Magjia e folklorit bullgar pushton si bullgarët, ashtu dhe të huajit që prej shekujsh. Ai është pjesë e kartëvizitës së Bullgarisë para botës, kurse motivet e këngëve të ndryshme përdoren nga një sërë muzikantësh të njohur nga mbarë bota në veprat e tyre. Në këtë mënyrë folklori përjeton diçka si Rilindje dhe njihet dhe pëlqehet nga një auditor më i gjerë, në të cilin bëjnë pjesë gjithnjë e më shumë bullgarë të rinj. Ata fillojnë të kërkojnë informacion për muzikën, vazhdimisht mësojnë për grupe të reja, vizitojnë koncertet e tyre. zbulojnë një botë të tërësishme, plotë tradita dhe bukuri të virgjër.
Që nga fillimi i muajit shtator tetë studentë bullgarë dhe një nxënës e lavdërojnë vendin tonë në platformën botërore për muzikë etno Ethnocloud, duke interpretuar dy këngë popullore “Kuajt e Xhaxhait” dhe “O Kalino, o Kalinçe”. Ato zënë vendet e para në klasifikimin Top 40 në sajt. Me këtë rast biseduam me udhëheqësin e tyre – fyelltari Vlladimir Veliçkov, i cili na tregoi për krijimin e grupit të tyre “Zharava”.
“Zharava” është një formacion muzikor studentor pranë Universitetit të Plovdivit “Pajisij Hilendarski”. Ideja për krijimin e tij lindi në procesin e punës sime me studentët në universitet, sepse shumë prej tyre kanë dëshirë të krijojnë muzikë mbi bazën e folklorit bullgar dhe ta paraqitin në një mënyrë më moderne para njerëzve të rinj. Studentët e mi që mësojnë në degën e “Fyellit” dhe këngëtaret, të cilat merren me muzikë popullore, shfaqën dëshirë për të bërë analogë të disa këngëve popullore bullgare në një variant më modern. Fillova të punoj me studentët e mi, që bëjnë studime në degën e “Fyellit”, duke u prezantuar atyre mënyrat jotradicionale të ekzekutimit të muzikës me fyell. Meqenëse një prej studentëve të mi është shumë i mirë, i tregova atij disa skema dhe motive prej stileve funk dhe fusion, që të mund të shoqërojë me fyell, duke i gërshetuar edhe këto stile. Pas kësaj disa këngëtare thanë se kjo është shumë interesante. Ato e interpretuan këngën “Kuajt e xhaxhait” dhe kështu u formua grupi.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..