Në kuadrin e 3 ditëve, një qendër tregtare në Sofje u kthye në një shtëpi të zanatit tradicional-punë me shtiza. Festivali “Gërsheta lara-lara” paraqiti përpara kryeqytetasve mjeshtër shumë të mirë bashkë me krijimet e tyre. Përveç se mundën të blejnë prodhime shumëngjyrëshe, vizituesit mundën të përfshihen në punishtet dhe të punojnë produktin e vet personal, kurse mjetet nga festivali janë për njerëzit pa shtëpi në Bullgari. Organizator i ngjarjes është fondacioni “Ekziston mënyra”, në bazë të idesë të së cilës që nga viti 2012 e këtej po zhvillohet iniciativa “Puno një ngrohtësi”. Ajo është u është drejtuar njerëzve pa shtëpi dhe gëzon rezultate të mira.
Akoma për ecurinë e fushatës mësojmë nga drejtoresha ekzekutive e fondacionit Biljana Vutova:
“Për 5 vjetët e kaluara kemi arritur deri tek afro 7000 veta. Atyre personalisht u kemi dhuruar kapele, shalle dhe dorashka, të cilat i kemi punuar. Njerëzit pa strehë janë një grup, i cili mbetet mënjanë nga dritat e projektorëve. Besojmë se, qëkurse “Puno një ngrohtësi” ekziston, ajo popullarizon problemet e këtyre njerëzve, të cilët kanë nevojë për ndihmë. Në edcionet e fundit “Puno një ngrohtësi” arriti jo vetëm deri tek njerëzit pa shtëpi, por deri tek ata të cilët kanë nevojë nga kjo ngrohtësi e punuar, për shembull të sëmurët, të cilët janë të shtrirë në shtrat, fëmijët, kështu që përpjesëtimi bëhet gjithnjë e më i madh. Fondacioni lindi pas tri edicioneve të fushatës “Puno një ngrohtësi”. Ajo na lejon që të vëmë përpara vetes sonë qëllime më serioze dhe një pjesë prej tyre tanimë po i realizojmë. Jo në vend të fundit, popullarizojmë punimin me dorë si një zanat tradicional bullgar dhe shpresoj se shumë të rinj do ti rikthehen kësaj tradite.”
Nuk ka një numër të saktë të njerëzve të pastrehë tek ne, por ata janë mes nesh, kurse fatin e tyre mund ta ndajë secili. Prandaj, nuk duhet të jemi indiferentë ndaj problemeve të tyre. Shkaqet që njeriu mund të gjendet në rrugë mund të jenë rezultat i një përplasjeje financiare, i problemeve familjare ose psikike. Edhe sikur të mos të mundim tu ndihmojmë, mundim ti dëgjojmë, tu japim këshillë ose ti drejtojmë drejt një specialisti. Por, le të kthehemi drejt festivalit, ku njëra prej tezgave lara-lara qe e përmbushur me kukulla-lojëra të punuara me shtiza lara-lara për fëmijët. Ato mbase janë të panjohura për fëmijët modernë, por në fakt janë ato me të cilat janë rritur gjyshet dhe gjyshërit e tyre. Çdo një prej tyre është tepër e veçantë, e krijuar nga duart e arta të punonjëseve nga i gjithë vendi. Përveç lepujve tradicionalë, qenve dhe njerëzve prej dëbore, qenë punuar dhe një sërë heronjsh modernë nga filmat e animuar. Këto janë lodra me mision, por cili është ai, mësojmë nga njëra nga mjeshtret, e cila ka ardhur nga qyteti Plovdiv - Magdalena Deleva:
“Vendosëm të bashkohemi dhe të qëndrojmë pas të gjithë atyre fëmijëve të cilët kanë nevojë prej një shërimi jashtë shtetit. Këta janë fëmijë me sëmundje mjaft të rënda, si dhe fëmijë me distrofi dhe paralizë cerebrale. Prej 3 vjetëve u ndihmojmë fushatave të shumta të ngjashme dhe jemi të lumtur, kur e shikojmë fëmijën se si kthehet i shëruar nga jashtë.”
Pas çdo një prej këtyre diagnozave fshihet fati i një familje. Shpesh Fondi për shërimin e fëmijëve refuzon të financoje shërimin e pacientëve të vegjël. Kurse dëshpërimi i shtyn prindërit e tyre për të kërkuar ndihmë nga të panjohurit. Ky është një nga shkaqet që fushatat e bamirësisë për shpëtimin e jetës të ndokujt të bëhen gjithnjë e më shumë dhe më të njohura.
Hareja dhe gëzimi i fëmijëve dhe falënderimi në sytë e një të moshuari, i cili ka marrë ndihmë, janë ato momente, të cilat na motivojnë të vazhdojmë, sepse jemi në rrugë të drejtë. Kjo është rruga ku mund të bëjmë edhe disa zemra njerëzore të lumtura. Pikërisht ky është nënteksti i fshehur i festivalit “Gërsheta lara-lara”- tu rikujtojë vizituesve se thellë në vetvete, ata akoma ruajnë humanitetin e vet dhe nganjëherë është e nevojshme shumë pak, që të mund të ndryshojnë fatin e një njeriu të veçantë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Joan Kolev
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e..