Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Dhimitrit – këngë, besime, zakone

БНР Новини
Kisha “Shën Dhimitër nga Selaniku” në qytetin Veliko Tërnovo. Në fotografinë e vogël: Ikonë e Shën Dhimitrit dhe Shën Gjergjit
Foto: arkiv

Më 26 tetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtesën e Shën Dhimitrit Mirovliti, i cili vdiq për fenë e Krishtere. Ai lindi në shekullin e tretë në qytetin Selanik, prandaj e quajnë edhe Shën Dhimitri nga Selaniku. Që prej shekujsh ky është një nga shenjtorët më të respektuar nga populli. Krahas kësaj Dhimitër është një nga emrat me popullaritet më të madh tek ne. Më 26 tetor kanë ditë të emrit të gjithë që quhen Dimitër, Dimitrina, Dragan, Dimo, Dimka, Mitko, Mitra e kështu me radhë. Në trapezën festive krahas mishit prej pule është mirë të ketë edhe misër i zier, mollë të pjekura, reçel, kungull.

Tek ne shumë tempuj i janë të kushtuara shenjtorit. Ndër ta është edhe kisha më e vjetër mesjetare në qytetin Veliko Tërnovo, në të cilën u kurorëzuan pushtetarët e parë bullgarë nga dinastia Asenevci – Petër, Asen dhe Kallojan. Këtu më 26 tetor të vitit 1185, ditën e Shën Dhimitrit, u shpall kryengritja e Asenevcit kundër pushtetit bizantin. Në folklorin bullgar Shën Dhimitri është një burrë sypatrembur me fuqi të jashtëzakonshme. Ditën festive ai vjen i hipur një kali duke sjellë me vete dimrin dhe acarin, ndërsa nga mjekra e tij bie borë. Ky shenjtor lidhet edhe me respektin ndaj të vdekurve. Ka legjenda sipas të cilave ai është vëlla i Arkangjelit Mihaill, i cili merr shpirtrat e të vdekurve. Prandaj të shtunën para Ditës së Shën Dhimitrit, është Përshpirtja e Dhimitrit. Më 26 tetorin dikur liroheshin argatët deri Ditën e Shën Gjergjit. Kjo është dita në të cilën shtriheshin trapeza të përbashkëta për të festuar të gjithë fundin e vitit bujqësor.

Një legjendë popullore e prezanton Shën Dhimitrin si vëlla i Shën Gjergjit, me të cilin ata të dy ndanë vitin. Për Shën Gjergjin ishte vera, ndërsa për Shën Dhimitrin – dimri. Po kështu ndahet edhe viti bujqësor – nga Dita e Shën Gjergjit deri në Ditën e Shën Dhimitrit. Pikërisht ky është cikli i punimeve bujqësore nga pranvera deri te vjeshta, përderisa nga Dita e Shën Dhimitrit deri në Ditën e Shën Gjergjit bie periudha e vjeshtës dhe e dimrit.

Në të kaluarën deri në Ditën e Shën Dhimitrit përfunduan ndërtimet e shtëpive të reja. Sipas traditës pronarët e rinj bëheshin kurban. Ndoshta për këtë arsye Ditën e Shën Dhimitrit festë kanë edhe ndërtuesit.

Ditën e Shën Dhimitrit hidheshin fall për bereqetin vitin tjetër: në se hëna ishte e plotë – atëherë kosheret do të jenë plotë e përplot mjaltë. Mbrëmjen në prag të festës, barinjtë futeshin në vathë një shkop. Mëngjesin ditën festive në se delet ishin të shtrirë mbi të, atëherë dimri do të ishte i gjatë, i rëndë, plotë acar.

Për të ardhmen, si Ditën e Ignat Hyjmbjatësit, hidheshin fall sipas mysafirit të parë që do të vinte në shtëpi. Në se ai do të ishte një pronar i mirë dhe i pasur, atëherë viti do të ishte i mbarë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD