Lika Janko lindi në Sofje në vitin 1928 në familjen e mërgimtarëve shqiptarë. Imagjinata e saj frymëzohej nga tablotë e piktorëve francezë të gjysmës së dytë të shekullit XIX. Mirëpo, jeta reale në vend i tregoi, se ky shembull nuk duhet të ndiqet. Si studente në Akademinë e Arteve Figurative, profesorët nuk i pranonin veprat e saj dhe gjithnjë i vënin nota mesatare. Ja përse para afro gjysmë shekulli tablotë e piktores Lika Janko konsideroheshin avangarde. Për shkak të tre tablove, të cilat nuk i përgjigjeshin “estetikës” së realizmit socialist, ekspozita e saj e parë me vete u mbyll ditë të numëruara pasi hapi dyer. Kështu piktorja mbeti e mbyllur në atelienë e saj më se 14 vjet me radhë.
Sot disa prej veprave të saj nga pothuajse të gjitha periudhat e krijimtarisë janë të rregulluar në galerinë e kryeqytetit “Kolorit”. Kuratorja e ekspozitës Neda Mitkovska thekson, se mund të shihen edhe katër vepra të pa prezantuara deri tashti dhe vazhdon:
“Megjithëqë është fëmijë e mërgimtarëve shqiptarë, Lika Janko, gjithënjë thoshte se e ndjen veten bullgare. Mezi 15 vjeçare u pranua në Akademinë e Arteve Figurative në klasën e piktorëve Deçko Uzunov dhe Ilija Petrov. Që atëherë ajo shfaqte stilin e vet të guximshëm dhe të dallueshëm. Gjatë periudhës, në të cilën ishte ndaluar të prezantoheshin veprat e saj, ajo as rregullonte ekspozita me vete, as përfshihej në ekspozitat kolektive të Lidhjes së Piktorëve Bullgarë. Mirëpo, në atë kohë veprat e saj i zbuloi atashoja e Francës në Bullgari dhe në sajë të tij edhe ambasadat e tjera shfaqën interes ndaj krijimtarisë së saj. Më se 200 janë veprat e piktores Lika Janko që janë pronë të koleksioneve private jashtë shtetit. Tablo të saj ka në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Amerikën Jugore, Indonezi. Krijimtaria e saj shoqërohet njëkohësisht me pranim dhe mohim të veprave.”
Piktores gjithnjë i pëlqente çdo gjë e guximshme, interesante, jo e zakonshme. Kjo mund të shihet edhe në veprat e saj.
“Ekspozita e saj e parë me vete ishte në vitin 1967. Tematika dhe tablotë e saj nuk ishin të parë deri atëherë. Stili, i cili ajo filloi të zhvillojë, ishte krijuar nga vet ajo dhe më vonë vet ajo e përsosi – tregon Neda Mitkovska. – Ekspozita u mbyll vetëm disa ditë pasi u hap dhe piktores iu ndalua të prezantojë veprat e saj. Kjo vazhdoi deri në vitin 1981. Kjo për arsye, se pushtetarët e atëhershëm e akuzuan në avangardizmin, formalizmin, mungesën e disiplinës. Mirëpo, gjatë kësaj periudhe 14 vjeçare ajo nuk pushoi së punuari dhe jetonte vetëm me artin, i cili ishte tepër i kërkuar nga ambasadorë dhe diplomatë.”
Në se ka ndonjë krijues, nga i cili Lika Janko të ngazëllohej dhe të pranonte ndikimin e tij mbi krijimtarinë e saj, ky padyshim ishte Vinsent van Gog – “mësuesi i vetëm shpirtëror”, siç e quante. Kritiku francez Pier Restani e krahasonte me Pikasonë, duke thënë se ajo është “Pikaso në fustan”. Mirëpo, piktorja përgjigjej me thjeshtësi: “Unë jam Lika”.
“Asaj i ndikuan piktorë si Sezan, van Gog, Gogen. Edhe për balerinat e famshme të Degasë u regjistrua të mësojë balet, që të zbulojë lëvizjet e tyre për të rikrijuar në mënyrë më realiste në veprat e veta – vazhdon rrëfimin Neda Mitkovska. – Lika Janko me siguri mund të quhet “sunduesi i ngjyrës së bardhë”. Vet piktorja thoshte, se boja e bardhë nuk i mjaftonte, se e bardha është ngjyra e Zotit. Ajo përdorte gjëra të ndryshme të natyrshme për tablotë si midhje, gurrëza, copëza litarë, spango, të cilat i afroheshin me natyrën. Format e saj janë të çuditshme – edhe disa mund të thonë, se janë primitive, por ato janë të rregulluara në mënyrë të përsosur. Thënë me një fjalë krijimtaria e saj është me përmasa të gjera.”
Lika Janko u nda nga jeta në vitin 2001 dhe deri në çastin e fundit mbeti me furçën dhe paletën në dorë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Diana Cankova
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..