Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Saksofonisti Casey Benjamin dhe shpresa e re e funk-ut të vjetër Friday Fiction

БНР Новини
Casey Benjamin

Casey Benjamin është në Bullgari për të marrë pjesë në koncertin e radhës të formacionit të ri për muzikë funk Friday Fiction. Gjatë korrikut të këtij viti saksofonisti i shquar amerikan, vokalist (vocoderist) dhe instrumentalist, i cili u bie shumë veglave, mori pjesë në festivalin A to Jazz si pjesë e Robert Glasper Experiment. Casey përveç kësaj është producent dhe kompozitor, ekzekuton me formacione të tjera dhe gjatë viteve ka punuar dhe vazhdon të punojë me shumë muzikantë të njohur. Koncerti i tij me bandën bullgare do të zhvillohet në një nga skenat e reja në Sofje të muzikës për klube “City Stage” më 17 tetor. 

Aleksandër Gegov, i cili sapo është pranuar në Akademinë Muzikore Kombëtare “Prof. Panço Vlladigerov”, tregoi historinë e shkurtër të grupit:

Gjithçka filloi vitin e kaluar, kur në Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” u shfaq një bandë e re e muzikës funk. Themeluesit ishin Presllav Atanasov – kitaristi, dhe dualisti Adrian Nikollov. Pak më vonë ata më ftuan edhe mua si saksofonist. Pas kësaj patëm disa koncerte në klubin e natës “Swinging Hall”, të cilat u zhvilluan me sukses të madh. Aktualisht në Friday Fiction jemi shtate muzikantë. Secili prej nesh preferon muzikë të ndryshme, mirëpo në bazë është funk-u.

Friday Fiction

Sipas muzikantëve nga grupi kjo muzikë është plot me ngarkesë pozitive i jep atyre liri të imagjinojnë. Ndoshta prandaj ata quajnë veten “shpresa e re e funk-ut të vjetër. Natyrisht secili i ka emocionet e veta të lidhura me këtë koncert, sepse kjo do të jetë ngjarja më e madhe në historinë e grupit.

Për herë të parë e takuam Casey-n në festivalin e sivjetshëm A to Jazz – tregoi Petër Apostollov. Para ekzekutimit të tyre (me Robert Glasper  Experiment) në program ishte përfshirë grupi bullgar “Jazzanica”. Ne me Casey ishim pranë njëri-tjetrit në publikë. Me të dhe kolegët e tij folëm gjatë, shkëmbyem kontaktet tona dhe kështu duke bërë shaka e pyetëm Casey-n a do të dëshironte të vinte përsëri në Bullgari për të ekzekutuar me ne. Dhe papritmas ai u pajtua, përcaktoi datën dhe tashmë jemi përpara koncertit. Pavarësisht se shqetësohemi, përpiqeni të përqendrohemi mbi përgatitjen e programit. Kemi zgjedhur disa pjesa, të cilat ai i ka ekzekutuar me formacione të ndryshme. Mirëpo orkestrimi do të jetë i ri. Veprat janë kompozuar për trio, kurse ne do të jemi tetë muzikantë në skenë, kështu që duhet t’i shtojmë veglat që nuk janë përfshirë. Pastaj, natyrisht, mund të dëgjoni dhe “funk të vjetër”.”


Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD