Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla bullgare në Londër edukon bullgarë të fortë e të denjë

БНР Новини
Zdravka Momçeva mes nxënësve të vet
Foto: arkiv personal

Numri i shkollave nëpër botë, ku fëmijët e bashkatdhetarëve tanë ruajnë gjuhën dhe lidhjen me rrënjët e vet u rrit shumë herë gjatë 10 vjetëve të fundit. Kudo, ku ka një bashkësi të madhe bullgare, hapen shkolla , emërohen në punë pedagogë, kurse librat vijnë si dhurim nga Bullgaria.

Numri i shkollave bullgare jashtë shtetit tanimë është afro 380 sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të bullgarëve jashtë shtetit. Kjo me të vërtetë është gjë e re –dhe në plan historik dhe në plan gjeografik. Një fakt, i cili dëshmon se përtej kufirit jetojnë bullgarë, të cilët bëhen copë për atdheun e vet, ata mbajnë shumë për bullgaren dhe duan të vazhdojnë të jetojnë si bullgarë, pa rëndësi se ku gjenden nëpër botë.

Shumë dashuri dhe besim fut në punën e vet Zdravka Momçeva. Prej 10 vjetëve ajo jep mësim në kursin e gjimnazit të shkollës bullgare në Londër. Shkolla mban emrin e emigrantit bullgar, politikan, diplomat dhe veprimtar shoqëror Ivan Stançov dhe është një nga më të vjetrat, të organizuar pranë ambasadave në kryeqytetet e mëdha evropiane. Zdravka Momçeva zhvillon orët e mësimit të gjuhës bullgare dhe të letërsisë për nxënësit nga klasa e 9 deri në klasën e 12. Këto janë lëndët, të cilat mësohen kryesisht në shkollën bullgare. Orët e mësimit janë pa ndërprerje-që nga dita e hënë deri në ditën e diel.

Një kënaqësi e vërtetë është puna me fëmijët e bullgarëve këtu” – thotë Zdravka Momçeva dhe shton se, që të gjithë shkojnë dhe marrin pjesë në këto orë jo me detyrim, por me dëshirë. “Kjo është kështu sepse Bullgaria luan një rol të madh në edukimin familjar jashtë kufirit. Që të gjithë nxënësit përfshihen me punë dhe dhurime në kauza të ndryshme të bamirësisë në ndihmë të vendit të vet. Për shembull për Krishtlindje, pikturojnë dhe shesin kartolina, kurse mjetet e mbledhura janë dhurim për Qendrën për rehabilitim të fëmijëve në qytetin Varna “Karin dom” i themeluar nga patroni i shkollës Ivan Stançov. Po kështu për Krishtlindje gjimnazistët bëjnë ekspozitën e vet kulinare. Me gjellët e përgatitura çdo një prezanton traditat e krahinës së vet të lindjes në Bullgari. Kjo na afron me atmosferën festive në Bullgari, kurse folklori dhe feja e popullit tonë me një lehtësi hyjnë në ditët e përditshme të njerëzve të rinj jashtë kufirit” thotë Zdravka Momçeva dhe vazhdon:

Përpara 17 vjetëve, kur erdha këtu qesh e drejtuar të mund të dëshmojë sesa më shumë tipare pozitive kemi ne bullgarët, në drejtimin emocionues dhe intelektual, në krahasim me kombet e tjera. Sot po vazhdoj të pohoj se, ne në asnjë rast nuk jemi më të këqij nga të tjerët, sepse që të gjithë jemi njerëz. Ne bullgarët me kulturën tonë, u jemi shumë interesant të tjerëve  dhe në qoftë se e dimë sesi mundet të tërheqim vëmendjen jo vetëm drejt vetes së vet, por dhe drejt shtetit tonë personal. Po ve re, se tipari më i keq tek ne është të urrehemi. Gjithmonë mendojmë për veten tonë në një plan negativ, konsiderohemi si njerëz të këqij. Ky qëndrim i ka rrënjët e vet në mënyrën e keqe të jetës në atdhe, por dhe nga qëndrimi jo dashamirës, që ka ulur vetëdijen tonë si njerëz të rëndësishëm. Kjo është fare e natyrshme-në qoftë se i thua një njeriu vazhdimisht se ai është i paaftë, i thjeshtë, ai fillon ta pranojë si një fakt i vërtetë. I motivuar nga negativja, e cila vishet në vetëdijen e tij, ai vet fillon të përsërisë se, me të vërtetë është mbajtës i së keqes. E vërteta është se, bullgarët janë kombi, i cili ka filluar të lexojë dhe të shkruaj në gjuhën më të vjetër me shkrim sllav në Evropë-gjuha bullgare. Atë u a kemi dhënë të gjithë popujve të tjerë të cilët e flasin gjuhën sllave, kurse më vonë dhe popujve të cilët e shkruajnë gjuhën sllave. Ne jemi popull, i cili ka qenë i edukuar, përpara rënies nën robërinë turke, nga luftëtarët dhe letrarët. Të tillë kanë qenë mbretërit tanë. Sot, më vjen shumë keq, se bullgarët fusin një farë qëndrimi përbuzës ndaj së kaluarës tonë të lavdishme. Kur flasim për mbretërit tanë, ne themi Boris, Simeon, Kallojan e të tjerë, harrojmë të themi përpara emrave të tyre se ata janë mbretër. Anglezët këtu shkruajnë në librat e tyre, dhe në këtë mund të bindet çdo një se, Bullgaria ka qenë perandori gjatë periudhës së mbretit Simeon. Pikërisht këtë duhet ta ndryshojmë-qëndrimin përbuzës ndaj nesh.“

Si një anëtare aktive të bashkësisë bullgare në Londër, Zdravka Momçeva drejton një rubrikë në gazetën vendase bullgare “BG Ben”. Thotë se përmes saj, por dhe përmes poezisë, mundohet të nxjerrë të bukurën e cila është me ngjyrë si dhe fytyrën e mirë të Bullgarisë. Dhe akoma:

Kemi një bashkësi të shkëlqyer bullgare në Britaninë e Madhe. Sipas statistikës jozyrtare 85% prej tyre kanë punë të vet dhe shtëpi, të blerë këtu në Britaninë e Madhe ose të marrë me qira për një periudhë të gjatë kohe. Bullgarët të cilët vijnë në Ishull, kanë ide se çfarë të bëjnë, si do të realizohen, por ka dhe një përqindje tjetër të madhe studentësh, nga të cilët jo vetëm unë jam e entuziazmuar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD