Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është në pritje të përgjigjes së Beogradit për arrestimin e mjekëve bullgarë

pamje nga Bosilegradi
Foto: www.bulgarnation.com

Ambasadori i Sofjes në Beograd Radko Vllajkov deklaroi se Bullgaria është në pritje të një përgjigjeje të saktë nga Serbia për arrestimin e mjekëve bullgarë në Bosilegrad, kështu qe të jetë e qartë për palën bullgare nëse bëhet fjalë për iniciativë të pushtetit vendas, ose për një qëndrim ndaj tyre në nivel qendror. Ditën e premte tre mjekë bullgarë vizituan falas banorë të varfër të qytetit dhe u arrestuan nga policia për disa orë, sepse nuk kanë licencë për të kryer veprimtari mjekësore në vend. Vllajkov komentoi se ka pasur shkelje formale, por reaksioni i autoriteteve serbe është i tepruar. Sipas Ambasadorit, në nivel qendror ka një qëndrim të mirë të Serbisë ndaj problemeve të bullgarëve etnikë në këtë rajon të vendit, por nuk është e tillë situata në nivel vendas.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja dëshiron që marrëdhëniet bullgaro-vietnameze të arrijnë një nivel strategjik

Bullgaria dhe Vietnami do të punojnë për të thelluar më tej shkëmbimin ekonomik dhe investimet e ndërsjella, thanë presidenti Rumen Radev dhe ministri i industrisë dhe tregtisë së Vietnamit Nguyen Hong Zien. I ftuari është kryetari nga pala..

botuar më 24-05-14 8.36.PD

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov,..

botuar më 24-05-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD