Casey Benjamin është në Bullgari për të marrë pjesë në koncertin e radhës të formacionit të ri për muzikë funk Friday Fiction. Gjatë korrikut të këtij viti saksofonisti i shquar amerikan, vokalist (vocoderist) dhe instrumentalist, i cili u bie shumë veglave, mori pjesë në festivalin A to Jazz si pjesë e Robert Glasper Experiment. Casey përveç kësaj është producent dhe kompozitor, ekzekuton me formacione të tjera dhe gjatë viteve ka punuar dhe vazhdon të punojë me shumë muzikantë të njohur. Koncerti i tij me bandën bullgare do të zhvillohet në një nga skenat e reja në Sofje të muzikës për klube “City Stage” më 17 tetor.
Aleksandër Gegov, i cili sapo është pranuar në Akademinë Muzikore Kombëtare “Prof. Panço Vlladigerov”, tregoi historinë e shkurtër të grupit:
„Gjithçka filloi vitin e kaluar, kur në Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” u shfaq një bandë e re e muzikës funk. Themeluesit ishin Presllav Atanasov – kitaristi, dhe dualisti Adrian Nikollov. Pak më vonë ata më ftuan edhe mua si saksofonist. Pas kësaj patëm disa koncerte në klubin e natës “Swinging Hall”, të cilat u zhvilluan me sukses të madh. Aktualisht në Friday Fiction jemi shtate muzikantë. Secili prej nesh preferon muzikë të ndryshme, mirëpo në bazë është funk-u.”
Sipas muzikantëve nga grupi kjo muzikë është plot me ngarkesë pozitive i jep atyre liri të imagjinojnë. Ndoshta prandaj ata quajnë veten “shpresa e re e funk-ut të vjetër. Natyrisht secili i ka emocionet e veta të lidhura me këtë koncert, sepse kjo do të jetë ngjarja më e madhe në historinë e grupit.
„Për herë të parë e takuam Casey-n në festivalin e sivjetshëm A to Jazz – tregoi Petër Apostollov. Para ekzekutimit të tyre (me Robert Glasper Experiment) në program ishte përfshirë grupi bullgar “Jazzanica”. Ne me Casey ishim pranë njëri-tjetrit në publikë. Me të dhe kolegët e tij folëm gjatë, shkëmbyem kontaktet tona dhe kështu duke bërë shaka e pyetëm Casey-n a do të dëshironte të vinte përsëri në Bullgari për të ekzekutuar me ne. Dhe papritmas ai u pajtua, përcaktoi datën dhe tashmë jemi përpara koncertit. Pavarësisht se shqetësohemi, përpiqeni të përqendrohemi mbi përgatitjen e programit. Kemi zgjedhur disa pjesa, të cilat ai i ka ekzekutuar me formacione të ndryshme. Mirëpo orkestrimi do të jetë i ri. Veprat janë kompozuar për trio, kurse ne do të jemi tetë muzikantë në skenë, kështu që duhet t’i shtojmë veglat që nuk janë përfshirë. Pastaj, natyrisht, mund të dëgjoni dhe “funk të vjetër”.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..