Ai i lidh zemrat e thyera me fashë dhe na çon nëpër një rrugicë të ëmbël ndaj lumturisë. Na mbush me dëshirë dhe tamam si imazhi i personit tonë të dashur gjithmonë ndodhet pranë nesh.
Çokolata është “fryti i ndaluar” në të gjitha dietat dhe joshja, e cila në çastet kritike i mposht bile personat më të vullnetshëm. Ndoshta kështu ishte deri tani, mirëpo në treg doli një libër, i cili na këshillon ta shmangim tundimin duke u dhënë pas tij. “Ha çokollatë dhe humb peshë” nuk është vetëm një dietë e dënuar me dështim, por ka një efekt anësor – zëvendëson fytyrën e shtrembëruar me buzëqeshje.
"Në fakt shumica e njerëzve, të cilët janë në ndonjë dietë, nuk janë të lumtur, sepse zakonisht regjimet ushqimore janë shumë të kufizuara dhe nuk janë bërë në mënyrë të mençur – mendon trajneri i fitnesit dhe autori i librit Llazar Radkov. – E vërteta është se ne mund të ushqehemi në mënyrë të mirë për trupin tonë dhe taheqim dhjamin e tepërm, pa nevojë të reduktojmë gjysmën e ushqimeve në menunë tonë. D.m.th. gjërat nuk janë aq të vështira , po t’i bëjmë në mënyrë të mençur."
Në se regjimi ynë i ushqimit,i lëvizjeve dhe mënyra e jetës janë në harmoni, nganjëherë mund të shijojmë kënaqësitë e vogla si çokollatën. Për fat të keq nuk ekziston një produkt magjik, i cili do të na ndihmojë të humbim peshë – prandaj duhet të kemi kujdes për sasinë e ushqimeve, gjumit, lëvizjeve. “Çokolata më lehtë mund të na tundojë – tha Llazar Radkov, sepse është jashtëzakonisht e shijshme, stimulon oreksin dhe qetëson." Dhe për të mos rënë në putrat e saj, autori i librit ofron një sfidë rigoroze ushqimore dhe motorike, me të cilën mund të humbim nga 6 deri më 10 kilogramë. Me vetëm gjysmë çokolatë... për kënaqësi.
“Dy gjërat më të thjeshta dhe më efektive, të cilat mund t’i bëjmë janë të pimë më shumë ujë dhe të hamë më shumë perime – këshillon Llazar Radkov. – Kur pimë më shumë ujë kontrollojmë oreksin, sepse nganjëherë trupi ynë interpreton në mënyrë të gabuar sinjalin e urisë. Perimet më shpejt na ngopin dhe me to nuk mund të teprojmë Nuk është e rastit se sallata hahet para ushqimit kryesor. Kështu vetëm me këto dy masa dhe pa nevojë t’i llogaritim kaloritë, do të fillojmë të pranojmë më pak ushqim dhe të humbim peshë.”
Dhe të nisemi në rrugën e vetëdijes.
“Kjo është një nga gjërat kryesore, të cilën ua rekomandoj njerëzve – pavarësisht nga regjimi i të ushqyerit ose trajnimit, tha Llazar Radkov. Efikasiteti i secili programi varet nga kjo se si ndihemi dhe si kuptojmë sinjalet, të cilat trupi ynë na jep. Me rëndësi është të kemi kujdes për sinjalet për uri, energji, mprehtësinë e mendimit. Dhe në se diçka nuk është në rregull duhet ta kontrollojmë përsëri tërë procesin. Sepse trupi ynë gjithmonë na tregon rrugën e drejtë, vetëm duhet ta respektojmë dhe të mos e tensionojmë atë më shumë sesa duhet.”
Me fjalë të tjera – gjithçka që e bëjmë duhet të jetë në përputhje me mundësitë tona, duhet të rritë cilësinë e jetës sonë dhe të bëjë kështu që të ndihemi më mirë. Pa uri, pa trajnime tepër të lodhshme dhe ... me ca copa çokollatë. “Ha çokolatën me kënaqësi me kafenë e mbasditës, me një shprehje të fytyrësshumë të lumtur, detyrimisht para të gjithë kolegëve,duke provokuar sa më shumë zili” – këshillon duke bërë shaka trajneri.
Llazar Radkov preferon të prezahntohet në mënyrë modeste – si furnizues i këshillave të mira dhe motivimit. Javën e kaluar ai mblodhi në një nga parqet e Sofjes mijëra njerëz – për të thyer rekordin botëror për më shumë njerëz që bëjnë pompa në të njëjtën kohë. Me kauzën e tij #30 për 30 ai përpiqet të motivojë një milion bulllgarë të bëjnë ushtrime çdo ditë në vazhdim të një muaji dhe inspiroi njëqind veta të marrin pjesë në falshmobin “Pompa para Kuvendit për 180 sekonda”. Mirëpo misioni i tij më i vështirë me siguri është ai i fundit – të bëjë kështu që adhuruesit e çokollatës vetë të përcaktojnë kufijtë e tundimit të tyre më të madh, duke shtypur frenat në mes. Pavarësisht se tashmë e kanë shtuar shpejtësinë.
Dhe më në fund – si të biem në gjumë me mendimin se diku në shtëpi ka mbetur gjysmën e dytë të çokollatës?
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..