Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maksim Minçevi u rizgjodh drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Bullgare

Maksim Minçev
Foto: ATB

Parlamenti njëzëri rizgjodhi Maksim Minçevin drejtor të përgjithshëm të Agjencisë Telegrafike Bullgare. Ai është në këtë post që nga viti 2003. Në vitin 2012 ishte kandidati i vetëm dhe prapë u rizgjodh. Mandati i tij i tanishëm përfundon më 21 dhjetor të këtij viti. Kjo, sepse në Ligjin për Agjencinë Telegrafike Bullgare, miratuar në vitin 2011, caktohet, se një njeri e ka të drejtën të zërë këtë post dy mandate nga 5 vjet. Kjo do të thotë se Minçevi mund të mbetet drejtor i përgjithshëm i Agjencisë deri në vitin 2022. Ndër prioritetet në konceptin e Minçevit janë investime në njerëzit dhe në teknologjitë, zgjerimi i rrjetit të korrespondentëve, digjitalizimi i arkivave të agjencisë e kështu me radhë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Policia e kryeqytetit ndaloi disa persona për blerje votash

Një javë para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, policia metropolitane po zhvillon një aksion kundër blerjes së votave. Në lagjen e romëve “Faculteta” u ndaluan disa persona për shkelje të të drejtave politike të qytetarëve. Aty..

botuar më 24-05-31 11.42.PD

Bullgaria mbetet lider për pirjen e duhanit në BE

Përdorimi i duhanit në vendin tonë është ulur me 1% vitet e fundit, por pavarësisht kësaj vendi ynë mbetet në vendin e parë për sa i përket pirjes së duhanit në Bashkimin Evropian, informon BGNES në Ditën e sotme Botërore pa Duhan. Rreth 32% e..

botuar më 24-05-31 10.17.PD
Kirill Spasov

Plazhet e bregdetit bullgar janë të përgatitura për sezonin e verës

Një numër rekord plazhesh - 23 - janë vlerësuar me shenjën e cilësisë "Flamuri Blu" në bregun bullgar të Detit të Zi, njoftoi Kirill Spasov nga Shoqata e Koncesionarëve të Plazheve Detare. Ai shtoi se plazhet janë gati për të pritur turistët nga 1..

botuar më 24-05-31 9.16.PD