Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gergan Cenov: “Muzika moderne bullgare mirëpritet nga publiku në SHBA-në”

БНР Новини

Filarmonia e Sofjes dha një koncert me vepra fund e krye të kompozitorëve bullgarë. Mik dirigjent ishte Gergan Cenov (Guerguan Tsenov), i cili prej dy dekadash jeton në SHBA-në. Emri i tij njihet nga një rreth i vogël muzikantësh profesional dhe admiruesish të artit tek ne. Për të filloi të flitet para koncertit me Orkestrën e re Simfonike në vitin 2017, në të cilin për herë të parë u ekzekutua Simfonia e Gjashtë e Vasill Kazanxhievit – një nga përfaqësuesit më të dalluar të avangardës muzikore tek ne. Pas suksesit të premierës erdhi edhe ftesa nga filarmonia e Sofjes.




Tsenov Chamber Ensemble

Gergan Cenov lindi në qytetin Montana, por rriti në qytetin Pazarxhik, ku filloi të merret me muzikë. Për veten ai rrëfen:

Rruga ime e zhvillimit nuk dallohet nga ajo, të cilën e kalojnë të gjithë muzikantë profesionistë në Bullgari. Arsimin e nisa në Shkollën e Arteve në qytetin Pazarxhik. Pas kësaj vazhdova në Shkollën Kombëtare të Artit Muzikor dhe të Vallëzimit në qytetin Pllovdiv, ndërsa më vonë – në Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje me dy specialitete – piano te profesoresha Zheni Zaharieva dhe drejtim orkestral te profesori Vasill Kazanxhiev. Në vitin 1999 më pranuan në Juilliard School – një nga shkollat më prestigjioze muzikore në SHBA-në. Që atëherë merrem kryesisht me dirigjim dhe më saktë me Ansamblin e Muzikës së Dhomës “Cenov” (Tsenov Chamber Ensemble), të cilin e krijova në Nju Jork. Funksioni i tij kryesor është të popullarizojë kompozitorët bullgarë. Japim koncerte në skena prestigjioze dhe prandaj përpiqem që repertori të prezantojë në mënyrë më të mirë kulturën muzikore bullgare. Sivjet për herë të parë na ftuan në New York Piano Festival. Në bashkëpunim me festivalin ekzekutuam Koncertin për Orkestrën me Tela nga Llazar Nikollovi. Mund të them, se muzika mirëpritet në SHBA-në me interes të madh."

Gergan Cenov dhe prof. Vasill Kazanxhiev

Në Nju Jork Gergan Cenov jep mësime të pianos në tri shkolla muzikore. Vetë ai rrëfen, se përpiqet t’u japë nxënësve atë, të cilën e ka mësuar nga pedagogët e tij. për më tepër, se disa prej tyre vazhdojnë ta përkrahin dhe ta frymëzojnë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD