Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryesia bullgare e BE-së – një mision plot me sfida

БНР Новини
Ministrat Liljana Pavllova dhe Tomisllav Donçev gjatë kohës së konferencës.
Foto: BGNES

Konferenca me temë “Evropa në krye të transformimit digjital: Kryesia bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian 2018”, e cila u zhvillua në Sofje, tërhoqi vëmendjen e publikut mbi dy tema aktuale evropiane – ekonominë digjitale dhe tregun e vetëm digjital.

Në të morën pjesë Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev, Ministrja e Kryesisë bullgare të Këshillit të BE-së Liljana Pavllova, zëvendës ministrat e transportit dhe ekonomisë  Dimitër Genovski dhe Llëçezar Borisov dhe përfaqësues të Dhomës Tregtare Amerikane, e cila ishte organizatorja e ngjarjes. Pasi e lexojmë titullin e forumit, menjëherë lind pyetja çfarë do të thotë “transformimi digjital”. Përgjigja do të na ndihmojë të kuptojmë edhe termat e tjerë, për të cilët do të flitet gjithnjë e më shpesh dhe që do të bëhen sa më të rëndësishëm për familjen evropiane.

Transformimi digjital janë të gjitha masat që mund të ndërmerren për rritjen e aftësisë për konkurrencë dhe për përshtatjen ndaj ambientit rrethues, kështu që biznesi yt të mund t’u përgjigjet shpejtë dhe lehtësisht pritjeve të klientëve. Transformimi digjital ndihmon biznesin konkret kështu që ai të bëhet më i suksesshëm në krahasim me konkurrentët në sferën përkatëse. Ekonomia digjitale është ekonomia e së ardhmes dhe prandaj shteti ynë duhet t’i zbulojë dhe të përfitohet nga përparësitë e saj. Njëzëshmëri për këtë gjë arritën të gjithë pjesëmarrësit në konferencë. Në fjalimin e saj Ministrja Pavllova nënvizoi se pothuaj të gjitha nismat legjislative, mbi të cilat do të punohet gjatë kohës së kryesisë sonë, e kanë elementin e tyre digjital. Për këtë arsye në secilin grup, që do të punojë mbi hartimin e tyre, do të ketë nga një ekspert në fushën e ekonomisë digjitale. Ministrja foli edhe për prioritetet e shtetit tonë në kuadrin e kryesisë në parim rotacioni. Përveç se do t’i vazhdojë nismat e filluara gjatë kryesisë së Estonisë, Bullgaria do të japë kontributin e saj në zhvillimin e pesë prioriteteve:

Pesë prioritetet e Kryesisë bullgare janë: pranimi i shtrategjisë për sigurinë kibernetike, e cila do të ndihmojë funksionimin e tregut të vetëm digjital dhe do të përmirësojë lidhjet në të gjitha dimensionet. Prioriteti i dytë është zhvillimi i tregut të vetëm digjital, i cili do të funksionojë mirë. Qëllimi tjetër është zhvillimi i ekonomisë në bazë të lëvizjes së lirë të të dhënave. Me rëndësi të madhe janë gjithashtu mbrojtja e të dhënave personale dhe siguria kibernetike.

Zëvendësministri i Ekonomisë Lëçezar Borisov shtoi se ekonomia digjitale po zhvillohet me ritme shtatë herë më të shpejta në krahasim me atë reale dhe e rrit punësimin në sektorët e teknologjive të larta, të cilët i sjellin asaj vlerë më të madhe shtese. Ai dha një shembull nga sfera e teknologjive dhe shërbimeve  informative, në të cilën punojnë më se 10 mijë firma me 47 mijë nëpunës – ky shifër përbën 4,7% prej të punësuarve në ekonomi në përgjithësi. Ministria e Ekonomisë ka përpunuar një strategji për transformimin digjital të industrisë bullgare, qëllimi i së cilës është të ndihmojë adaptimin më të lehtë të saj ndaj tendencave të reja.

Era digjitale tashmë ka filluar dhe shteti ynë pak nga pak hyn në të, pavarësisht se proceset tek ne zhvillohen me vonesë. Është e dukshme dëshira për punë në drejtimin e duhur.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD