“Music for two” është një projekt inovativ muzikor, i vetmi i këtij lloji. Ai bashkon muzikë nga epoka e Barokut, muzikë klasike, romantike dhe moderne, të ekzekutuar nga dy violina. Ai është vepër e bullgares Kremena Nikollova dhe rusit Anton Martinov. Në fund të shtatorit ata e interpretuan programin e vet për herë të parë në Bullgari, në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare.
“Quhem Kremena Nikollova dhe jam violiniste. Kam lindur në qytetin Sliven, por kam mbaruar shkollën muzikore në Burgas. Pas kësaj e kam mbaruar arsimin tim të lartë në Akademinë Muzikore “Panço Vlladigerov” në Sofje. Tashmë pesë vjet banoj në Itali, jap koncerte aktivisht si muzikant solo dhe dhome. Organizoj një festival të vet. Aktualisht jam duke përgatitur edicionin e tij të katërt në Venecie. Jam e lumtur se tashmë disa vite, së pari si studente, kurse tani edhe si partner dhome, kam shansin të jem në skenën bashkë me violinistin e jashtëzakonshëm rus Anton Martinov. Ai është një muzikant i madh, sepse është njëkohësisht violinist, pianist, dirigjent dhe kompozitor. Ne filluam të incizojmë një projekt të madh për violina, me titullin “Music for two”, i cili përfshin pjesa të Barokut dhe pjesa moderne për dy violina. Gëzohem se Radioja Kombëtare Bullgare e vlerësoi programin tonë dhe na ftuan për të bërë koncert në Radion Kombëtare. Ne zhvilluam një mini turne prej pesë koncertesh në pesë qytete bullgare.”
Përveç në kryeqytet, Kazanllëku, Sliveni, Plovdivi dhe Burgasi ishin qytetet e tjera bullgare, ku adhuruesit e kësaj muzike kishin mundësi ta vlerësonin mjeshtërinë e dy muzikantëve. Kremena na tregoi se si ka lindur ideja për realizimin e “Music for two”:
“Ideja për projektin “Music for two” lindi me shaka. Anton Martinov është partner i disa prej emrave më të mëdhenj të operës botërore. Ndër ta është Ivry Gitlis, me të cilin janë të afërt që nga koha kur ai ka qenë në Paris. Një ditë e vizituam Ivry dhe ai kërkoi për të interpretuar ne të dy diçka. Ne tashmë kishim interpretuar një pjesë të këtij programi, por vetëm për kënaqësinë tonë. Gitlis e pëlqeu shumë dhe tha se duhet të incizojmë medoemos muzikë. Pas kësaj Anton Martinov kompozoi disa pjesë , të cilat më vonë u shndërruan në “Suita sol mazhor”. Publiku mbeti i mahnitur nga suita, bashkë me akoma dy sonate të barokut të Jean-Marie Leclair, të cilat janë në program. Kështu në dy disqet përfshimë Gjashtë sonate për dy violina, op. 3 – një ekzekutim yni integral. Në diskun e parë është “Suita sol mazhor” në shtatë pjesë. Në fund duhej të vendosnim diçka speciale. Ky është “Dӓ Bӓrnertanz” (“Vallja e Bernerit”) – një valle vendase popullore, e cila është kompozuar nga Antoni, kur ka qenë në Zvicër. Për diskun e dytë incizuam një suitë tjetër të Barkout – në re minor, kompozimi është përsëri i Anton Martinovit. Atje pjesa dalluese e ka emrin “Barocianiza” – një kombinim mes muzikës së Barokut dhe rëçenicës bullgare, gjithashtu pjesë të kompozuara nga Antoni. Kështu në fund edhe të dy disqeve ka nja një pjesë finale, për të cilën Antoni është frymëzuar nga folklori.”
Ja se çfarë tjetër tha Kremena për bashkëpunimin e saj me Antonin:
“U njoha me të në Bullgari para tetë vitesh. Atëherë unë isha studente në Akademinë Muzikore në Sofje. Prof. Minko Ballkanski – një fizik bullgar, i cili banon dhe punon në Paris, bënte shumë gjëra të bukura për kulturën bullgare. Një prej tyre ishte organizimi çdo vit i një master klase. Posaçërisht për këto klasa ai ftonte emra të mëdhenj muzikorë të skenës klasike franceze. Në vitin 2009 ai ftoi prof. Anton Martinov , kurse unë isha një prej pjesëmarrësve në këtë master klasë. Më bëri një përshtypje shumë të madhe mënyra e ekzekutimit të muzikës dhe e mësimdhënies së violinistit rus. Gjatë disa viteve në vijim unë vizitova akoma disa master klasa në shtete të tjera. Ftesa e parë për një koncert të përbashkët nga ana e tij ishte në vitin 2011. Me kalimin e viteve ne interpretonim gjithnjë e më shpesh muzikë në duet për violina dhe për piano, sepse ai është edhe pianist. Ai banon që prej 25 vitesh në Paris, ku është drejtor artistik i festivalit prestigjioz “Printemps du Violon Festival”. Është profesor gjithashtu i violinës në Konservatorin Mbretëror në Belgjikë. Është një personalitet i jashtëzakonshëm, i cili udhëton dhe ekzekuton muzikë kudo në botë”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti..