Konferenca me temë “Evropa në krye të transformimit digjital: Kryesia bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian 2018”, e cila u zhvillua në Sofje, tërhoqi vëmendjen e publikut mbi dy tema aktuale evropiane – ekonominë digjitale dhe tregun e vetëm digjital.
Në të morën pjesë Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev, Ministrja e Kryesisë bullgare të Këshillit të BE-së Liljana Pavllova, zëvendës ministrat e transportit dhe ekonomisë Dimitër Genovski dhe Llëçezar Borisov dhe përfaqësues të Dhomës Tregtare Amerikane, e cila ishte organizatorja e ngjarjes. Pasi e lexojmë titullin e forumit, menjëherë lind pyetja çfarë do të thotë “transformimi digjital”. Përgjigja do të na ndihmojë të kuptojmë edhe termat e tjerë, për të cilët do të flitet gjithnjë e më shpesh dhe që do të bëhen sa më të rëndësishëm për familjen evropiane.
Transformimi digjital janë të gjitha masat që mund të ndërmerren për rritjen e aftësisë për konkurrencë dhe për përshtatjen ndaj ambientit rrethues, kështu që biznesi yt të mund t’u përgjigjet shpejtë dhe lehtësisht pritjeve të klientëve. Transformimi digjital ndihmon biznesin konkret kështu që ai të bëhet më i suksesshëm në krahasim me konkurrentët në sferën përkatëse. Ekonomia digjitale është ekonomia e së ardhmes dhe prandaj shteti ynë duhet t’i zbulojë dhe të përfitohet nga përparësitë e saj. Njëzëshmëri për këtë gjë arritën të gjithë pjesëmarrësit në konferencë. Në fjalimin e saj Ministrja Pavllova nënvizoi se pothuaj të gjitha nismat legjislative, mbi të cilat do të punohet gjatë kohës së kryesisë sonë, e kanë elementin e tyre digjital. Për këtë arsye në secilin grup, që do të punojë mbi hartimin e tyre, do të ketë nga një ekspert në fushën e ekonomisë digjitale. Ministrja foli edhe për prioritetet e shtetit tonë në kuadrin e kryesisë në parim rotacioni. Përveç se do t’i vazhdojë nismat e filluara gjatë kryesisë së Estonisë, Bullgaria do të japë kontributin e saj në zhvillimin e pesë prioriteteve:
“Pesë prioritetet e Kryesisë bullgare janë: pranimi i shtrategjisë për sigurinë kibernetike, e cila do të ndihmojë funksionimin e tregut të vetëm digjital dhe do të përmirësojë lidhjet në të gjitha dimensionet. Prioriteti i dytë është zhvillimi i tregut të vetëm digjital, i cili do të funksionojë mirë. Qëllimi tjetër është zhvillimi i ekonomisë në bazë të lëvizjes së lirë të të dhënave. Me rëndësi të madhe janë gjithashtu mbrojtja e të dhënave personale dhe siguria kibernetike.”
Zëvendësministri i Ekonomisë Lëçezar Borisov shtoi se ekonomia digjitale po zhvillohet me ritme shtatë herë më të shpejta në krahasim me atë reale dhe e rrit punësimin në sektorët e teknologjive të larta, të cilët i sjellin asaj vlerë më të madhe shtese. Ai dha një shembull nga sfera e teknologjive dhe shërbimeve informative, në të cilën punojnë më se 10 mijë firma me 47 mijë nëpunës – ky shifër përbën 4,7% prej të punësuarve në ekonomi në përgjithësi. Ministria e Ekonomisë ka përpunuar një strategji për transformimin digjital të industrisë bullgare, qëllimi i së cilës është të ndihmojë adaptimin më të lehtë të saj ndaj tendencave të reja.
Era digjitale tashmë ka filluar dhe shteti ynë pak nga pak hyn në të, pavarësisht se proceset tek ne zhvillohen me vonesë. Është e dukshme dëshira për punë në drejtimin e duhur.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, është shtyrë në Kuvend për vitin e ardhshëm. "Nëse nuk kemi një..