Sot vendi i shkencës nuk është vetëm në universitetet, qendrat e studimit dhe muzetë. Ajo gjithnjë e shumë shpesh bëhet pjesë e jetës sonë të përditshme. Nisma “Nata evropiane e shkencëtarëve” është akoma një përpjekje tjetër për afrimin njerëzve që nuk merren me punë shkencore tek bota e gjerë e studimeve.
Qëllimi është që të njihemi nga afër me njerëzit dhe të fshehtat, të cilët qëndrojnë në themelin e eksperimenteve të shumta dhe përpunimeve në fusha të ndryshme. Interesi ndaj kësaj nisme edhe sivjet ishte shumë i madh dhe tendenca është pozitive – çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz marrin pjesë në të. Ky ishte edicioni i dhjetë dhe në të u përfshinë 11 qytete bullgare – Bllagoevgrad, Burgas, Varna, Kotell, Pleven, Plovdiv, Ruse, Sliven, Smoljan, Stara Zagora dhe Sofja. Në kryeqytet ngjarjet në kuadrin e natës u zhvilluan në 14 vende – në kompleksin arkeologjik nën sheshin “Pavarësia”, në Muzeun Politeknik Kombëtar, në Observatorin Astronomik pranë Universitetit të Sofjes dhe në kompleksin Sofia Tech Park. Në Sofia Tech Park shkencëtarë nga 11 laboratorë prezantuan punën dhe shpikjet e tyre. Për të gjithë ata Sofia Tech park është vendi ku mund të realizojnë ëndrrat e tyre dhe me dijet dhe shkathtësitë e veta të jenë të dobishëm për shoqëri. Më parë ju takojmë me Javor Papazov, i cili është një nga themeluesit e Laboratorit për Siguri Kibernetike.
“Laboratori ynë është krijuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian dhe punojmë nën kryesinë e Ministrisë së Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit. E përmend këtë fakt sepse qëllimi ynë kryesor është rritja e konkurrueshmërisë së ekonomisë bullgare me anë të investimeve në fushën e sigurisë kibernetike. Ne jemi përqendruar mbi hulumtime dhe projekte, të cilat mund të lehtësojnë zbatimin e inovacioneve në sigurinë kibernetike të ndërmarrjeve bullgare.”
Dy prezantime treguan se çfarë ndodh me një kompjuter të infektuar me viruse dhe rreziqet për rrjetet e pambrojtura kompjuterike pa tel. Sipas Javor Papazovit administruesit e rrjeteve të tilla që nuk kujdesen për sigurinë e tyre nuk kuptojnë në mënyrë të drejtë përgjegjësinë që e mbajnë. Kështu ata i vënë në rrezik përgjimi dhe përndjekjeje të gjitha të dhënat dhe bisedimet e zhvilluara në rrjet.
Në kuadrin e Natës së shkencëtarëve u prezantuan disa robotë. Njërin prej tyre nxënësit e Shkollës teknike për sisteme elektronike pranë Universitetit Teknik në Sofje e mësojnë të flasë gjuhën bullgare. Për këtë qëllim ata përdorin sistemin e inxhinierit Rosen Vitanov. Testimi i tij i parë u zhvillua me 15 shtator, kur roboti mirëpriti dhe shoqëroi nxënësit deri në dhomat e tyre shkollore.
Dhe çfarë do të thoni po të mësoni se ka syze, me të cilat mund ta vëzhgoni brendësinë e aparateve elektrike? Ndoshta mendoni se nuk ekzistojnë të tilla, mirëpo gaboheni. Janë krijuar për një kompani skandinave të industrisë detare. Për këto syze na tregoi Kristijan Mihajllov nga kompania e prodhimit:
“Ne jemi një kompani bullgare e softuerit, e cila prodhon softuer në bazë të Microsoft-it, kryesisht për shtetet skandinave dhe për Evropën Perëndimore. Ju prezantojmë syzet Microsoft Hololens. Ato na tregojnë modele 3D të objekteve në kushte reale. Me këto syze përpunojmë simulime të ndryshme me qëllim studimi. Për shembull inxhinieri, i cili i përdor ato, ka mundësi të shikojë se çfarë ndodh në ndonjë pjesë të përcaktuar të anijes. Dhe e gjithë kjo ndodh në kohë reale.”
Nuk mund të përmendim të gjitha ngjarjet dhe teknologjitë e prezantuara në kuadrin e Natës së shkencëtarëve. Por një gjë është e sigurt – pavarësisht se shpesh mjetet financiare për shkencë në Bullgari nuk mjaftojnë, dëshira e njerëzve, që punojnë në këtë fushë të krijojnë dhe të zhvillohen është mjaft e fortë dhe ata vazhdojnë pavarësisht nga kushtet jo të favorshme.
Dhe nisma të tilla janë të dobishme sepse nëpërmjet tyre popullarizohen arritjet e shkencëtarëve bullgarë, më shumë njerëz kuptojnë për to, në hapësirën publike flitet për problemet e tyre. Dhe pak nga pak fillojmë të tregojmë më shumë interes, ndoshta do të fillojmë të kërkojmë dhe përgjegjësi për gjërat, të cilat nuk zhvillohen kështu siç duhet.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Joan Kolev
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..