Një muzikë nga kohërat dhe stilet e ndryshme, të interpretuar në një instrument, emri i të cilit do të thotë “tingull i bukur” do të dëgjojmë më 31 tetor në Studion Numër Një të Radios Kombëtare Bullgare. Ideja për projektin është e Cvetan Trojanskit, i cili ka një përvojë të pasur me instrumentet frymore prej bakri. Takimi i tij i parë me to është në një moshë relativisht të re, në orkestrën e shkollës me bas flugelhornin e tij të parë. Më vonë në Shkollën e Arteve të qytetit Pleven dhe në Akademinë e Muzikës, Vallëzimit dhe të Arteve të Bukura në Plovdiv vegla e tij ka qenë tromboni. Një farë kohe ka ekzekutuar në Orkestrën Frymore në Sofje, kur vegla e tij ka qenë horni /një instrument frymor prej bakri nga familja e saksofonave/.
Cvetan është trombonist në Big Band-in e Radios Kombëtare Bullgare që nga viti 1996, por për këtë program e ka zgjedhur instrumentin pak të njohur eufonium. Nga i njëjti orkestër janë dhe partnerët e tij Ognjan Veskov-kitarë dhe Stefan Kuzhuharov-perkusione. Bashkë me ta në skenë do të jetë dhe Mario Angjellov-pianist, producent i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Siç u bë e qartë, në qendër është eufoniumi - një instrument i ngjashëm me tubin, i cili ekzekuton në një regjistër më të lartë. Pavarësisht se ai nuk është shumë i njohur në Bullgari, nëpër botë mund ta dëgjojmë në ansamble të ndryshme instrumentale dhe frymore. I tërhequr nga timbri i tij i bukur, Cvetan përpara kohe blen një instrument të tillë dhe fillon të ekzekutojë në të si hobi, siç ai vetë shpjegon.
„Eufoniumi përdoret kryesisht në të ashtuquajturat "marching bands" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në disa vende në Azi, në Britaninë e Madhe... – tregon ekzekutuesi. Merr pjesë dhe në partitura simfonike - për shembull ”Planetët” të Gustav Holst-it. Emri vjen nga greqishtja dhe do të thotë “tingull të bukur”. Jo rastësisht zgjodha një repertor, i cili është shumë i larmishëm sa i përket stilit. Dua të tregoj se, ky instrument mund të përdoret në gjini të ndryshme - në muzikën klasikë, tangon argjentinase, rok , çardash. Doja që të ketë dhe një krijim bullgar, prandaj në program gjeti vend dhe një valle. Disa nga pijesat, të cilat do ti interpretojmë, janë në aranzhim për eufonium, të bëra prej muzikantëve të ndryshëm. Të tjerë i bëra unë. Pavarësisht nga fakti se projekti është i imi, pianisti Mario Angjellov menjëherë e përkrahu idenë dhe krejtësisht u dashurua pas timbrit të bukur të instrumentit. Ognjan Veskov dhe Stefan Kozhuharov po kështu kanë një rol të pazëvendësueshëm. Stefani u përfshi në një etapë pak më të vonë dhe prandaj nuk do ta shikoni në afishe. Falënderimet tona më të mëdha janë për Maja Rajkovën - ajo është producente muzikore në radio, si dhe për ekipin e “Shtëpisë muzikore”- pranë Radios Kombëtare Bullgare, i cili përkrahu idenë dhe realizimin e saj."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..