Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Salloni automobilistik në Sofje dha shkas për urime serioze

Foto: BGNES

Ditën e diel, më 22 tetor, në Sofje përfundon salloni më i madh automobilistik, i cili zhvillohet në kryeqytet që prej 25 vitesh. Rreth 40 marka botërore treguan gjatë 2017-ës mbi 300 vetura me dhjetëra risi teknologjike. Për herë të parë vizituesit patën mundësi të testojnë një pjesë prej eksponateve dhe interesi ndaj sallonit ishte shumë i madh. Mirëpo, gjatë ditëve të zhvillimit të tij ndodhën disa ngjarje, që i bënë bullgarët për të menduar seriozisht për gjendjen e tregut automobilistik në atdhe.

Në shikim të parë, për nga shitja e automobilave të rinj gjatë 8 muajve të vitit tregu automobilistik në Bullgari është ndër ato me prosperitet më të madh në Evropë, me rritje prej 18.1 për qind dhe me perspektiva shumë të mira deri në fund të vitit, në sfondin e uljes mesatare në BE prej 2 për qind. Mirëpo, të dhënat do të bënin një përshtypje më të madhe, në qoftë se rritja prej 18.1 për qind nuk barazohej me vetëm 2542 automobila dhe në qoftë se numri i përgjithshëm i automobilave të rinj të shitur nuk ishte vetëm 18 709. Numri i ulët i automobilave të rinj të blerë nuk i detyrohet mungesës së interesit, por i aftësisë së ulët blerëse, sepse çmimet e veturave në sallonin automobilistik lëviznin nga 24 500 deri në 46 500 leva (nga 12 469 deri në 23 665 euro).

Gjatë sallonit automobilistik në Sofje nga Rumania erdhi lajmi se atje aplikohet një program ekologjik për stimulimin e rinovimit të parkut automobilistik. Rumunëve, të cilët kanë dëshirë të zëvendësojnë veturën e tyre të vjetër mbi 8 vjet, me një të re autoritetet livrojnë 1400 euro. Ata që dëshirojnë të blejnë një automobil të ri elektrik mund të marrin rreth 10 000 euro, kurse ata, të cilët e kanë zgjedhur variantin hibrid – marrin suplementarisht 1000 euro.

Pasi në një shtet fqinj, ku realitetet ekonomike dhe sociale ngjajnë shumë me ato bullgare aplikohet një politikë e tillë, atëherë kjo mund të ndodhë edhe në Bullgari. Mirëpo, idetë në Bullgari në këtë drejtim janë tepër të ndryshme. Gjatë muajit prill me urdhëresë të qeverisë eko-taksat për automobilat e rinj u pakësuan me 5 për qind, për automobila elektrikë – me 30 për qind, kurse për automobila të vjetra u rritën. Gjatë muajit qershor Ministri i Mjedisit Neno Dimov propozoi që të merren masa, të cilat ta bëjnë importin e veturave të reja të leverdishëm dhe ato të jenë në dobi jo të blerësve, por të shitësve të tyre. Mirëpo, tani për tani nuk ka ndryshim në tregun e automobilave dhe përdorimi i automobilave të rinj është tepër i kufizuar. Faktet flasin për domosdoshmërinë për një politikë më efektive.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD

Shënojmë Ditën Botërore të Sëmundjeve të Rralla

Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..

botuar më 25-02-28 1.22.MD