todor Galev nga Qendra për Studimin e Demokracisë në bazë të një sondazhi ekspres të opinionit publik, i cili do të prezantohet sot. Shumica e njerëzve..
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet për deputetë në Parlamentin e 10-të Europian, si dhe për përfaqësues në Asamblenë e 50-të Kombëtare në vendin tonë. Fundi i fushatave zgjedhore është gjithashtu afër - koha kur kandidatët për pushtet..
Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin..
Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i..