Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali Ndërkombëtar Folklorik “Maleshevo këndon dhe vallëzon” prapë prezanton një paletë laramane të stileve dhe kombësive

БНР Новини

Maleshevo ose Maleshevie është një krahinë jo e madhe rreth malit Maleshevska, një pjesë prej të cilit ngrihet në Bullgarinë Jugperëndimore, ndërsa tjetra – në Republikën e Maqedonisë. Tek ne mali shtrihet përgjatë rrjedhjes piktoreske të lumit Struma. Nëpër bjeshkët e saj janë të stukur 28 fshatra dhe një qytet. Pjesa dërmuese e vendbanimeve hyjnë në Bashkinë Strumjani – organizatore e festivalit “Maleshevo këndon dhe vallëzon”. Më 20, 21 dhe 22 tetor mbahet edicioni i XIV i kësaj veprimtarie ndërkombëtare, e cila ka karakter konkurrimi. Sipas traditës skena, në të cilën dalin këngëtarët, instrumentistët dhe valltarët është në sheshin e fshatit Mikrevo.

Снимка

Banorët e viseve jugore e mbajnë folklorin në gjenet. Edhe unë respektoj shumë këngët dhe traditat popullore. Prandaj me kënaqësi të madhe punoj për realizimin e festivalit – rrëfen Fidanka Koteva, zëvendës krye bashkiake. – Popullariteti i festivalit po rritet me çdo vit që po kalon dhe interesi ndaj tij bëhet gjithnjë më i madh. Këtu vijnë përfaqësues të të gjitha krahinave folklorike të Bullgarisë. Përpiqemi gjithashtu të ftojmë edhe grupe folklorike nga kombësi të ndryshme, kështu që paleta e festivalit të jetë e plotë dhe laramane. Është traditë të vijnë grupe nga Maqedonia, Serbia, Greqia. Sivjet do të ketë pjesëmarrës edhe nga Moldavia, Bjellorusia, Polonia, Bosnje e Hercegovina. Me siguri me interes do të priten jo vetëm koncertet e ditës, të cilat janë me karakter konkurrues, por edhe ato të mbrëmjes. Grupet, ansamblet, këngëtarët konkurrohen në kategoritë e folklorit të përpunuar dhe të papërpunuar, artit të këndimit dhe të vallëzimit. Prezantimi i pjesëmarrësve vlerësohet nga një juria profesionale. Çdo vit kemi edhe një program shoqërues. Ditën e parë në Vatrën e Kulturës “Vëllezërit Milladinovi” në fshatin Mikrevo hapet ekspozita etnografike “Traditat e fshatit Maleshevo gjallërojnë”. Ditën e dytë organizojmë një ekspozitë të piktorëve, të cilët ndodhen në bashki për plenerin e vjeshtës. Veprat e tyre të krijuara nën ndikimin e natyrës, mënyrës së jetesës dhe kulturës vendore do t’u prezantohen miqve të festivalit.

Снимка

Mbrëmjen e parë parashikohet edhe një koncert të përbashkët të formacioneve bullgare dhe të huaja dhe prezantim i këngëtares popullore Borjana Karpuzova. Mbrëmjen e dytë të programit shoqërues në skenë do të dalë Ansambli Kombëtar Folklorik “Filip Kutev” dhe këngëtarja Rumjana Popova. Ditën e fundit pas ceremonisë së dekorimit, admiruesit e folklorit do t’u kënaqen artit të Ansamblit “Bëllgare” dhe Ansamblit “Maleshevci” dhe interpretimeve të këngëtarit Malin domozetski.







Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD
Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD