Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doktori Stanimir Sirakov me Oskarin mjekësor për operacion unik

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kur erdhi në spital Stanimira i lëvizte vështirë këmbët dhe duart. Fliste pak dhe kishte probleme me sytë për shkak të presionit të rritur intrakranial. Vajza vuante nga forma jashtëzakonisht e rëndë e hidrocefalisë dhe mjekët nuk i jepnin asaj shans për jetë të gjatë. Ja përse u imponua një operacion urgjent. Doktori Stanimir Sirakov përmes një arterie të këmbës depërtoi deri te truri. Kështu ai parandaloi hapjen klasike të kafkës.

Ky intervencion është i jashtëzakonshëm për shkak se malformimet janë të rralla dhe me një strukturë të ndërlikuar anatomike – tregon doktori Sirakov. – Shanset e fëmijës ishin tepër të vogla dhe pa operacionin ndoshta kishte vetëm disa muaj jetë. Tani vajza po rimëkëmbet dhe shpresojmë, se jeta e saj do të bëhet normale. Në botë ka shumë prova të regjistruara për realizimin e operacioneve të ngjashme. Ne ishim të dytët të cilët arritën sukses në një ndërhyrje të tillë kirurgjike.”

Për arritjen e jashtëzakonshme mjeku 33 vjeçar mori të ashtuquajturin Oskar Mjekësor – National Medical Awards.

Nuk e di se çfarë dera do të hapë para meje ky çmim, por metoda fitoi një popullaritet të gjerë dhe u bë e qartë, se edhe tek ne mund të realizohen operacione të ngjashme” – komentoi mjeku.

Doktori Stanimir Sirakov ka specializuar në klinika të ndryshme të Evropës. Më gjatë ka punuar me rëntgenologun intervencional profesor Peter Bosnjakoviç në Nish dhe me doajenin e rëntgenologjisë intervencionale nervore profesor Zhak More në Paris. Pranon, se në fushën e diagnostikimit radiologjik dhe të rëntgenologjisë intervencionale nervore, shkenca mjekësore tek ne akoma nuk është në nivelin e duhur. Është i bindur, se specialistët në këtë fushë duhet të specializojnë jashtë shtetit dhe shpjegon:

Për mua nuk kishte ndonjë alternativë tjetër, veç të specializoj jashtë shtetit. Para një muaji arritëm të krijojmë një qendër referente për sëmundje cerebrovaskulare në Spitalin “Shën Ivan Rillski”. Qëllimi im është që tani e tutje të zhvillojmë këtë qendër kështu që pacientët bullgarë t’i gëzojnë po këtij mjekimi dhe kujdeseve mjekësore siç jashtë shtetit.”

Megjithëqë ka dhjetëra propozime për punë jashtë shtetit, mjeku i ri është i vendosur të mbetet në Bullgari. Këtë qëndrim të vet ai e arsyeton ashtu:

Mendoj, se është më mirë, që njeriu të bëjë diçka të parealizuar aty ku ka lindur, se sa të shkojë diku ku do të bëhet vetëm pjesë e një strukture tashmë të zhvilluar. Në repartin tonë punojnë kryesisht mjekë të rinj dhe të motivuar, të cilët aplikojnë në punë metoda dhe teknologji të reja në dobi të pacientëve bullgarë.” 

Doktori Stanimir Sirakov lindi dhe rriti në qytetin Kërxhali, ku i ati i tij ishte anesteziolog. Edhe më sot është i bindur, se pa përkrahjen e tij, nuk do të arrinte sukseset e tanishme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD